21 Mars 2026, 14:15
Nga I.A

IRAN- Organizata për Energji Bërthamore e Iranit tha më 21 mars se ndërtesa për pasurimin e uraniumit në Natanz, e njohur si i njohur si Kompleksi i Pasurimit "Martiri Ahmadi-Roshan", është sulmuar sërish nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Megjithatë, nuk është raportuar për rrjedhje të materialeve radioaktive.
Organizata dënoi sulmin dhe tha se është “në shkelje të ligjeve dhe obligimeve ndërkombëtare, përfshirë të Traktatit Ndërkombëtar për Mospërhapje të Armëve Bërthamore [NPT] dhe rregullore të tjera të lidhura me sigurinë bërthamore dhe sigurinë”.
“Janë kryer hetime teknike dhe ekspertizë lidhur me mundësinë e përhapjes së ndotjes radioaktive” dhe “nuk është raportuar asnjë rrjedhje e materialeve radioaktive në këtë kompleks dhe banorët në zonat përreth nuk përballen me rrezik”, u tha në deklaratë.
Lidhur me këtë raport ka reaguar Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (AIEA), duke thënë se Irani e njoftoi organizatën për sulmin në objektin për pasurim bërthamor Natanz.
Agjencia shkroi në X se nuk është raportuar për rritje të nivele të rrezatimit jashtë ndërtesës, duke shtuar se po heton këtë situatë.
Drejtori i përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi, ka përsëritur thirrjen e tij për “përmbajtje ushtarake për të parandaluar një aksident bërthamor”.
Më herët, Organizata Bërthamore e Iranit tha se objekti i pasurimit të uraniumit në Natanz, i njohur si Kompleksi i Pasurimit “Martiri Ahmadi-Roshan”, ishte sulmuar nga SHBA-ja dhe Izraeli.
Kjo është të paktën hera e dytë që objekti i Natanzit është shënjestruar gjatë luftës në vazhdim SHBA–Izrael me Iranin, e cila filloi më 28 shkurt.
Natanz u godit nga bombarduesit amerikanë B-2 më 1 korrik 2025 gjatë luftës 12-ditore të Izraelit me Iranin. Në atë kohë, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se objekti ishte “plotësisht dhe absolutisht” i shkatërruar./REL
martiri ahmadi-roshan lufta ne iran
Bota
21 Mars 2026, 11:56
I.A
Foto Ilustruese
GJERMANI- Qeveria federale gjermane po lehtëson rregullat për eksportin e disa pajisjeve të caktuara ushtarake për nj&e...
Bota
21 Mars 2026, 11:05
I.A
Zjarri
ÇEKI- Autoritetet çeke kanë nisur një hetim lidhur me zjarrin që shpërtheu në një depo të një ...
Bota
21 Mars 2026, 10:41
I.A
Presidenti amerikan, Donald Trump, po e shqyrton "uljen" e intensitetit të luftës në Lindjen e Mesme, pavarësisht raportimeve në rrit...
Bota
21 Mars 2026, 09:44
I.A
IRAN- Irani lëshoi dy raketa balistike me rreze të mesme (4000 km) ndaj bazës së amerikano-britanike në Diego Garcia në Oqeanin ...
Bota
21 Mars 2026, 09:24
I.A
Kina dhe Rusia janë partnere të ngushta të Iranit. Me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit që po hyjnë në javën e katërt...
Bota
21 Mars 2026, 09:16
I.A
Raketa
SHBA- SHBA-të dhe Izraeli janë përpjekur të çaktivizojnë një numër të madh të sistemeve të ...
Bota
21 Mars 2026, 09:07
I.A
Foto nga ngjarja
IZRAEL- Një bombë thërrmuese iraniane shkaktoi dëme të shumta materiale në një çerdhe të zb...
Bota
21 Mars 2026, 08:59
I.A
Foto Ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të lehtësojnë disa nga sanksionet ndaj naftës së Iranit. Departamenti...
Bota
21 Mars 2026, 08:52
I.A
SHBA- SHBA-ja e uli ndjeshëm ndihmën humanitare gjatë vitit 2025, ndërsa shumë vende të Bashkimit Evropian ndoqën t&eu...
Bota
21 Mars 2026, 08:25
I.A
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar ashpër NATO-n dhe aleatët lidhur me luftën në Iran dhe situatën n&...