Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal
17...
Bota
Irani kërcënon me vendosjen e tarifave për kompanitë e teknologjisë/ Si mund të ndikojë në komunikime, banka dhe ekonominë globale?
Gjigantët si Google, Microsoft, Meta dhe Amazon janë në shënjestër, megjithëse mbetet e paqartë se cilat kabllo kalojnë nëpër ujërat territoriale iraniane dhe si kompanitë mund të paguajnë Teheranin pa shkelur sanksionet amerikane.
17 Maj 2026, 15:21Nga E.d
Foto ilustruse
IRAN- Irani po shqyrton vendosjen e tarifave për kompanitë e teknologjisë dhe ofruesit e telekomunikacionit për përdorimin e kabllove nënujore që kalojnë nëpër Hormuz. Teherani po e sheh ngushticën e Hormuzit si një mjet pushteti, duke zgjeruar kërcënimin nga ndërprerja e flukseve të naftës në ndërprerjen e flukseve të të dhënave.
Gjigantët si Google, Microsoft, Meta dhe Amazon janë në shënjestër, megjithëse mbetet e paqartë se cilat kabllo kalojnë nëpër ujërat territoriale iraniane dhe si kompanitë mund të paguajnë Teheranin pa shkelur sanksionet amerikane.
Mediat shkruajnë se dëmtimi i kabllove nënujore, mund të shkaktojë ndërprerje të mëdha në ekonominë globale, duke ndikuar në bankat dhe komunikimet. Republika Islamike kërkon ta kthejë gjeografinë e Hormuzit në një mekanizëm të të ardhurave dhe fuqisë negociuese, duke shtuar kosto në funksionimin e ekonomisë globale./Dosja.al