Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Paralajmërimi i IRGC-së erdhi menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara e ndryshuan strategjinë ushtarake, duke i zgjeruar sulmet nga objektivat pranë Ngushticës së Hormuzit drejt disa lokacioneve në Iranin qendror dhe jugor të shtunën.
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmeve amerikane kundër Iranit, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) thanë se vendet fqinje të Gjirit duhet të jenë të përgatitura për t’u përballur me një përgjigje ushtarake "përkatëse dhe proporcionale".
Në deklaratë, IRGC u bëri thirrje "vendeve pritëse" që i strehojnë baza ushtarake amerikane t’i aktivizojnë njësitë e mbrojtjes civile dhe t’i zhvendosin civilët larg shënjestrave të mundshme ushtarakë, raportoi të shtunën agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve, Tasnim.
Paralajmërimi i IRGC-së erdhi menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara e ndryshuan strategjinë ushtarake, duke i zgjeruar sulmet nga objektivat pranë Ngushticës së Hormuzit drejt disa lokacioneve në Iranin qendror dhe jugor të shtunën.
Duke cituar IRGC-në, agjencia iraniane ISNA raportoi se ky paralajmërim i ri është përgjigjja e drejtpërdrejtë e Iranit "ndaj ndryshimit të strategjisë ushtarake amerikane" gjatë 24 orëve të fundit.
Duke iu referuar sulmeve të vazhdueshme amerikane, IRGC-ja e justifikoi paralajmërimin duke deklaruar se Irani po zbaton "mbrojtje të ndërsjellë", pas "dështimit të organizmave ndërkombëtarë për t'i ndalur këto veprime".
Të premten vonë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se sulmet e reja synojnë vazhdimin e dobësimit të kapaciteteve ushtarake të Iranit, me urdhër të komandantit të përgjithshëm, presidentit amerikan, Donald Trump.
Sipas CENTCOM-it, u goditën "qendra të mbikëqyrjes, infrastruktura e logjistikës ushtarake, depo nëntokësore armësh dhe kapacitete detare", duke përdorur avionë luftarakë, dronë, anije luftarake dhe mjete të tjera ushtarake.
Më herët, zyrtarët më të lartë ushtarakë iranianë kërcënuan me "operacione sulmuese në shkallë të plotë" nëse SHBA-ja do të vazhdonte sulmet edhe për dy ose tre ditë të tjera.
Duke cituar gjeneralmajorin Mohsen Rezaei, këshilltar i lartë ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, agjencia iraniane IRIB raportoi se "Irani nuk do të kufizohet më në përgjigje hakmarrëse të barasvlershme... dhe asnjë kufi politik nuk do të jetë i sigurt".
Ndërkohë, Teherani vazhdoi të lëshojë dronë dhe raketa drejt Bahrejnit, Irakut, Kuvajtit, Omanit dhe Katarit të shtunën, duke shkaktuar dëme në infrastrukturë.
Sipas Al Jazeera, niveli i kërcënimit të sigurisë u rrit në Katar pas shpërthimeve të forta që u dëgjuan në kryeqytetin Doha në orët e para të mëngjesit të shtunën. Duke cituar Ministrinë e Brendshme të Katarit, televizioni raportoi se një fëmijë u plagos nga copëza predhash që ranë gjatë sulmeve.
Katari strehon një bazë të madhe ushtarake amerikane dhe ka qenë shënjestër e sulmeve të rregullta iraniane me dronë dhe raketa që nga fillimi i konfliktit në fund të shkurtit.
Në Kuvajt, Ministria e Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Rinovueshme njoftoi të shtunën se një central për prodhimin e energjisë elektrike dhe desalinizimin e ujit u godit nga sulmet iraniane, duke shkaktuar një zjarr dhe dëmtuar një numër të madh njësish të prodhimit të energjisë.
Ndërsa armiqësitë vazhdojnë dhe ekziston rreziku i zgjerimit të mëtejshëm të luftës, po shtohen gjithnjë e më shumë thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm dhe rikthimin e dialogut.
Ministrat e Jashtëm të Kinës dhe Pakistanit, në një apel të përbashkët, bënë thirrje për rikthimin e armëpushimit të rënë dakord mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara muajin e kaluar./REL
Foto ilustruse IZRAEL- Ushtria izraelite njoftoi se goditi një bërthamë të Hezbollahu pranë Tempnit, në jug t&...
Pamje UKRAINA- Një sulm ukrainas me dron shkaktoi zjarre të gjera në një qendër logjistike të kompanisë Wildberries n&eu...
Foto ilustruse IRAN- Irani ka njoftuar pezullimin e të gjitha detyrimeve të tij sipas Memorandumit të Mirëkuptimit me Shtetet e Ba...
Pamje IRAN- Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), dënoi sulmet iraniane ndaj infra...
Gjyqtari Mohammad Reza Tavakoli. Dihet shumë pak për gjyqtarin Mohammad Reza Tavakoli, përveç prirjes së tij për të sh...
Benjamin Netanyahu SHBA- Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duhet të arrestohet nës...
Pamje RUSI- Tetë persona janë vrarë dhe 62 të tjerë janë plagosur pasi dronët ukrainas goditën dy depo që i p&...
Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump Ombudsmani i Izraelit - një institucion i pavarur që mbikëqyr punën e Qeverisë dhe instit...
Pamje NORVEGJI- Makthi i zjarrit në zonën rezidenciale të Krokstadelva në komunën Drammen, Norvegji, është ende duke vaz...
Foto KUVAJT- Kuvajti është vënë në shënjestër të sulmeve iraniane, të cilat kanë shkaktuar zjarre n&...