Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sateliti Mahda, që peshon rreth 32 kilogram dhe u zhvillua nga Agjencia e Hapësirës së Iranit, është dizajnuar të testojë nënsistemet e avancuara satelitore, tha agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA.
IRAN- Irani tha se ka lëshuar njëkohësisht tre satelitë në orbitë më 28 janar. Ky njoftim vjen pothuajse një javë pasi lansimi i një sateliti kërkimor nga Garda Revolucionare e Iranit nxiti kritika nga Perëndimi.
“Për herë të parë, tre satelitë me sukses janë dërguar në orbitë”, raportoi televizioni shtetëror iranian.
Satelitët u bartën nga bartësi i satelitëve Simorgh, dhe më pas u lëshuan në një orbitë minimale prej 450 kilometrash, shtoi televizioni shtetëror.
Sateliti Mahda, që peshon rreth 32 kilogram dhe u zhvillua nga Agjencia e Hapësirës së Iranit, është dizajnuar të testojë nënsistemet e avancuara satelitore, tha agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA. Dy satelitët e tjerë, Kayhan 2 dhe Hatef, peshojnë më pak se 10 kilogramë secili dhe synojnë të testojnë teknologjinë në hapësirë dhe komunikimin e brezit të ngushtë, tha IRNA. Javën e kaluar, Garda Revolucionare e Republikës Islamike dërgoi në hapësirë satelitin kërkimor, Soraya.
Britania, Franca dhe Gjermania dënuan këtë veprim, duke e cilësuar Iranin si “intervencionist”.
Qeveritë perëndimore, përfshirë atë të Shteteve të Bashkuara, vazhdimisht kanë paralajmëruar Iranin kundër lansimeve të tilla, duke thënë se teknologjia e njëjtë mund të përdoret për raketa balistike, përfshirë edhe ato që janë të dizajnuara për të bartur koka bërthamore. Irani është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk po kërkon të posedojë armë bërthamore dhe se lëshimet e satelitëve dhe raketave janë për qëllime civile apo të mbrojtjes.
Në të kaluarën, Republika Islamike ka dështuar në lëshimin e disa satelitëve. Për herë të parë, Irani dërgoi me sukses në orbitë satelitin ushtarak, Nour-1, në prill të vitit 2020, që u dënua ashpër nga SHBA-ja. Teherani është nën sanksione të ashpra amerikane që nga viti 2018 kur Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e cila i mundësonte Iranit lehtësim të sanksioneve në këmbim të frenimit të aktiviteteve të tij bërthamore, që synonin të parandalonin Teheranin që të zhvillonte koka bërthamore. Irani vazhdimisht ka mohuar se ka ambicie që të zhvillojë armë bërthamore, duke insistuar se këto aktivitete kanë qëllime krejtësisht paqësore.
Marrë nga REL
Foto ilustruese FINLANDË- Finlandezët po votojnë më 28 janar për të zgjedhur presidentin e ri. Rëndësia e këti...
antonio guterres SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara u ka bërë thirrje shteteve që të vazhdojnë f...
foto ilustruese BERLIN- Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka zbuluar një fushatë të madhe disinformuese ruse në...
Foto ilustruese SHBA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Los Angeles ku katër persona janë gjetur të...
hristijan mickoski SHKUP- Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk pret që sot të ketë tensione në Kuvend me votimin e qeveris...
talat xhaferi SHKUP- Talat Xhaferi, kryeministri në ardhje i Maqedonisë së Veriut, ka thënë se emërimi i tij në kë...
foto nga vendngjarja KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për rastin e aksidentin të ndodhur të enjten në Gjila...
maria zakharova RUSI- Moska ka kundërshtuar kategorikisht akuzat e Uashingtonit dhe aleatëve të saj për bashkëpunimin e paligjsh&e...
foto ilustruese UKRAINË- Shërbimi i sigurisë së Ukrainës thotë se ka zbuluar korrupsion në një tender për bler...
anija SHBA- Anija turistike më e madhe në botë ka nisur udhëtimin e saj të parë. "Ikona e deteve", e cila &eu...