LIVE UPDATES
Bota

Iran: Policia morale u shfuqizua nën hijen e protestave masive

Media shtetërore iraniane, IRNA, më 4 dhjetor citoi Mohammad Jafar Montazerin të ketë thënë se “policia e moralit nuk ka asgjë të bëjë me gjyqësorin”.

4 Dhjetor 2022, 11:10 Nga k.m.
Iran: Policia morale u shfuqizua nën hijen e protestave masive
Pamje nga protesta

IRAN- Irani ka shpërbërë policinë e tij të moralit, në mes të protestave që po vazhdojnë pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit, tha kryeprokurori iranian. Amini vdiq në shtator në Teheran, pasi ishte arrestuar nga policia e moralit, nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.

Media shtetërore iraniane, IRNA, më 4 dhjetor citoi Mohammad Jafar Montazerin të ketë thënë se “policia e moralit nuk ka asgjë të bëjë me gjyqësorin”. Montazeri iu përgjigj kështu pyetjes se “pse policia e moralit po mbyllej”. Pamje gjatë fjalimit të përfaqësueses së Teheranit, Khadijeh Karimi, në mbledhjen e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, në Gjenevë. Patrullat kundërthënëse të policisë së moralit nisën më 2006, nën udhëheqjen e presidentit të linjës së ashpër, Mahmud Ahmadinejad, me qëllim që të zbatoheshin rregullat e veshjes islame, veçanërisht të mbajtjes së hixhabit.

Ky ekip policisë, me uniforma të gjelbra, fillimisht kishin lëshuar paralajmërime, por më pas nisën të arrestonin gratë që pretendonin se kishin shkelur rregullat.

Montazeri deklaroi një ditë më parë se Parlamenti dhe gjyqësori po “punonin” lidhur me atë se nëse ligji, që u kërkon grave të mbajnë hixhabin në publik, duhet të ndryshohet. Ai shtoi se “rezultatet do të shihen për një ose dy javë”.

Më 3 dhjetor, Qeveria iraniane tha se më shumë se 200 persona janë vrarë në protestat që shpërthyen pas vdekjes së Aminit në shtator. Shtetet e Bashkuara dhe grupet për të drejtat e njeriut në Iran kanë thënë se protestat janë shndërruar në një prej sfidave më serioze për pushtetin iranian që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Në një intervistë të dhënë për televizionin shtetëror iranian më 4 dhjetor, zëvendësministri i Sigurisë, Majid Mirahmadi, tha se “shkaku kryesor” i protestave nuk kishte të bënte me ekonominë.

“Ky është një prej shkaqeve, por nuk është shkaku kryesor”, tha Mirahmadi. “Është protestë kundër padrejtësisë”.

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, tha më 3 dhjetor se themelet islamike të Iranit janë të përfshira në Kushtetutë.

“Por, ka metoda të zbatimit të Kushtetutës që mund të jenë fleksibile”, tha ai./REL

iran

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet