4 Dhjetor 2022, 10:58
Nga k.m.
Olaf Scholz
GJERMANI- Një vit plotësohet nga marrëveshja e qeverisë dhe betimi i Olaf Scholz si Kancelar i Gjermanisë, vit që fjalë për fjalë u kthye përmbys, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Deutsche Welle bën një bilanc të mandatit të kancelarit gjerman që pasoi Angela Merkelin, duke theksuar se është një vit i përmbysjes së praktikave dhe vlerave të vendosura të Gjermanisë së pasluftës.
Tani fillon një javë llogarie për qeverinë e koalicionit gjerman, me rastin e njëvjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes qeverisëse të socialdemokratëve, të gjelbërve dhe liberalëve më 7 dhjetor 2021 dhe betimit të kancelarit Olaf Scholz, të nesërmen, duke pasuar Angela Merkelin pas 16 vitesh. Një vit i parë i punës me ulje ngritje, me luftën ruse në Ukrainë që shpërtheu vetëm në muajin e dytë të qeverisë gjermane, duke përmbysur praktikat dhe vlerat e vendosura të Gjermanisë së pasluftës.
“Ky vit u la në hije nga lufta në Ukrainë. Ne shohim çdo ditë shkatërrimin. Po shikojmë sa njerëz bien viktima të sulmeve ruse. Dhe kjo është arsyeja pse ishte e drejtë të mbështesim Ukrainën, financiarisht, humanitarisht dhe ushtarakisht”, tha kancelari Olaf Scholz në video-mesazhin e sotëm në YouTube.
Megjithatë, ai vë theks të veçantë edhe në atë që qeveria gjermane arriti të arrijë në kushte të vështira në nivel social për të përballuar krizën energjetike dhe inflacionin. Po ashtu, mbështeti familjet me përfitime për fëmijët, duke rritur pagën minimale për orë deri te ndryshimet në pensione. Në total, këto janë masa ndihmash që arrijnë deri në 100 miliardë euro.
Kancelari gjermane nënvizoi gjithashtu momentin historik të arritur në forcimin e forcave të armatosura gjermane me Fondin e posaçëm për Bundeswehr-in në vlerën 100 miliardë euro.
"Në hijen e luftës në Ukrainë "ne bëmë gjithçka që ishte e nevojshme për të siguruar që ushtria gjermane të ishte e pajisur mirë,"- thotë Olaf Scholz.
Një “bazë e mirë” për të ardhmen karakterizon edhe paketa masive prej 200 miliardë eurosh për tavanin e brendshëm të çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit natyror, e cila natyrisht është kritikuar nga partnerët europianë si konkurrencë e pandershme që thyen solidaritetin europian.
Sa i përket fushës së tranzicionit energjetik, Olaf Scholz ishte natyrshëm i kursyer.
“Qëllimi mbetet që Gjermania të bëhet neutrale”, theksoi ai, duke u ndalur në ndërtimin e terminaleve të gazit të lëngshëm natyror.
olaf scholz
Bota
4 Dhjetor 2022, 08:24
A.B
Gra
TIRANË- Norvegjia ka kryesuar listën si vendi më i mirë për gratë për të jetuar, e ndjekur nga Finlanda, Island...
Bota
4 Dhjetor 2022, 08:06
a.l
Mikhail Fridman
RUSI- Miliarderi rus Mikhail Fridman u arrestua në Londër pasi dyshohej se ishte përfshirë në pastrim parash. Agje...
Bota
4 Dhjetor 2022, 08:07
A.B
Alina Kabaeva
RUSI- “Zonja e Vladimir Putinit”, Alina Kabaeva, bëri një dalje të rrallë publike ditën e djes...
Bota
4 Dhjetor 2022, 07:52
a.l
Viking Polaris i ankoruar në Ushuaia, në jug të Argjentinës dy ditë pasi u godit nga vala gjigande.
ARKTIK- Anija turistike '...
Bota
4 Dhjetor 2022, 07:24
a.l
Përmbytje në Sicili
ITALI- Moti i keq ka pushtuar Siçilinë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjat&eu...
Bota
4 Dhjetor 2022, 07:26
A.B
Dmitry Peskov, Putin
RUSI- Përgjigja e Moskës ndaj njoftimeve të BE-së dhe G7, lidhur me çmimin tavan të vendosur për ...
Bota
4 Dhjetor 2022, 07:15
a.l
Michael Lockwood
BRITANI- Shefi i mbikëqyrjes së policisë është detyruar të japë dorëheqjen pasi u bë objekt i...
Bota
4 Dhjetor 2022, 07:19
A.B
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka befasurar me deklaratën e tij, ku thotë se ‘më keni bo kryeminist...
Bota
4 Dhjetor 2022, 07:02
A.B
Foto ilustruese
Për afërsisht një dekadë, inflacioni i ulët dhe normat e interesit afër zeros u kthyen në një norma...
Bota
3 Dhjetor 2022, 23:31
Victoria Nuland
Presidenti rus Vladimir Putin nuk është i sinqertë lidhur me mundësinë për bisedimet e paqes me Ukrainë...