LIVE UPDATES
Bota

Investitorët e kriptomonedhave pritshmëri për rritje të madhe gjatë presidencës së Donald Trump

Ndërsa bënte fushatën për president, Donald Trump-i e krahasoi komunitetin e Bitcoin-it me fuqinë e çelikut amerikan 100 vite më parë.

29 Nëntor 2024, 18:24 Nga r.ll
Investitorët e kriptomonedhave pritshmëri për rritje të
foto ilustruese

SHBA- Investitorët në kriptomonedha kanë shpresa të mëdha për presidencën e ardhshme të Donald Trump-it, i cili u paraqit gjatë fushatës elektorale si mbështetës i monedhave dixhitale. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, njofton më gjerësisht për masat që mund të marrë administrata e ardhshme amerikane për ta forcuar këtë sektor të ri të tregut financiar.

Ndërsa bënte fushatën për president, Donald Trump-i e krahasoi komunitetin e Bitcoin-it me fuqinë e çelikut amerikan 100 vite më parë.

“Kjo është fryma që ndërtoi Amerikën dhe që do të na ndihmojë ta bëjmë Amerikën sërish madhështore”, tha zoti Trump.

Ai deklaroi se do t’i bëjë Shtetet e Bashkuara kryeqytetin e kriptomonedhave të planetit.

“Nëse kriptomonedhat do të përcaktojnë të ardhmen, atëherë dua që të përqëndrohen në Shtetet e Bashkuara”, tha zoti Trump.

Pas fitores së zotit Trump, vlera e monedhës Bitcoin arriti lartësi të reja. Investitorët tek monedhat dixhitale inkurajohen nga premtimet e zotit Trump për të lehtësuar mbikëqyrjen nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Këmbimit, ku analisti i tregut Garrick Hileman thotë se administrata e Presidentit Joe Biden përdori kontrolle më të forta për të mbajtur jashtë disa aktorë të këqij.

"Me siguri ka patur një efekt zmbrapsës për manipulatorët që duan të merren me kriptomonedhat. Pra, nëse tani prezantoni rregulla të lehtësuara, mund të shkaktohen më shumë mashtrime dhe krime, gjë që ka një efekt shumë negativ tek njerëzit që kërkojnë ta përvetësojnë këtë si një investim real", thotë zoti Hileman.

Ekipi pro monedhave dixhitale i Presidentit të zgjedhur Trump po shqyrton gjithashtu ndryshime të tjera politikash për ta mbështetur këtë sektor, thotë analistja e tregut Susannah Streeter, nga firma “Hargreaves Lansdown”.

"Politikat që ata kanë paraqitur përfshijnë krijimin e një rezerve strategjike të Bitcoin-it dhe kriptomonedhave të tjera. Deri më tani pasuritë që u janë sekuestruar kriminelëve, janë shitur. Por ideja pas kësaj do të ishte që jo vetëm të mbaheshin këto pasuri, por edhe të shtohen në vitet e ardhshme”, thotë ajo.

Zonja Streeter thotë se përqasja e Presidentit të zgjedhur Trump duket më shumë në përputhje me interesat e kriptomonedhave për ta mbajtur këtë industri përgjithësisht të decentralizuar.

Ekipi gjithashtu duket se nuk ka mbështetur sugjerimet për monedhën dixhitale të bankës qendrore, pra një dollar dixhital që në fakt mund të çojë në më shumë centralizim të monedhës, gjë që sigurisht nuk mbështetet nga sektori i kriptomonedhave”, thotë zonja Streeter.

Në këtë drejtim ka rol edhe Elon Musk-u. Kompania e tij e automjeteve elektrike Tesla zotëron një sasi të konsiderueshme të kriptomonedhës Bitcoin.

Zoti Musk iu bashkua fushatës zgjedhore të zotit Trump në muajin e fundit dhe pritet të drejtojë përpjekjet e qeverisë së ardhshme për të përmirësuar efikasitetin.

Nuk kam qenë aktiv politikisht më parë. Jam tashmë politikisht aktiv, sepse mendoj se e ardhmja e Amerikës dhe e ardhmja e qytetërimit është në rrezik”, tha zoti Musk.

Eksperti Hileman thotë se zoti Musk do të jetë themelor për krijimin e entuziazmit për kriptomonedhat.

"Ai është një mbështetës i madh i monedhës Dogecoin, që përputhet me filozofinë e tij se rezultati më argëtues, është rezultati më i mundshëm", thotë eksperti Hileman.

Monedhat dixhitale ende përballen me pengesa për t’u pranuar më gjerësisht. Të dhënat e Qendrës Kërkimore Pew muajin e kaluar treguan se gati dy të tretat e amerikanëve thonë se kanë pak, ose aspak besim se janë të besueshme dhe të sigurta mënyrat aktuale për të investuar, tregtuar, apo përdorur kriptomonedhat./VOA

donald trump kripttomonedhat

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet