LIVE UPDATES
Bota

Investitorët amerikanë diskutojnë për gazsjellësin Ndërlidhja Jugore në Sarajevë

Ndërlidhja Jugore është tubacion i gazit që do ta lidhë Bosnje e Hercegovinën me sistemin kroat të gazit dhe terminalin e gazit të lëngshëm natyror (LNG) në ishullin kroat, Krk.

12 Janar 2026, 20:52 Nga DOSJA

Investitorët amerikanë diskutojnë për gazsjellësin

SARAJEVË- Presidenti dhe zëvendëspresidenti i AAFS Infrastructure and Energy LLC, Joseph Flynn dhe Jesse Binnall, vizituan Sarajevën më 12 janar për të biseduar me udhëheqësit vendas për rolin e kapitalit dhe burimeve amerikane në zhvillimin dhe menaxhimin e gazsjellësit Ndërlidhja Jugore, njoftoi Ambasada amerikane.

Ndërlidhja Jugore është tubacion i gazit që do ta lidhë Bosnje e Hercegovinën me sistemin kroat të gazit dhe terminalin e gazit të lëngshëm natyror (LNG) në ishullin kroat, Krk.

Bosnja nuk prodhon gaz, prandaj furnizohet me gaz rus që vjen nëpërmjet Rrjedhës Turke përmes Serbisë, nëpërmjet tubacionit të vetëm të gazit nga Zvorniku në Sarajevë, i cili u ndërtua 40 vjet më parë.

“Ky është një projekt që duhet të mundësojë furnizimin me gaz natyror të lëngshëm amerikan dhe të besueshëm në Bosnje, gjë që do të forcojë sigurinë energjetike për të gjithë qytetarët”, tha Ambasada amerikane në një deklaratë në X.

Njoftimi i Ambasadës erdhi pasi i ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane, John Ginkel, bisedoi me udhëheqësit e kompanisë Flynn dhe Binnall.

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjës, Elmedin Konakoviq, më pas u takua me përfaqësuesit e AAFS dhe të Ginkel.

Në takim u diskutua avancimi i projekteve me rëndësi strategjike për sigurinë energjetike të Bosnjës, forcimin e lidhjes rajonale dhe zhvillimin ekonomik afatgjatë. U konfirmua angazhimi i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit, inkurajimin e investimeve dhe përshpejtimin e zbatimit të projekteve të infrastrukturës.

Rruga e Ndërlidhjes Jugore do të fillonte në Travnik, në pjesën qendrore të Bosnjës, do të kalonte nëpër Tomislavgrad dhe Posushje në juglindje të vendit, do të kalonte kufirin pranë Imotskit dhe do të lidhej me rrjetin kroat pranë Makarskës, duke vazhduar drejt Splitit.

Është planifikuar gjithashtu një degëzim drejt Mostarit.

Seksioni që kalon nëpër Bosnje do të jetë rreth 170 kilometra i gjatë dhe kostoja e ndërtimit e vlerësuar shkon midis 405 dhe 810 milionë eurove.

Projekti do të zbatohej sipas një modeli koncesioni – një investitor privat amerikan do të financonte, ndërtonte dhe operonte gazsjellësin për një periudhë të caktuar, pas së cilës ai do t’i kthehej Bosnjës.

Për të filluar punën, është e nevojshme që Federata e Bosnjës t’i japë një koncesion investitorit dhe të ndryshojë lex specialis që më parë e përcaktonte BH-Gas si pronar të projektit.

Gjithashtu, Bosnja dhe Kroacia duhet të nënshkruajnë një marrëveshje ndërkombëtare zbatimi.

Sipas planeve, dokumentacioni mund të përfundojë deri në vjeshtën e vitit 2026, pas së cilës mund të fillojë ndërtimi.

Si furnizohet Bosnja me gaz?

Bullgaria ka njoftuar se mund të ndalojë transportin e gazit rus në vitin 2028. Në një skenar të tillë, Bosnja, pa një rrugë alternative, mund të mbetet pa gaz për industrinë, dhe familjet në Sarajevë pa ngrohje.

Gjatë vitit 2024, Bosnja importoi rreth 225 milionë metra kub gaz, sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Bosnjës. Duke parë entitetet, Republika Sërpska konsumon rreth 30 milionë metra kub, dhe Federata e Bosnjës konsumon pjesën tjetër./REL

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës