Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Hallin ka thënë po ashtu se pret që Rusia të forcojë kapacitetet ushtarake në zonën e afërt me Suedinë, kur të jetë e mundshme, si përgjigje ndaj aplikimit të Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.
RUSI- Rusia përbën kërcënim të qartë ushtarak në zonën e afërt me Suedinë, mirëpo forcat e saj tani janë të angazhuara në luftën në Ukrainë, ka thënë të hënën Shërbimi suedez i Inteligjencës dhe Sigurisë ushtarake (MUST).
“Rendi i sigurisë në Evropë, siç e njohim ne, është ndalur së ekzistuari… prandaj edhe janë rritur rreziqet për sigurinë suedeze”, ka thënë Lena Hallin, udhëheqëse e këtij Shërbimi, në një konferencë për media.
Hallin ka thënë po ashtu se pret që Rusia të forcojë kapacitetet ushtarake në zonën e afërt me Suedinë, kur të jetë e mundshme, si përgjigje ndaj aplikimit të Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO. Ajo ka thënë se Shërbimi suedez i Inteligjencës dhe Sigurisë ushtarake ka vlerësuar se Rusia dëshiron të shmangë përshkallëzimin e tensioneve që do të mund të rezultonte në konflikt me NATO-n.
“Megjithatë, ekzistojnë shumë paqartësi, sidomos ato që lidhen me gatishmërinë e udhëheqësisë ruse për t’u përfshirë në rreziqe të mëdha”, ka thënë ajo, duke shtuar se tensionet e larta mund të rrisin rreziqet për aksidente, dhe se gjykimet e gabuara mund të çojnë në konflikt.
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Rexhep Taip Erdogan TURQI- Presidenti Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Turqia do të ndërtojë pothuajse 200,000 shtëpi të reja n&eum...
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të dielën se Shtetet e Bashkuara do të zotohen për 100 milionë...
Japonia JAPONI- Japonia do t’i ofrojë Ukrainës mbështetje të re financiare me vlerë 5.5 miliardë dollarë, b&e...
Foto ilustruese MOSKË- Rusia përbën kërcënim të qartë ushtarak në zonën e afërt me Suedinë, mirë...
Foto ilustruese Përdoruesit e platformave të kompanisë Meta së shpejti do të mund të ndjekin hapat e shfrytëzuesve t&eum...
termet TURQI- Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë. Raportohet se lëkundja me magnitudë 6.4 ka rënë...
Joe Biden SHBA- Vizita e papritur e presidentit amerikan Joe Biden ditën e sotme në vendin e prekur nga lufta e agresioni rus, Ki...
Aleksei Navalny RUSI- Politikani i burgosur i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ka thënë se humbja ushtarake e Moskës në Ukrainë...
Antony Blinken mbërrin në Athinë GREQI- Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, mbërriti në Athinë pasdit, p...
Josep Borrell UKRAINË- Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra që të furnizojë me municione të mjaftueshme Ukrain&e...