LIVE UPDATES
Bota

Inteligjenca amerikane insiston: Balona e rrëzuar ishte e ushtrisë kineze

Të hënën, SHBA-ja informoi 40 shtete aleate lidhur me spiunazhin e supozuar, konfirmoi një zyrtar i administratës amerikane për CBS News.

8 Shkurt 2023, 09:05 Nga k.m.
Inteligjenca amerikane insiston: Balona e rrëzuar ishte e ushtrisë
Foto ilustruese

Burimet e inteligjencës amerikane kanë insistuar se balona që rrëzuan të shtunën ishte përdorur nga ushtria kineze për spiunim. Zyrtarë të paidentifikuar i thanë Washington Post se besojnë se balona të tillë janë përdorur për të mbledhur informacione të inteligjencës dhe strategjike në territoret e rëndësishme.

Aty përfshihen Japonia, India, Tajvani dhe Filipinet. Zyrtarët kinezë veçse kanë mohuar se përdorin balona të tillë për vëzhgim. Një zyrtar i tha Washington Post se komuniteti amerikan i inteligjencës beson se disa prej balonave ishin nisur nga Hainan, një ishull kinez ku gjendet një bazë ushtarake detare. Duke cituar një zyrtar të lartë, të paidentifikuar, të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, CBS News ka konfirmuar se komuniteti i inteligjencës në SHBA beson se baloni ishte pjesë e “programit të vëzhgimit që udhëhiqet nga Ushtria për Çlirimin e Popullit në Hainan”.

Të hënën, SHBA-ja informoi 40 shtete aleate lidhur me spiunazhin e supozuar, konfirmoi një zyrtar i administratës amerikane për CBS News.

Gjatë këtyre takimeve, nënsekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman, po ashtu zbuloi se një balon kishte fluturuar rreth planetit më 2019, duke udhëtuar mbi Havaji dhe Florida. Sipas zyrtarit të administratës së Bidenit, një grup i liderëve të Kongresit amerikan, që mbikëqyr çështjet e inteligjencës kombëtare, do të informohet për këto zhvillime më 8 shkurt dhe Kongresi një ditë më pas.

Javën e kaluar, Pentagoni tha se një balonë e dytë kineze ishte hasur mbi Kosta Rika dhe Venezuelë.

Zbulimi i balonave, që dyshohet se përdoren për spiunazh, shkaktoi tensione diplomatike midis SHBA-së dhe Kinës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shtyu vizitën e planifikuar për Pekin, që ishte paraparë të ndodhte disa ditë pasi u zbulua balona e parë. Ky do të ishte udhëtimi i parë i një kryediplomati amerikan në Kinë për shumë vjet.

“Kjo është e papranueshme dhe njëherësh është veprim i pandërgjegjshëm. Është edhe më e pandërgjegjshme pasi ndodhi në prag të vizitës së planifikuar shumë kohë më parë,”-tha ai.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes më herët kishin thënë se të paktën tri balona të spiunazhit kinez kishin fluturuar mbi shtet gjatë kohës kur Donald Trump ishte president i SHBA-së. Sipas zyrtarëve amerikanë, balona u rrëzua mbi Alaskë dhe Kanada, pasi ishte pikasur duke fluturuar mbi Montana, që është shtëpi e një numri të ndërtesave të ndjeshme bërthamore.

Në fillim të javës, marina amerikane ka publikuar edhe fotografi të balonës së rrëzuar. Besohet se ajo ishte pothuajse 60 metra e gjatë dhe zyrtarët thanë se mbetjet e saj, pasi u rrëzua, u shpërndan në një perimetër prej 11 kilometrash në Oqeanin Atlantik./REL

balona kineze

Sondazh

Poll
Bota 8 Shkurt 2023, 08:32 A.B

Cilat vende “spiunon” Kina me balona?

Balona Mbi cilat vende u shfaqën balonat kineze? Incidenti në SHBA me balonën kineze nuk është një rast i izoluar. Balonat k...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës