LIVE UPDATES
Bota

Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike: Operacionet sabotuese të Rusisë në Evropë janë katërfishuar që nga viti 2023

Shkalla e të ashtuquajturave sulme hibride, për të cilat fajësohet Rusia, përfshin zjarrvënie, incidente ku anije kanë dëmtuar kabllot nënujore të komunikimit, ndërprerje të sinjaleve të navigimit satelitor GPS dhe sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kompjuterike.

20 Gusht 2025, 14:45 Nga N.F
Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike: Operacionet
Foto

RUSI- Rusia i ka rritur ndjeshëm operacionet sabotuese në të gjithë Evropën, sipas një raporti të ri. Numri i sulmeve ndaj infrastrukturës kritike është katërfishuar që nga viti 2023. Gjetjet, të publikuara nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike, përputhen me një numër në rritje raportimesh nga media, aktakuzash dhe paralajmërimesh të shërbimeve të inteligjencës, të cilat pretendojnë se Moska i ka bërë operacionet e fshehta të sabotimit dhe mbikëqyrjes prioritet kryesor, me qëllim për t’i destabilizuar qeveritë evropiane.

“Derisa Rusia ka dështuar deri tani ta arrijë qëllimin e saj kryesor, kryeqytetet evropiane janë përballur me vështirësi për t’iu përgjigjur operacioneve sabotuese ruse dhe e kanë pasur të vështirë të gjejnë gjuhë të përbashkët për një përgjigje të unifikuar, t’i koordinojnë veprimet, të zhvillojnë masa efektive penguese dhe të vendosin kosto të mjaftueshme ndaj Kremlinit”, thuhet në raportin e institut me bazë në Londër.

Shkalla e të ashtuquajturave sulme hibride, për të cilat fajësohet Rusia, përfshin zjarrvënie, incidente ku anije kanë dëmtuar kabllot nënujore të komunikimit, ndërprerje të sinjaleve të navigimit satelitor GPS dhe sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kompjuterike.

Shumica e sabotimeve, sipas raportit të publikuar më 19 gusht, ndodhën në Ukrainë ose lidhen me përpjekjet evropiane për ta mbështetur ose furnizuar Ukrainën me pajisje ushtarake dhe civile. Rritja e incidenteve përkoi me pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, që Kremlini e nisi në shkurt 2022, dhe u rrit ndjeshëm gjatë viteve 2023 dhe 2024, duke u katërfishuar gjatë kësaj periudhe.

Raporti gjeti gjithashtu një ngadalësim të sulmeve në gjysmën e parë të vitit 2025, megjithëse nuk është e qartë se për çfarë arsye. Qeveritë evropiane dhe ato perëndimore kanë dëbuar dhjetëra oficerë rusë të inteligjencës, shumë prej të cilëve punonin të maskuar si diplomat, qysh para se të niste pushtimi i Ukrainës.

Kjo i ka detyruar agjencitë ruse të përdorin operacione me ndërmjetës apo mercenarë, duke rekrutuar njerëz – disa prej të cilëve nuk ishin të vetëdijshëm – për të kryer sabotime apo operacione të tjera.

Muajin e kaluar, një gjykatë britanike i dënoi tre burra për zjarrvënie në një magazinë në Londër ku po ruheshin pajisje të destinuara për Ukrainën. Prokurorët thanë se ky komplot ishte orkestruar nga operativë të lidhur me kompaninë mercenare ruse, Wagner.

Në një incident të ndërlidhur, tre ukrainas janë akuzuar për tentativë për zjarrvënie në prona të lidhura me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

“Rusia ka shfrytëzuar boshllëqet në sistemet ligjore përmes qasjes së saj të tipit ‘gig economy’, duke ia mundësuar shmangien e përgjegjësisë dhe identifikimit. Që nga viti 2022 dhe dëbimi i qindra oficerëve të saj të inteligjencës nga kryeqytetet evropiane, Rusia ka qenë jashtëzakonisht efektive në rekrutimin online të shtetasve të vendeve të treta për të anashkaluar masat kundër-inteligjencës evropiane”, thuhet në raport.

Zyrtarët rusë nuk reaguar ende ndaj këtij raporti. Raporti gjithashtu theksoi se qeveritë evropiane kanë investuar pak në mirëmbajtjen e sistemeve të sigurisë për infrastrukturën kritike, edhe pse janë rritur druajtjet se kjo fushatë e fshehtë mund të jetë pjesë e një përpjekjeje afatgjatë të Rusisë.

“Disa shtete anëtare të NATO-s e kanë vlerësuar luftën jokonvencionale të Rusisë si pjesë të përgatitjeve të saj afatgjata për një përballje të mundshme ushtarake me NATO-n”, thuhet tutje në raport./ REL

instituti ndërkombëtar për studime strategjike

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës