LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj

Moska këmbëngul, po ashtu, se statusi i këtij gadishulli është çështje e mbyllur dhe kërkon njohjen e aneksimit të tij, ndonëse referendumi i mbajtur në vitin 2014 është cilësuar nga komuniteti ndërkombëtar si i rremë dhe i pavlefshëm

20 Gusht 2025, 09:59 Nga N.F
Analiza: Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj
Foto

RUSI- Udhëheqësi i ndjerë i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ka thënë dikur se gadishulli ukrainas i Krimesë, i cili është nën kontrollin rus që nga viti 2014, nuk është “një sanduiç me proshutë” për t’u shpërndarë.

Fati i tij - në kohën kur po zhvillohet një diplomaci intensive për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës - është sërish i pasigurt. Presidenti amerikan, Donald Trump, pas takimit që ka zhvilluar me presidentin rus, Vladimir Putin, më 15 gusht në Alaskë, ka thënë se për Ukrainën “nuk ka rikthim” të Krimesë.

Moska këmbëngul, po ashtu, se statusi i këtij gadishulli është çështje e mbyllur dhe kërkon njohjen e aneksimit të tij, ndonëse referendumi i mbajtur në vitin 2014 është cilësuar nga komuniteti ndërkombëtar si i rremë dhe i pavlefshëm.

Historikisht, kontrolli mbi këtë gadishull ka ndryshuar disa herë gjatë dy shekujve të fundit. Perandoria Ruse e ka aneksuar zyrtarisht Hanatin e Krimesë në vitin 1783, gjatë sundimit të Katerinës së Madhe.

Kur Perandoria Ruse është shembur në vitin 1917, është shpallur Republika e Popullit të Krimesë, por ajo është rrëzuar shpejt nga forcat e Flotës së Detit të Zi të Rusisë, të kontrolluara kryesisht nga bolshevikët.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, Luftës Civile Ruse dhe Luftës për Pavarësinë e Ukrainës, Krimeja ka ndryshuar kontroll disa herë: e kanë kapur forcat aleate nga Franca dhe Greqia dhe ushtria e kuqe dhe e bardhë ruse, derisa është pushtuar nga bolshevikët në nëntor të vitit 1920. Pas pushtimit gjerman, Krimeja ka mbetur pjesë e Rusisë brenda Bashkimit Sovjetik deri në vitin 1954, kur Nikita Khrushchev e ka transferuar atë te Republika Socialiste Sovjetike e Ukrainës.

Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe referendumet

E banuar kryesisht nga rusët etnikë, Krimeja ka mbetur pjesë e Ukrainës kur ajo ka fituar pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, pas shpërbërjes në vitin 1991.

Në referendumin për pavarësinë e Ukrainës në dhjetor të vitit 1991, pak më shumë se gjysma e banorëve të Krimesë kanë votuar për pavarësinë e Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik: 54% në të gjithë rajonin dhe 57% në qytetin e administruar veçmas të Sevastopolit. Në vitin 1994, shumica e banorëve të Krimesë kanë votuar për t’i dhënë gadishullit më shumë autonomi brenda Ukrainës dhe për t’i lejuar banorët të kishin dy shtetësi: ruse dhe ukrainase.

Por, këto masa nuk janë zbatuar, pasi Dhoma e Lartë e Parlamentit të Ukrainës ka shfuqizuar Kushtetutën e Krimesë dhe pozicionin e presidentit të Krimesë, duke hartuar një kushtetutë të re në vitin 1999. Si pjesë e Ukrainës, Krimeja ka vazhduar të jetë bazë e Flotës Ruse të Detit të Zi, me seli në Sevastopol, dhe Rusia i ka shfrytëzuar me qira objektet e saj.

Sipas marrëveshjes së qirasë, Rusia është zotuar se “do të respektojë sovranitetin e Ukrainës, do të zbatojë ligjet e saj dhe nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të Ukrainës”. Pavarësisht kësaj, trupat e flotës kanë luajtur një rol kyç në marrjen nën kontroll të gadishullit të Krimesë në shkurt të vitit 2014.

Pas kësaj, Rusia ka organizuar një referendum, të cilin Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka cilësuar si të paligjshëm. Rusia ka shpallur aneksimin formal të gadishullit në mars të vitit 2014, duke shkaktuar kështu dënime dhe sanksione ndërkombëtare.

Që nga aneksimi, Rusia ka këmbëngulur se statusi i Krimesë nuk është në diskutim. Së voni është raportuar se Putin i ka thënë Trumpit se marrëveshja e paqes për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës, do të varej, mes tjerash, edhe nga njohja e këtij aneksimi.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar se Ukraina nuk do ta njohë ligjërisht kontrollin rus mbi gadishullin dhe se Kushtetuta e vendit e lejon dhënien e territorit vetëm përmes një referendumi kombëtar.

Trump ka thënë më herët se “askush nuk i kërkon Zelenskyt ta njohë Krimenë si territor rus”. Shtetet e Bashkuara, nga ana tjetër, mund të bëhen vendi i parë perëndimor - dhe me gjasë i vetmi në të ardhmen e afërt - që do ta njohin, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Disa burime kanë thënë se administrata aktuale e Trumpit mund të jetë e hapur për këtë hap, ndërsa vetë Trump ka thënë gjatë mandatit të tij të parë - para pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia - se nuk do ta përjashtonte këtë opsion./ REL

krime rusia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet