Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë bëri të ditur të hënën se brenda tetë vjetëve janë themeluar 74 institucione të reja në Maqedoninë e Veriut, përfshirë tetë vetëm në vitin 2023.
Me gjithë zotimet për tkurrjen e sektorit publik, Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka vazhduar krijimin e institucioneve të reja publike.
Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë bëri të ditur të hënën se brenda tetë vjetëve janë themeluar 74 institucione të reja në Maqedoninë e Veriut, përfshirë tetë vetëm në vitin 2023.
“Dhjetë ditë Republika e Krushevës”, “Galeria e Artit në Gostivar”, “Manifestimi Kongresi i Smilevës” dhe “Qendra për Kulturë e Bashkësisë Turke”, janë në mesin e tetë institucioneve të reja që janë themeluar këtë vit, të cilat do të financohen nga buxheti i shtetit.
“Në Maqedoninë e Veriut kemi institucione që nuk i dinë madje as kompetencat e tyre” tha ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu.
Zvogëlimi i numrit të shërbyesve civilë është, po ashtu, edhe kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian, në mesin e kërkesave detyruese që Maqedonia e Veriut duhet t’i plotësojë për anëtarësim në familjen evropiane.
Në një raport të Komisionit Evropian të publikuar në korrik të këtij viti, thuhet se “reformat në administratë pengohen nga ana e një pjesë të caktuar të zyrtarëve.”
Juliana Karai, nga Instituti për Politika Evropiane, tha për Radion Evropa e Lirë se, për shkak "të mungesës së organizimit racional të organeve qeveritare dhe mungesa e linjave të qarta të llogaridhënies" sesi shpenzohen paratë e buxhetit, nuk mund të pritet që reformat në administratë të bëhen në përputhje me kërkesat e BE-së.
“Sipas të gjitha gjasave, drejtuesit e institucioneve nuk mund të dakordohen, ka një lloj rezistence nga ana e drejtuesve të këtyre institucioneve, pasi procesi filloi para dy vjetëve gjatë pandemisë, madje dhe ne si sektor civil u përfshimë në këtë proces. Por, duket se ka ngecje i gjithë procesi. Madje neve as që na informojnë se deri ku ka arritur ky proces” tha Karai.
Njohësit e çështjeve politike theksojnë se reformat në administratë janë peng i druajtjeve të udhëheqësve politik se ata mund të humbin votues nëse e tkurrin administratën.
“Këtu kemi të bëjmë me interesa individuale dhe grupore. S`do mend se fitorja apo humbja e partive politike reflektohet tek elektorati i tyre përmes sigurimit apo humbjes së vendeve të punës në institucionet e shtetit”, tha Albert Musliu nga Instituti për Zhvillimin e Demokracisë.
Ai nënvizoi se “çdo vend pune konvertohet në vota plus ose minus”, duke shtuar se kjo bën që të ketë ngurrim në zvogëlimin e numrit të shërbyesve civilë, pavarësisht se “çdo reduktim i institucioneve është për të mirën e përgjithshme”.
Reforma e administratës publike u përfshi edhe në të ashtuquajturin “plan reformash emergjente 3-6-9” të vitit 2017 dhe planin “18”, i cili u publikua një vit më vonë. Qeveria nuk ka dhënë hollësi si dhe deri ku ka arritur realizimi i kiji procesi në praktikë.
MArrë nga REL
Foto ilustruese UKRAINË- Ukraina ka dorëzuar padi në Organizatën Botërore të Tregtisë kundër Sllovakisë, Polon...
Vladimir Putin RUSI-Presidenti rus, Vladimir Putin theksoi të hënën se ekonomia e Rusisë i ka rezistuar presionit të jashtëm ...
Bujar Osmani SHBA- Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili po ashtu është kryesues i radhës i OSBE-s&...
foto ilustruese EGJIPT- Nëntë ushtarë u vranë ose u plagosën në një aksident trafiku në periferi të Kajro...
Hunter Biden SHBA- Hunter Biden paraqiti të hënën një padi gjyqësore ndaj agjencisë së taksave IRS, raportojnë...
foto ilustruese UKRAINË- Forcat ukrainase depërtuan në vijën e mbrojtjes ruse pranë Bakhmut, pohoi komandanti i forcave tok&e...
Richard Grenell KOSOVË- Ish-emisari i Presidentit Trump në bisedimet Kosovë -Serbi ka deklaruar në një intervistë pë...
Forumi TIRANË- Në Shqipëri, vëzhgues vendas dhe diplomatë perëndimorë vlerësojnë se kërcënimet, trys...
Autobusi PERU- Të paktën 24 persona u vranë gjatë natës në Peru kur autobusi me të cilin po udhët...
Mirosllav Lajçak dhe Albin Kurti KOSOVË- Zemërimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ndërmjetësuesit evropian...