Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Për të krijuar një ide për të ardhmen, shikoni ish-zemrën industriale të Gjermanisë, e quajtur Ruhrgebiet, ose thjesht Ruhr. Fabrika e saj më e madhe e çelikut dhe fabrikat e municioneve, që dikur ishin minierat më të mëdha të qymyrit në Europë, që furnizuan armë gjatë dy Luftërave Botërore, tashmë, janë tkurrur dhe kanë humbur fuqinë punëtore.
GJERMANI- Gjermania po dobësohet. Vitin e kaluar, ekonomia e saj u tkurr me 0.3%. Ky ishte rezultati më i keq ekonomik në grupin G7 të vendeve të pasura. Deutsche Bank, më e madhja në vend, llogarit se prodhimi industrial është ulur me 9% që nga viti 2018 dhe se do të bjerë me 2.5% shtesë këtë vit. Nëpër sallat e këshillit po diskutohet mbi rreziqet e deindustrializimit, pasi kostot e larta të brendshme, veçanërisht të energjisë, po i shtyjnë firmat të largohen nga vendi, shkruan The Economist.
Për të krijuar një ide për të ardhmen, shikoni ish-zemrën industriale të Gjermanisë, e quajtur Ruhrgebiet, ose thjesht Ruhr. Fabrika e saj më e madhe e çelikut dhe fabrikat e municioneve, që dikur ishin minierat më të mëdha të qymyrit në Europë, që furnizuan armë gjatë dy Luftërave Botërore, tashmë, janë tkurrur dhe kanë humbur fuqinë punëtore.
Në vitet 1960, dy të tretat e punëtorëve të këtij qarku, punonin në këto fabrika. Tani punojnë nën një në pesë. Në hartat që tregojnë grumbullimin e fabrikave në Europë, ky rajon nuk duket se ka shumë perspektivë në krahasim me vende të tjera në lulëzim, si Rumania Perëndimore dhe Polonia Jugore.
Megjithatë, po të vështrojmë më nga afër, ky vizion për të ardhmen e Gjermanisë nuk duket edhe aq i zbehtë. Qytetet amerikane në rajonin Rust Belt të njohur për prodhimin e çelikut, si Pittsburgh, u tkurrën deri në përgjysmim pas viteve 1960; ndërsa popullsia e Ruhrit ra me pothuajse 10%.
Fuqia punëtore në fakt është rritur. Rajoni ka 5.1 milionë njerëz në një grup prej rreth 50 qytetesh. Ruhri, prej kohësh, ka pastruar ajrin dhe lumenjtë, ka rregulluar zonat e shpyllëzuara dhe i ka kthyer fabrikat e mëdha në qendra të reja. Investimet e mëdha në arsimin e lartë (rajoni mirëpret 260,000 studentë universitarë) e kanë bërë atë një qendër për kërkim dhe zhvillim.
Vendndodhja kyçe dhe infrastruktura e dendur e transportit kanë joshur firmat e logjistikës, që tani janë punëdhënësit kryesorë privatë në rajon. Me pak fjalë, Ruhri është një vend shumë më i mirë për të jetuar se sa në kohën e centraleve të vjetra.
Natyrisht, ka edhe përjashtime. Gjysma jugore e rajonit, me qytetet e mëdha si Dortmund, Duisburg dhe Essen, ka përparuar, ndërsa veriu më i varur nga qymyri, ka ngecur në vend. “Ka një ndarje të madhe”, thotë Thomas Bauer nga Rwi-Essen, institut kërkimor ekonomik.
“Gjithçka në veri është ende problematike”. Për shembull, qyteti mesatar Gelsenkirchen ka vuajtur nga papunësia kronike që nga mbyllja e minierave të fundit në vitin 2018. Shkalla e papunësisë në vitin 2023 ishte 14.6%, gati tri herë më shumë se pjesa tjetër e Gjermanisë.
Sidoqoftë, në përgjithësi, Ruhri është rimëkëmbur fuqishëm. Në qytetin e tij më të madh, Dortmund, shkalla e papunësisë arriti në 20% në vitin 2005 pas mbylljes së fabrikës së çelikut Hoesch, që dikur punësonte një në pesë punëtorë në qytet.
Më shumë njerëz tani punojnë në vendet e braktisura të fabrikës sesa përpara mbylljes. Një mulli për çeliqe zë vetëm një cep të një zone të madhe periferike, e cila vetë duket e vogël në krahasim me një park gjigant logjistik aty pranë, që lidhet me hekurudha, kanale dhe rrugë. Një zonë tjetër është bërë një pikë popullore për zyrat e korporatave, ku një sallë turbinash e braktisur është shndërruar në një vend për spektakle me drita. Një liqen i madh artificial, që dikur ishte një gropë llumi, tani është i rrethuar me apartamente dhe zyra të bukura.
Arturo de la Vega, nga departamenti i planifikimit të qytetit, është shumë entuziast. “Plani ynë është rritja”, thotë ai me gjallëri. Ndërsa popullsia parashikohet të arrijë në 625,000 veta në vitin 2035 (nga 601,000 tani), Dortmundi po ndërton shkolla të reja dhe një muze për fëmijë. Pasi nxori mësim nga rënia e kompanisë Hoesch, rajoni nuk është përqendruar më në tërheqjen e kompanive me emra të mëdhenj, por në diversifikimin e ekonomisë dhe ushqyerjen e risisë.
“Shumica e kompanive këtu janë më pak se 20 vjeç dhe shumica e emrave nuk janë të njohur”, thotë zoti De la Vega. Kjo strategji ka dhënë rezultat. Jo vetëm që ekonomia lokale i ka përballuar goditjet e fundit, por edhe arkat e qytetit janë plot.
Projekti më i fundit është një kampus i ri për të ringjallur një lagje buzë kanalit. Financimi është me rëndësi thelbësore, sepse mirëmbajtja e Ruhrit ka kërkuar shumë para publike për një periudhë të gjatë kohore. Ndoshta më shumë se sa duhet, mendon Christoph Schmidt, presidenti i institutit Rwi-Essen.
Një formë e “shkatërrimit krijues” mund ta ketë bërë Ruhrin të përshtatet më shpejt, mendon ai. Disa ndërhyrje kanë dështuar. Perspektivat e Gelsenkirchen-it si një qendër për energjinë diellore, dështuan kur subvencionet shteruan dhe vërshuan panelet më të lira kineze.
Një nismë e re e parashikon Ruhrin si një terren prove për planet ambicioze të Gjermanisë për të zëvendësuar hidrokarburet me hidrogjen të pastër. Një nga optimistët është Christoph Noeres nga kompania Thyssenkrupp Nucera, e ngjashme me gjigantin e çelikut me seli në Duisburg, dhe e cila modelon elektrolizatorë për të prodhuar hidrogjen.
Siç është tipike për Ruhrin e sotëm, kompania e tij nuk prodhon më gjëra; 500 punëtorët në selinë në Dortmund modelojnë dhe tregtojnë procese të ndërlikuara që mbështeten në zinxhirë furnizimi po aq të ndërlikuar. “Sigurisht që disa operacione mund të zhvendosen jashtë Gjermanisë”, thotë ai.
“Por këtu jemi mësuar me zhvendosjet dhe risitë. Është në ADN-në tonë”.
Marrë nga Monitor
Foto ilustruese BRUKSEL-Bashkimi Evropian është i tronditur dhe i tmerruar nga raportet e një sulmi terrorist në Bashkinë Crocus ...
Foto ilustruese RUSI-Një prej agresorëve që hapën zjarr me automatikë ndaj qindra civilëve në një sallë konce...
fotot ilustruese NIGERI- Nigeria tha të premten se do t'i detyrojë kompanitë të zbulojnë praktikat e tyre miqësore me mjedisi...
Vuçiç SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë të premten vonë se Serbia “nuk është...
Yulia Navalnaya MOSKË- Yulia Navalnaya, e veja e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny ka reaguar ne lidhje me sulmin terrorist të r...
Dmitry Medvedev RUSI- Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev ka reaguar pas sulmeve nga persona të ...
foto nga vendngjarja MOSKË- Ukraina nuk kishte lidhje me një sulm me armë në një sallë koncertesh jashtë Moskës t&e...
foto nga vendngjarja MOSKË- Pas sulmit masiv me të vrarë në Moskë, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç do të th&e...
Foto ilustruese RUSI-Agjencia më e lartë hetimore e Rusisë po heton incidentin e sallës së koncerteve në Moskë si nj&eu...
Kate Middleton dhe Mbreti Charles III ANGLI- Buckingham Palace ka lëshuar një deklaratë pas njoftimit të Kate Middleton se ajo vuan nga...