LIVE UPDATES
Bota

Incidentet në Baltik nxjerrin në pah flotën në hije të Rusisë

Në incidentin e fundit, një kabllo nënujore mes Letonisë dhe Suedisë u dëmtua më 26 janar, mes dyshimeve se incidenti ishte akt sabotues, duke nxitur frikën për ndërhyrje ruse dhe duke nxjerr në pah të ashtuquajturën flotë në hije të Moskës.

29 Janar 2025, 07:31 Nga N.F
Incidentet në Baltik nxjerrin në pah flotën në hije të
Foto ilustruese

RUSI- Në dritë të luftës në Ukrainë, Deti Baltik ka qenë skenë e një sërë incidentesh që kanë përfshirë dëmtimin e linjave kryesore të energjisë dhe komunikimit. Në incidentin e fundit, një kabllo nënujore mes Letonisë dhe Suedisë u dëmtua më 26 janar, mes dyshimeve se incidenti ishte akt sabotues, duke nxitur frikën për ndërhyrje ruse dhe duke nxjerr në pah të ashtuquajturën flotë në hije të Moskës.

Autoritetet suedeze hipën në anijen në pronësi bullgare që po lundronte nga Rusia dhe më pas nisën një hetim për dyshimet për veprime sabotuese të anijes. Si Riga, ashtu edhe Stokholmi kanë thënë se dëmi në kabllot nënujore të komunikimit me gjasë ishte rezultat i ndikimit të jashtëm.

Ky incident pason disa incidente që ndodhën së fundi ku tubacione nënujore dhe kabllo janë dëmtuar nga anijet që udhëtonin për apo nga portet ruse. Në dhjetor, një cisternë nafte, e lidhur me flotën në hije të Rusisë, dyshohet se ka dëmtuar lidhjet nënujore në afërsi të brigjeve të Finlandës, pasi cisterna i ka prekur ato me spirancën e saj. Një muaj më herët, një anije kineze u përfshi në një incident tjetër. Një tjetër anije kineze, që po lundronte nga Rusia, po ashtu dëmtoi një tubacion gazi në Baltik në tetor të vitit 2023.

Përderisa hetimet po vazhdojnë, këto incidente kanë ngritur alarmin në mesin e qeverive evropiane se Moska është duke shënjestruar infrastrukturën nënujore si pjesë e fushatës së saj më të gjerë të sulmeve hibride.

“Ka pak të ngjarë që të keni katër incidente të tilla rresht”, tha Frank Juris, hulumtues në institutin Sinopsis, me seli në Tallin.

Incidentet e fundit vënë në pah tensionet në rritje në Detin Baltik që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022. Pas dëmtimit të kabllos në dhjetor, Bashkimi Evropian kërcënoi me sanksione të reja kundër Moskës dhe NATO-ja nisi një patrullim të ri dhe operacion të vëzhgimit.

Faji për incidentin i është vënë cisternës së naftës nga flota në hije e Rusisë, që përbëhet nga anije që nuk kanë pronësi të qartë, të cilat bartin produkte ruse të naftës nën embargo. Përderisa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar në përdorimin e Rusisë të flotës në hije për t’iu shmangur sanksioneve perëndimore, numri i anijeve të tilla është rritur dhe ka shkuar përtej cisternave.

Qeveritë e BE-së kanë paralajmëruar për rritjen e rreziqeve detare që përfshijnë këto anije ruse. Më herët gjatë janarit, një anije e vjetër e ngarkuar me 100.000 tonë naftë, që besohet se është pjesë e flotës në hije të Rusisë, u bllokua pranë brigjeve veriore të Gjermanisë.

Atëbotë, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, fajësoi Moskën dhe e akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, se po shmang sanksionet dhe po rrezikon sigurinë evropiane “duke dislokuar një flotë me cisterna të ndryshkura”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se misioni i ri në Baltik do të përfshijë më shumë patrullime me avionë, luftanije dhe dronë. Ai tha se ka “arsye për shqetësim të madh” lidhur me dëmtimin e infrastrukturës, duke shtuar se NATO-ja do të përgjigjet duke hipur në bordin e anijeve e madje edhe me sekuestrimin e anijeve në incidentet e mundshme në të ardhmen.

Prokurorët gjermanë ende janë duke hetuar shpërthimin në gazsjellësin Rrjedha Veriore, që lidhte Rusinë me Gjermaninë. Shpërthimi ka ndodhur në shtator të vitit 2022. Autoritetet suedeze kanë thënë se do të punojnë ngushtë me homologët nga Letonia për të hetuar sabotimin e mundshëm, por kush qëndron pas këtyre incidenteve është vështirë të dëshmohet.

Përderisa mohimet e përgjegjësisë për këto incidente nga Moska janë pritur me skepticizëm nga zyrtarët evropianë, – ministri i Brendshëm gjerman, Boris Pistorius, e ka quajtur dëmtimin e nëntorit si akt sabotimi dhe presidenti finlandez, Alexander Stubb, tha se incidenti i dhjetorit ishte i lidhur me Rusinë –hetimet mbeten të hapura.

Alexander Kalchev, shef ekzekutiv i Navibulgar, gjigantit bullgar të anijeve që ka në pronësi anijen e sekuestruar nga autoritetet suedeze, përmes një deklarate tha më 27 janar se është e mundur që anija të ketë dëmtuar kabllon, por mohoi se ishte një akt i qëllimshëm sabotimi. Ai tha se anija ishte përfshirë në një situatë “të motit ekstrem” dhe ka tërhequr spirancën përgjatë shtratit të detit.

Qeveria kineze ka ofruar shpjegim të ngjashëm kur njoftoi Finlandën dhe Estoninë pothuajse një vit pas incidentit të tetorit të vitit 2023, ku u përfshi një anije kineze që dëmtoi një tubacion nënujor pasi tërhoqi spirancën për disa qindra milje detare.

Shumica e ekspertëve thonë se kur një anije lëshon spirancën dhe e tërheq zvarrë përgjatë shtratit të detit për një distancë të gjatë, një fakt i tillë do të vërehej nga ekuipazhi dhe do t’ia ndryshonte rrugën anijes.

“Tërheqja zvarrë e spirancës për një kohë kaq të gjatë ka pak gjasa të kalojë pa u vënë re dhe që të ndodhë për një kohë të gjatë”, tha Juris. 

Shtetet e BE-së pritet të nisin diskutimet për një rund të ri sanksionesh kundër Rusisë më vonë gjatë javës. Kjo do të jetë paketa e 16-të e sanksioneve të bllokut kundër Rusisë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 2022.

Dy zyrtarë të BE-së i thanë Radios Evropa e Lirë se 20 deri në 30 anije të reja, që besohet se janë pjesë e flotës në hije të Rusisë, mund të shtohen në listën e sanksioneve, ku parashihen edhe masa të tjera.

BE-ja veçse ka sanksionuar më shumë se 70 anije që dyshohet se janë pjesë e flotës në hije. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara dhe Britania vendosën sanksione të reja më 10 janar kundër 180 anijeve që besohet se janë pjesë e kësaj flote./REL

indicentet ne detin baltik rusia flota e rusise

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet