LIVE UPDATES
Bota

Imazhet satelitore tregojnë forcimin e ushtrisë ruse në Bjellorusi

Imazhet e reja satelitore të marra nga Shërbimi i REL-it në Bjellorusi, tregojnë se mijëra trupa ruse mund të jenë kthyer në Bjellorusi, duke ngritur pyetje nëse një tjetër inkursion në Ukrainë nga veriu është i pashmangshëm, apo nëse Moska, me ndihmën e Minskut, thjesht po përpiqet të shpërqendrojnë Kievin.

12 Nëntor 2022, 09:48 Nga d.a.

Imazhet satelitore tregojnë forcimin e ushtrisë ruse në

UKRAINË- Kur Rusia mbajti stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë në Bjellorusi, në muajin shkurt, të dy vendet i përshkruan ato të një natyre mbrojtëse, që synojnë të zmbrapsin agresionin e jashtëm, përkatësisht nga Ukraina dhe NATO.

Kur stërvitjet përfunduan, shumë nga 30.000 trupat ruse të stacionuara në Bjellorusi u pozicionuan në kufirin e Ukrainës, si pjesë e pushtimit të presidentit Vladimir Putin. Pushtimi rus i Ukrainës nisi më 24 shkurt.

Imazhet e reja satelitore të marra nga Shërbimi i REL-it në Bjellorusi, tregojnë se mijëra trupa ruse mund të jenë kthyer në Bjellorusi, duke ngritur pyetje nëse një tjetër inkursion në Ukrainë nga veriu është i pashmangshëm, apo nëse Moska, me ndihmën e Minskut, thjesht po përpiqet të shpërqendrojnë Kievin.

Rusët "nuk kanë fuqi të mjaftueshme luftarake për të nisur një ofensivë [nga Bjellorusia], dhe nuk ka pika jetike ukrainase aty pranë", tha Mark Cancian, një analist ushtarak në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me qendër në Uashington.

Forcat ruse kanë pësuar humbje të konsiderueshme të fuqisë punëtore dhe pajisjeve që nga shtatori, kur Ukraina nisi një kundërofensivë që vazhdon në Donbas në lindje dhe Herson në jug.

“Rusët ndoshta duan të shpërqendrojnë ukrainasit dhe të tërheqin disa nga forcat e tyre nga Hersoni dhe Donbasi”, tha Cancian për REL-in.

Imazhet satelitore të kapura nga kompania tregtare Planet Lab më 31 tetor dhe të marra nga REL-i tregojnë se Rusia ka ngritur më shumë se 300 tenda në tri lokacione gjatë muajit të kaluar për të strehuar përkohësisht ushtarë në tri terrene stërvitore në Bjellorusi.

Ato përfshijnë të paktën 190 tenda në Obuz-Liasnouski në Bjellorusinë perëndimore, ku stërviten forcat tokësore; 35 në Repishça në Bjellorusinë qendrore, ku stërviten forcat e artilerisë; dhe 80 në Lasvida jashtë Minskut, ku stërviten forcat ajrore.

Obuz-Lesnovski është vendndodhja më jugore, e vendosur rreth 160 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën.

Qindra pjesë të pajisjeve ushtarake, duke përfshirë kamionë dhe disa obusë, kanë mbërritur gjithashtu në bazë, sipas pamjeve.

Shumica e tendave duket se janë me përmasa 12 me 7 metra, zënë me lehtësi 24-25 ushtarë secila, tha Dara Massicot, një analist ushtarak në RAND Corp. me bazë në Uashington.

Kjo nënkupton që një maksimum prej 7.500 trupash mund të vendosen në të gjitha tendat.

Ende nuk dihet nëse do të ngrihen më shumë tenda dhe sa ushtarë rusë janë vendosur në ndërtesat dhe strukturat para-ekzistuese pranë terreneve stërvitore.

Nuk ka asnjë shpjegim publik nga Rusia për qëllimin e kampeve dhe as numrin e trupave që planifikon të vendosë në Bjellorusi.

Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, tha më 10 tetor se trupat ruse do të vendosen në Bjellorusi, por tha kjo po bëhet për qëllime mbrojtëse, duke pohuar - pa prova - se Ukraina po planifikonte një sulm.

Më pas, ministri i Mbrojtjes i Bjellorusisë tha se 9.000 trupa do të vendosen së bashku me forcat bjelloruse pranë kufirit me Ukrainën.

Inteligjenca ukrainase ka pohuar se Rusia planifikon të dërgojë deri në 20.000 trupa në Bjellorusi, forcë mjaft e madhe për të tentuar një pushtim.

Ukraina tha se ata do të vendosen jo vetëm në baza, por edhe në vende civile, duke përfshirë magazina, hangarë dhe ferma bujqësore të braktisura. Kjo do ta bënte të vështirë përcaktimin e numrit të trupave ruse në Bjellorusi bazuar vetëm në imazhet satelitore.

Sipas Institutit për Studimin e Luftës, dislokimi i trupave ruse në Bjellorusi mund të jetë një përpjekje e Minskut dhe Moskës për të tërhequr forcat ukrainase nga kundërofensiva e tyre në lindje dhe jug.

*Video nga arkivi: A do ta sulmojë edhe Bjellorusia Ukrainën?

Instituti tha se është "shumë e pamundur" që forcat bjelloruse të marrin pjesë në luftë, duke vënë në dukje se kjo do të tendoste burimet e kufizuara ushtarake të vendit dhe do të minonte pushtetin e Lukashenkëa në Bjellorusi, të cilën ai e ka drejtuar për gati 30 vjet.

Analistët thonë se ka një shpjegim tjetër për vendosjen e kampeve në Bjellorusi: Rusia mund të kërkojë t'i përdorë ato për qëllime stërvitore sepse nuk ka kapacitet të mjaftueshme brenda Rusisë.

"Mund të besohet se Rusia ka nevojë për zona trajnimi".

"Mobilizimi i 300.000 rezervistëve dyfishon madhësinë e ushtrisë [dhe] ajo nuk është e pajisur për të trajtuar gjithë këtë numër", tha Cancian.

Njoftimi i Bjellorusisë për vendosjen e përbashkët të trupave erdhi një muaj pasi Kremlini urdhëroi mobilimin ushtarak.

Mykhaylo Zhirokhov, një ekspert ushtarak ukrainas, tha se Rusia kishte shitur pjesën më të madhe të tokave së saj të përdorura si terrene trajnimi pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Edhe pse forcat e saj të armatosura iu nënshtruan modernizimit të madh gjatë 15 viteve të fundit, Rusia nuk kishte investuar në përditësimin e infrastrukturës së saj të rekrutimit dhe mobilizimit, thonë analistët.

Mungesa e investimeve është shfaqur në natyrën shpesh kaotike dhe të rastësishme të mobilizimit që nga 21 shtatori – diçka që është dokumentuar nga afër edhe nga mediat ruse.

Zhirokhov tha se është e mundur që Rusia të mund të urdhëronte trupat e saj në Bjellorusi për të pushtuar Ukrainën pasi të përfundojë trajnimi i tyre në pranverë.

Nëse po, thonë disa ekspertë, fati i tyre mund të jetë shumë më i keq se sa vala e parë e ushtarëve rusë që pushtuan nga Bjellorusia, të cilët pësuan humbje të mëdha përpara se të tërhiqeshin në fund të marsit.

Kjo për shkak se forcat ukrainase tani janë më mirë të trajnuara dhe me më shumë përvojë, pasi kanë zhvilluar me muaj beteja rraskapitëse në të gjithë vendin; dhe forcat ukrainase tani kanë armë të fuqishme perëndimore në arsenalet e tyre./RE/

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale