LIVE UPDATES
Bota

Kherson i liruar, qyteti "përjetësisht rus" i kthehet Ukrainës, dy versionet e tërheqjes

Kremlini nuk raporton asnjë humbje, Shoigu thotë fjalë për fjalë se në bregun perëndimor nuk ka mbetur asnjë ushtarë dhe pajisje, municione apo automjete ushtarake.

12 Nëntor 2022, 09:15 Nga d.a.
Kherson i liruar, qyteti "përjetësisht rus" i kthehet
Kherson

Nga Corriere della sera

Pa gdhirë, kur ishte ora tre në Itali, të gjitha forcat ruse në bregun e djathtë të lumit Dnipro u larguan nga qyteti Kherson dhe u tërhoqën në Lindje. Ministri i Mbrojtjes i Moskës, Sergei Shoigu e shpalli këtë si një operacion krejtësisht të suksesshëm. Urdhri për tërheqjen u zyrtarizua të mërkurën dhe u përfundua në më pak se tre ditë. Nëse ato që raporton Moska do të ishin të gjitha të vërteta, në një mënyrë krejtësisht të shkëlqyer.

Kremlini nuk raporton asnjë humbje, Shoigu thotë fjalë për fjalë se në bregun perëndimor nuk ka mbetur asnjë ushtarë dhe pajisje, municione apo automjete ushtarake. Abc e taktikave ushtarake mëson: tërhiquni dhe hidhni në erë urat. Komanda, edhe në këtë rast, e ekzekutuar në mënyrë të përsosur. Ura Anotonovsky është lidhja kryesore midis qytetit të Khersonit dhe bregut perëndimor të Dnipro që çon në gadishullin e Krimesë. Blogerët militarist rusë tregojnë fotografi të një humnerë të madhe në mes. Një civil me biçikletë vëzhgon shembjen e njërit prej dy krahëve të urës së lëvizshme. Nga atje ukrainasit nuk do të mund të kalojnë për një kohë të gjatë.

Pra në rregull për Moskën? Rusët përfunduan me shpejtësi një operacion që ekspertët ushtarakë perëndimorë parashikuan se mund të realizohej brenda javësh. Kishte pothuajse 40,000 këmbësorë për të transferuar, mijëra automjete të blinduara dhe tanke, qindra armë. Humbjet mund të ishin të mëdha, luftimet e ashpra. Në vend të kësaj, tani, me aparatin e luftës të paprekur, pasi ka shpëtuar jetën e ushtarëve të saj, Moska po përgatitet të mbajë mbrojtjen në bregun lindor me njerëz dhe armë në gjendje të përsosur pune. Cdo gje eshte ne rregull? Të gjitha të vërteta? Versioni rus është kundër atij ukrainas. Nga zëvendësguvernatori i Khersonit, Serhiy Khlan, mbërrin lajmet për ushtarët rusë të mbytur teksa kalonin lumin e madh nën bombardimet me varka, të ushtarëve të braktisur nga njësitë e tyre dhe të detyruar të maskohen si civilë dhe të pushtojnë apartamentet bosh në Kherson. Jo një humbje, por imazhi i zakonshëm i rusëve të paaftë për të koordinuar veprimet e tyre.

Është shumë herët për të kuptuar konturet e sakta të tërheqjes. Ka të ngjarë që të mërkurën, ndërsa komandanti i përgjithshëm Surovikin dhe ministri Shoigu po vepronin në favor të kamerave, drama e një këshilli lufte ("Unë propozoj tërheqjen sepse linjat lidhëse e bëjnë të vështirë mbrojtjen e ushtarëve. Unë jam dakord me ju gjeneral, ju urdhëroj të vazhdoni me tërheqjen), operacioni ishte tashmë në një gjendje të avancuar të përfundimit. Prandaj, suksesi do të ishte i dyfishtë. Nga njëra anë, duke e realizuar planin me humbje të ulëta, nga ana tjetër, duke arritur ta fshehë atë deri në agim. Një lëvizje prej mijëra burrash të fshehur nga sytë e satelitëve, dronëve dhe gjithashtu nga përgjuesit e mëdhenj perëndimorë që deri në këtë fazë të luftës u kanë dhënë gjithmonë një avantazh të madh ukrainasve.

Një mënyrë tjetër për të deshifruar evakuimin pa dhimbje të rusëve nga Khersoni në bregun lindor të Dnipros është ta kuadrosh atë në negociata të mundshme në të cilat, në këmbim të "kalimit të sigurt", rusët do të ofronin diçka diplomatikisht. Për këtë flitet në qarqe të ndryshme diplomatike dhe ushtarake, por janë spekulime që është herët për t'u konfirmuar apo mohuar. Megjithatë, tërheqja nga Kherson është reale, tre ditë pas njoftimit, rusët u larguan nga qyteti që kishin shpallur "përjetësisht rus" më pak se dy muaj më parë. Lufta hyn në një fazë të re.

rusia terhiqet nga kherson lufta ukraine-rusi sergei shoigu

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale