LIVE UPDATES
Bota

Sulmi në Rusi rikthen këcënimin e terrorit në Perëndim

Në Gjermani, Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës tha se rreziku për sulme “është real dhe më i lartë seç ka qenë për një kohë të gjatë”. Disa vende, përfshirë Belgjikën, Holandën dhe Suedinë ngritën alarmet e sigurisë.

1 Prill 2024, 15:29 Nga r.ll
Sulmi në Rusi rikthen këcënimin e terrorit në Perëndim
foto ilustruese

RUSI- Në mars të vitit 2019, milicitë kurde dhe arabe, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, dëbuan luftëtarët e Shtetit Islamik nga fshati Baghuz në Sirinë lindore, që ishte bastioni i fundit i grupit militant. Nga ajo kohë, ky grup - i cili në kulmin e tij, mes viteve 2014 dhe 2015, kontrollonte pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut - u shpartallua në disa celula, nga Afrika Perëndimore deri në Azinë Juglindore.Dega që njihet si Shteti Islamik Khorasan dhe është aktive në Afganistan, Pakistan dhe Iran, mori këtë vit përgjegjësinë për dy sulme të mëdha.

Në janar tha se ka kryer sulmet e dyfishta me bomba në Kerman të Iranit, ku mbetën të vrarë së paku 84 persona dhe të plagosur qindra të tjerë. Në datën 22 të këtij muaji, Shteti Islamik Khorasan mori përgjegjësinë edhe për sulmin në një sallë koncertesh në periferi të Moskës, ku u vranë 139 persona dhe u plagosën mbi 180 të tjerë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk e përmendi me emër atë, por fajësoi ekstremistët për sulmin. “Ne e dimë se krimi është kryer nga islamistët radikalë, ideologjinë e të cilëve vetë bota islame e ka luftuar me shekuj”, tha Putin.

Pas sulmit në Rusi, Qeveria e Francës mori vendim për të rritur alarmin për terror në nivelin më të lartë. Në një postim në platformën X, kryeministri Gabriel Attal tha se vendimi është dakorduar duke pasur parasysh “përgjegjësinë që ka marrë Shteti Islamik për sulmin” pranë Moskës dhe kërcënimet “që rëndojnë mbi vendin tonë”.

Pas këtij njoftimi, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se personat e armatosur, që kryen sulmin në Rusi, kanë qenë pjesë e një dege të Shtetit Islamik, e cila ka bërë përpjekje të dështuara për të sulmuar Francën gjatë muajve të fundit. Në Itali, Ministria e Brendshme e vendit tha, po ashtu, se policia do ta rrisë nivelin e vigjiliencës pas sulmit në Rusi.

“Në pritje të Festës së Pashkëve, është rënë dakord për intensifikimin e aktiviteteve të vëzhgimit dhe kontrollit nga policia. Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet të gjitha objektivave të ndjeshme”, tha Ministria e Brendshme italiane. Rreziku terrorist në Evropë, në fakt, është rritur që në muajt e fundit të vitit të kaluar, kur Hamasi - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - ka sulmuar Izraelin, duke nxitur një luftë brutale në Gazë.

Atëkohë, komisionarja evropiane për Çështje të Brendshme, Ylva Johansson, tha se shkaku i luftës midis Izraelit dhe Hamasit dhe polarizimit që shkakton ajo në shoqërinë evropiane, “ekziston një rrezik i madh për sulme terroriste në Bashkimin Evropian”.

Në Gjermani, Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës tha se rreziku për sulme “është real dhe më i lartë seç ka qenë për një kohë të gjatë”. Disa vende, përfshirë Belgjikën, Holandën dhe Suedinë ngritën alarmet e sigurisë.

Duke dëshmuar këtë muaj para një komiteti të Senatit amerikan, drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare në SHBA, Avril Haines, tha se kërcënimi nga Shteti Islamik mbetet shqetësim i konsiderueshëm.

“Al Kaida dhe Shteti Islamik, të frymëzuar nga Hamasi, i kanë udhëzuar mbështetësit të kryejnë sulme kundër interesave izraelite dhe amerikane. Ne kemi parë se si individët po frymëzohen të kryejnë akte antisemitike dhe terror islamofobik në të gjithë botën”, tha Haines.

Por, si është rikuperuar Shteti Islamik, pesë vjet pas disfatës?
Michael Kugelman, drejtor i Institutit të Azisë Jugore pranë Qendrës Wilson në Uashington, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se ai, përkundër reduktimit drastik, nuk është zhdukur kurrë.

“Shteti Islamik Khorasan, i cili gjithmonë ka qenë i fuqishëm dhe aktiv, ka përfituar nga udhëheqësit talibanë në Afganistan, edhe pse ata mund të jenë rivalë. Ai ka arritur t’i forcojë kapacitetet dhe të përbëjë kërcënim përtej Afganistanit. Kjo sugjeron se Shteti Islamik në tërësi dhe Shteti Islamik Khorasan në veçanti mund të shihen vërtet si kërcënim i madh për Evropën”, thotë Kugelman.

Këtyre deklaratave u bën jehonë edhe Lorenzo Vidino, drejtor i Programit për Ekstremizmin në Universitetin George Washington. Duke folur për Exposenë, ai shton se Shteti Islamik është bërë më relevant si sfidë që nga shpërthimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

“Nuk ka dyshim se, nga 7 tetori e këndej, ka pasur emocione të fuqishme. Bazuar në përvojat e mëparshme, në dinamikat e radikalizmit gjatë 20 vjetëve të kaluar, është e qartë se kur ndodh një ngjarje si kjo, radikalizmi rritet në pjesë të ndryshme të botës, e në mënyrë specifike në Perëndim”, thotë Vidino.

Edhe pse thekson se asgjë nuk është e sigurt, Vidino shpreh shqetësimin se propaganda e Shtetit Islamik tani, sidomos ajo që lidhet me luftën mes Izraelit dhe Hamasit, mund të jetë më efektive në tërheqjen e rekrutëve në Evropë.

Në vitin 2022, sipas agjencisë evropiane të policisë, Europol, në Bashkimin Evropian kanë ndodhur 16 sulme terroriste dhe 12 të tjera kanë dështuar ose janë parandaluar. Katër persona kanë humbur jetën - dy në sulme xhihadiste dhe dy nga terrori i krahut të djathtë. Në vitet 2015 dhe 2016, sipas Europol-it, janë vrarë 151 njerëz, përkatësisht 142.

Në fund të vitit të kaluar, policia gjermane ka arrestuar tre persona, nën dyshimet se kanë planifikuar një sulm në katedralen e Këlnit, natën e Vitit të Ri. Të dyshuarit është zbuluar se kanë pasur lidhje me dikë me lidhje të dyshuara me Shtetin Islamik, i cili ka qenë në paraburgim.

I pyetur se a ka rrezik për një sulm të stilit të Moskës në Evropë, Vidino, nga Universiteti George Washington, përgjigjet:

“Qëllimi i Shtetit Islamik për të kryer sulme në Perëndim, ka ekzistuar gjithmonë. Edhe pse organizata është reduktuar viteve të fundit, ky qëllim ka vazhduar. Çështja është te kapacitetet e tij”.

“Dhe unë mendoj se ka indikacione se Shteti Islamik Khorasan po ndërton kapacitetet. Sulmi në Iran, sulmi në Moskë dhe disa forma të sulmeve në Evropë tregojnë se grupi i ka zhvilluar këto kapacitete”, thotë ai.

Një raport i Ekipit të Monitorimit të Kombeve të Bashkuara, i publikuar në vitin 2023, ka vlerësuar se numri i luftëtarëve të Shtetit Islamik Khorasan sillet mes 4.000 dhe 6.000 dhe se ata nuk vijnë vetëm nga Afganistani dhe Pakistani, por edhe nga Azerbajxhani, Irani, Turqia, Rusia dhe disa vende të Azisë Qendrore.

Kugelman, nga Qendra Wilson, thotë se për të zvogëluar rrezikun e terrorizmit, vendet duhet të shkëmbejnë informacione të inteligjencës dhe t’i zgjerojnë përpjekjet e tilla kur është e mundur. Megjithatë, ai thekson se kjo nuk është e lehtë në disa raste.

“Një nga sfidat me të cilat përballet Evropa - ndryshe nga vendet që kanë regjime autoritare - është se ajo ka sisteme të hapura dhe demokratike, që do të thotë se është më e vështirë të kontrollohen hyrje-daljet e militantëve. Është e vështirë të shtrëngohet një vend që është demokratik”, thotë Kugelman.

Kugelman shton se edhe vendet që nuk janë aleate, kanë kanale përmes të cilave ndajnë informacione të inteligjencës, sidomos kur kanë të bëjnë me sulme të mundshme kundër civilëve. Ai kujton se informacione të tilla SHBA-ja ka ndarë, javë më parë, me Rusinë.

Në paralajmërimin e lëshuar më 7 mars, SHBA-ja ka thënë se “ekstremistët kanë plane të afërta për të shënjestruar tubimet e mëdha në Moskë” dhe ka përmendur në mënyrë specifike koncertet. Tri ditë para sulmeve në periferi të Moskës, Putin mbajti një fjalim para shefave të tij të inteligjencës, gjatë të cilit i hodhi poshtë, siç u shpreh, paralajmërimet “provokuese” të Perëndimit për sulme terroriste.

“E gjithë kjo i ngjan shantazhit të drejtpërdrejtë dhe synimit për të frikësuar dhe destabilizuar shoqërinë tonë”, tha Putin. Kugelman thotë se nuk është ende e qartë natyra e informacioneve që SHBA-ja ka ndarë me Rusinë. Sipas tij, ndodh që inteligjenca të jetë e pakuptueshme dhe e vështirë për t’u konsideruar.

“Bashkëpunimi i ngushtë për çështje të sigurisë duhet të ofrojë mundësi më të mira për të arritur përpara kohe deri tek ai lloj informacioni, i cili u mundëson qeverive t’i parandalojnë sulmet përpara se të ndodhin”, thotë Kugelman.

Bashkëbiseduesit e REL-it kujtojnë se Shteti Islamik, në dekadën e fundit, ka sulmuar tri herë sallat e koncerteve në Hemisferën Veriore - në Moskë më 22 mars, në Paris në nëntor të vitit 2015 dhe në Mançester në maj të vitit 2017. Një ngjarje e madhe që pritet këtë verë dhe që duhet pasur nën vëzhgim të posaçëm, sipas tyre, është Olimpiada në Paris. Atë e përmendi edhe kryeministri i Francës kur mori vendimin për rritjen e alarmit të sigurisë./REL

sulm terrorist ne moske rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet