LIVE UPDATES
Bota

Sulmi në Moskë, Analiza e DW: Kush qëndron pas ISIS-K?

Menjëherë pas sulmit në sallën e koncerteve Crocus City Hall në Moskë tëRusisë natën e 22 marsit, përgjegjësia për krimin u mor nga një degë e të ashtuquajturit Shteti Islamik, i cili e quan veten "Shteti Islamik Provinca e Khorasanit" (ISIS-K). Deklarata u publikua nga agjencia e lajmeve Amaq e lidhur me ISIS dhe u shpërnda në platformën e mesazheve Telegram.

26 Mars 2024, 08:34 Nga N.F
Sulmi në Moskë, Analiza e DW: Kush qëndron pas ISIS-K?
Foto ilustruese

RUSI- Çfarë dihet për grupin terrorist që dyshohet se qëndron pas sulmit në sallën e koncerteve në Moskë? Ka akuza të ndryshme se kush qëndron pas sulmit. Menjëherë pas sulmit në sallën e koncerteve Crocus City Hall në Moskë tëRusisë natën e 22 marsit, përgjegjësia për krimin u mor nga një degë e të ashtuquajturit Shteti Islamik, i cili e quan veten "Shteti Islamik Provinca e Khorasanit" (ISIS-K). Deklarata u publikua nga agjencia e lajmeve Amaq e lidhur me ISIS dhe u shpërnda në platformën e mesazheve Telegram.

Kush qëndron pas ISIS-K?

ISIS-K ka një reputacion si një nga degët më të dhunshme të IS. Grupi terrorist xhihadist transnacional ka vrarë mijëra njerëz në sulme në Afganistan dhe Pakistan që nga viti 2015. Emri i grupit rrjedh nga Khorasan, një emër i lashtë për një zonë që përfshin pjesë të Iranit, Turkmenistanit dhe Afganistanit, megjithëse aktivitetet e tyre shtrihen përtej këtij rajoni. ISIS-K u themelua në vitin 2014 nga një grup të larguarish talebanë dhe anëtarë të Al-Kaedës në Pakistan dhe Afganistan. Grupi mbron një interpretim të dhunshëm të xhihadizmit.

Në vitin 2015, grupi e përshkroi zyrtarisht veten si një degë e ISIS në rajonin e Khorasanit. Ashtu si ISIS, ISIS-K synon të krijojë një kalifat transnacional, një shtet për myslimanët që qeveriset nga interpretimi i tyre radikal i Islamit.

A ka kontakte me grupe të tjera xhihadiste?

Analistët i përshkruajnë si të ndërlidhura raportet midis anëtarëve të ISIS-K dhe grupeve të tjera terroriste, ku ka mospajtime dhe fraksione të ndryshme si Al-Kaeda dhe talibanët që shpesh dezertojnë nga këto grupe dhe kalojnë në ISIS-K.

Përpara se talebanët të rimerrnin pushtetin në Afganistan në gusht të vitit 2021, si SHBA ashtu edhe ish-qeveritare afgane luftuanm kundër ISIS-K në Afganistan dhe vranë shumë nga udhëheqësit e mesëm dhe të lartë të kësaj organizate.

Megjithatë, vakuumi i sigurisë i krijuar nga tërheqja e SHBA-së i dha këtij grupi një hapësirë të re. Kjo i mundësoi asaj të krijonte kampe të mëtejshme trajnimi dhe të zgjeronte rrjetet ndërkombëtare.

Raportet me talebanët

Talebanët thonë se po përpiqen të frenojnë aktivitetet e ISIS-K dhe pretendojnë se forcat e tyre të sigurisë kanë arrestuar mijëra anëtarë të grupit që kur talebanët u kthyen në pushtet.

Megjithatë, aftësia e talebanëve për të frenuar grupin është parë në raportet e mediave si joadekuate dhe joefektive pasi sulmet nga grupi ndaj pakicave etnike dhe fetare në Afganistan janë bërë më të shpeshta.

Kombet e Bashkuara kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin se grupe të tilla si Al-Kaeda dhe ISIS-K, përmes lidhjeve të tyre me anëtarët e talebanëve, mund të përfitojnë dhe të posedojnë armët më të avancuara të NATO-s, që kanë lënë pas vete trupat ndërkombëtare kur janë tërhequr nga Afganistani. Sipas OKB-së, vendi është kthyer në një strehë për ta për shkak të mungesës së mbikëqyrjes së sigurisë.

Aktivitetet e fundit të ISIS-K

ISIS-K mori përgjegjësinë për vrasjen e 95 njerëzve në qytetin iranian Kerman më 3 janar 2024. Agjencia raporton se, si në sulmin e fundit në Moskë, shërbimet sekrete amerikane paralajmëruan qeverinë në Teheran disa javë përpara për përgatitjen e një sulmi.

Që nga ringjallja e tij e fundit, grupi e ka përqendruar gjithnjë e më shumë vëmendjen e tij në Rusi. Në mars, zyrtarët e inteligjencës amerikane treguan se grupi ishte aktiv në Rusi dhe se po planifikonte sulme në Moskë. Shërbimi rus i sigurisë FSB njoftoi se parandaloi sulmin e armatosur të grupit më 7 mars në një sinagogë në rajonin Kaluga pranë Moskës.

Sipas ekspertëve, një nga motivet e sulmeve terroriste ndaj Rusisë mund të jetë ndërhyrja ruse në luftën civile siriane. Moska, sipas ekspertëve, mbështet presidentin sirian Bashar al-Assad dhe ka kryer sulme ajrore në pozicionet e ISIS. Shumë udhëheqës të ISIS-it që atëherë e kanë akuzuar Putinin se ka gjakun e muslimanëve në duart e tij.

Propaganda e ISIS-K bazohet gjithashtu në historinë e pushtimit sovjetik të Afganistanit. Qeveria e Bashkimit Sovjetik e pati pushtuar vendin nga viti 1979 deri në vitin 1989.

Grupi po përpiqet të kryejë sulme terroriste edhe në Evropë. Policia gjermane ka arrestuar disa mbështetës të ISIS-K në vitet e fundit. Kohët e fundit, në mars, dy mbështetës të dyshuar të Shtetit Islamik u arrestuan në landin NRW. Ata u akuzuan për planifikimin e një sulmi në parlamentin suedez. Pas sulmit në Moskë, ministrja gjermane e Brendshme Nancy Faeser deklaroi se ky grup aktualisht përfaqëson kërcënimin më të madh islamik në Gjermani dhe se rreziku i sulmeve terroriste në Gjermani mbetet i madh.

Pas sulmit në Moskë, Franca deklaroi ka shpallur gjendjen më të lartë të gatishmërisë kundër sulmeve terroriste. Gjendja më e lartë e gatishmërisë shpallet në Francë kur supozohet se ekziston një kërcënim i real për një sulm të menjëhershëm terrorist. Udhëheqësit e ISIS-K kanë kërcënuar se do të ketë sulme hakmarrëse kundër Suedisë, Holandës dhe Danimarkës për shkak të djegies së Kuranit në këto vende.

Marrë nga DW

sulm moske isis

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet