LIVE UPDATES
Bota

I ka pa leje! Pasi humbi zgjedhjet, Gjukanoviç kërcënohet me rrënimin e shtëpive që ka në vendlindje

Udhëheqësi i Lëvizjes URA dhe kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka thënë më 5 prill se vendimi për rrënimin e objekteve të Gjukanoviçit, nuk ka të bëjë me zgjedhjet.

11 Prill 2023, 23:57 Nga k.m.
I ka pa leje! Pasi humbi zgjedhjet, Gjukanoviç kërcënohet me

Dy ditë pasi humbi zgjedhjet presidenciale më 2 prill, Inspektorati Ndërtimor i Ministrisë së Ekologjisë dhe Urbanizmit në Mal të Zi urdhëroi Millo Gjukanoviçin që brenda 20 ditësh të rrënojë dy shtëpi të ndërtuara ilegalisht në pronën e familjes në fshatin Koçan, jo larg qytetit të Nikshiçit. Gjukanoviç ka mbajtur poste udhëheqëse shtetërore për më shumë se tri dekada. Në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 2 prill, ai është mposhtur nga Jakov Millatoviç nga Lëvizja Evropa tash.

“Objektet janë ndërtuar në kundërshtim me planin e vlefshëm hapësinor-urban të Komunës së Nikshiçit. Nëse Gjukanoviç nuk i rrënon në afatin e paraparë, atë do ta bëjë shteti me shpenzimet e tij,”- thuhet në vendimin e Ministrisë, të datës 4 prill, të publikuar në llogarinë në Facebook të Lëvizjes Qytetare URA.

Ministrinë e udhëheq një zyrtare e kësaj partie, Ana Novakoviç Gjuroviç. Udhëheqësi i Lëvizjes URA dhe kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka thënë më 5 prill se vendimi për rrënimin e objekteve të Gjukanoviçit, nuk ka të bëjë me zgjedhjet.

“Inspektorati duhet të veprojë në përputhje me ligjin dhe pyetja për Gjukanoviçin është: përse ka ndërtuar ilegalisht,”- është shprehur Abazoviç. Ai ka thënë se Gjukanoviç i ka 20 ditë kohë për t’i rrënuar objektet ilegale.

“Të mos dalim në terren e t’i prishim. Ai e ka mundësinë që t’i heqë vetë ato, si një qytetar i përgjegjshëm,”- ka thënë Abazoviç.

Millosh Nikolliç, nga Partia Demokratike e Socialistëve e Gjukanoviçit, e ka cilësuar paralajmërimin për shembje si dhunë institucionale dhe hakmarrje e “një kryeministri të dështuar”. Vendimi që urdhëron Gjukanoviçin t’i rrënojë dy objekte është një shembull flagrant i dhunës ligjore, i bazuar në deklarata të pasakta dhe jo të plota, thotë përfaqësuesja ligjore e tij, Neda Ivoviç. Në një përgjigje me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, ajo thotë se në vitin 2018, në Komunën e Nikshiçit është dorëzuar kërkesa për legalizim. Sipas saj, objektet dhe prona janë trashëgimi familjare, që datojnë nga fillimi i shekullit 20.

Ivoviç thotë se Gjukanoviçdo t’i shfrytëzojë mjetet juridike dhe do t’i fillojë procedurat penale dhe civile për mbrojtjen e të drejtave. Në vendimin e datës 4 prill thuhet se Inspektori i Ndërtimit ka paralajmëruar shkuarjen e tij në pronën e Gjukanoviçit, por se porta ka qenë e mbyllur. Vendimin për rrënim e ka shkruar më vonë, bazuar në të dhënat kadastrale.

Sipas Planit Hapësinor Urbanistik të Nikshiçit, objektet janë të vendosura në brezin e gjelbër, ku nuk lejohen ndërtesa banimi. Në vitin 2019, Gjukanoviçka raportuar në Regjistrin e Pronës se ka në pronësi tri parcela prej gati 1 mijë e gjysmë metrash katrorë në Nikshiç dhe se në më të madhen prej tyre zotëron dy ndërtesa njëkatëshe, prej 30 dhe 40 metrash katrorë.

Pamjet tregojnë objekte të mirorganizuara, funksionale dhe shumë më të mëdha seç është raportuar. Siç mund të shihet nga pamjet, pasuria e familjes Gjukanoviç është e rrethuar në tërësi dhe ndërtesat lidhen me njëra-tjetrën me shtigje betoni.

Sipas të dhënave të Administratës së Pasurive të Paluajtshme, një objekt ka një sipërfaqe prej 270 metrash katrorë dhe tjetri 63. Përveç kësaj, sipas Rrjetit për Hulumtimin e Krimit dhe Korrupsionit - LUPA, në pjesën e njërës pronë, Gjukanoviç ka uzurpuar dy parcela të tokës në pronësi të shtetit dhe ka ndërtuar një mur mbi to. Koha kur është publikuar paralajmërimi për rrënim, tregon se qëllim nuk është shtypja e ndërtimeve pa leje, por një “lëvizje marketingu” që dikush mendon se do t’i sjellë pikë politike, thotë aktivisti qytetar, Vuk Marash, për Radion Evropa e Lirë.

“Nga të gjitha ato për të cilat Gjukanoviç dyshohet në tri dekadat e fundit, mendoj se mëkati i tij më i vogël është ndërtimi i paligjshëm”, thotë ai.

Marash thotë se në veprimet e Qeverisë së Abazoviçit ka përzgjedhje.

“Dora e tij e drejtësisë nuk do të arrijë kurrë në Krimovicë dhe te Marko Bato Careviç dhe zyrtarë të ngjashëm, të afërt me Qeverinë ekzistuese”, thotë Marash. Marko Bato Careviç është një zyrtar i partisë Fronti Demokratik, të cilin qendra hulumtuese malazeze MANS e ka akuzuar për uzurpimin e rreth gjysmë milioni metra katrorë tokë shtetërore në Krimovicë, afër Budvës. Për këtë, Careviçnuk është ndjekur penalisht, por është zgjedhur kryetar i Komunës së Budvës.

“Mesazhi më i mirë dërgohet kur filloni të pastroni shtëpinë tuaj dhe më pas të dikujt tjetër. Por, padyshim, këtu ka selektivitet”, thotë Marash.

Sipas tij, i gjithë rasti me Gjukanoviçin është pjesë e një fushate politike që bëhet përpara zgjedhjeve parlamentare, të planifikuara për datën 11 qershor.

Viteve të fundit, kundër Gjukanoviçit janë ngritur disa kallëzime penale, të cilat janë hedhur poshtë. Ndaj tij, MANS-i ka ngritur akuza për shpërdorim të pronës shtetërore për qëllime private dhe mosdeklarim të pasurisë. Një prej tyre ka qenë financimi i fushatës për Partinë Demokratike të Socialistëve, në vitin 2016, kur dyshohet se është krijuar një skemë për të injektuar para me origjinë të panjohur në llogaritë zyrtare të partisë.

Gjithashtu, në tetor të vitit 2021, MANS-i ka njoftuar se dokumentet nga afera “Letrat e Panamasë” tregojnë se Gjukanoviç dhe djali i tij kanë lidhur kontrata sekrete për menaxhimin e aseteve të tyre, duke u fshehur pas një rrjeti të komplikuar të kompanive të lidhura nga Britania e Madhe, Zvicra, Ishujt e Virgjër Britanikë, Panamaja dhe Gjibraltari. Në të njëjtin muaj, Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi ka marrë një deklaratë nga Millo Gjukanoviçi dhe ka marrë në pyetje djalin e tij, Bllazho.

Numri i ndërtimeve pa leje në Mal të Zi është rreth 100.000. Sipas vlerësimeve të Qeverisë, shumica gjendet në vendbanimet periferike të Podgoricës dhe në bregdet, por të dhëna përfundimtare dhe të sakta për to nuk ka. Në raportin e fundit vjetor të Ministrisë së Ekologjisë dhe Urbanizmit në Mal të Zi thuhet se janë paraqitur gati 55 mijë kërkesa për legalizim, por se deri në fund të vitit 2021 janë marrë pak më shumë se 2 mijë vendime për legalizim.

Në mesin e ndërtuesve të paligjshëm është edhe Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi. Në muajin korrik, mitropoliti Joanikije ka shenjtëruar themelet e tempullit të ardhshëm pranë Liqenit të Kapitenit, në Komunën e Kollashinit, në një parcelë toke që është në pronësi të shtetit të Malit të Zi. Inspektorati Urbanistik dhe Ndërtimor i Ministrisë së Ekologjisë ka kryer një inspektim në atë lokacion, pas të cilit ka thënë se “po ndërmerren masa dhe veprime të mëtejshme”. Por, shembulli më drastik është një kishë metalike e Kishës Ortodokse Serbe, që është vendosur me helikopter në Malin e Rumisë në vitin 2005, duke thyer traditën shekullore të grumbullimit të ortodoksëve, katolikëve dhe myslimanëve në majën e këtij mali./REL

milo gjukanovic

Sondazh

Poll
Bota 11 Prill 2023, 23:30 k.m.

Sulmohet gazetari Valon Syla

Valon Syla PRISHTINË- Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre persona. Si pasoj&...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet