LIVE UPDATES
Bota

Sulmi i SHBA-së ndaj Venezuelës/ DW: Shtetet e afërta me Maduron kritikuan Trump, të tjerë e mbështetën! Si reagoi bota?

Ministria e Jashtme paralajmëron për rrezikun e udhëtimeve për në Venezuelë dhe u bën thirrje shtetsave gjermanë që ndodhen atje të qendrojnë në vende të sigurta.

4 Janar 2026, 11:23 Nga E. D
Sulmi i SHBA-së ndaj Venezuelës/ DW: Shtetet e afërta me Maduron
foto ilustruese

GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz tërheq vëmendjen për rrezikun e mungesës së stabilitetit politik pas operacionit ushtarak të SHBA-së në Venezuelë. "Lipset të garantohet një tranzicion i rregullt deri në krijimin e një qeverie të legjitimuar me zgjedhje", deklaron Merz. Sipas tij një klasifikim ligjor i aksionit të SHBA-së është "kompleks", për këtë qeverisë i duhet kohë.

Lidhur me kreun e shtetit të shfuqizuar tashmë në Venezuelë Merz tha: "Nicolás Maduro e ka çuar vendin në kontaminim. Zgjedhjet e fundit u falsifikuan. Për këtë arsye ne – ashtu si shumë shtete të tjera në botë – nuk i kemi njohur zgjedhjet presidenciale. Maduro ka luajtur në rajon një rol problematik me aleanca të fanëkeqe dhe me implikimin e Venezuelës në tregtinë e drogës."

Ministria e Jashtme paralajmëron për rrezikun e udhëtimeve për në Venezuelë dhe u bën thirrje shtetsave gjermanë që ndodhen atje të qendrojnë në vende të sigurta.

Franca bën fjalë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare

Qeveria franceze kritikon aksionin e SHBA-sësi veprim kundër së drejtës ndërkombëtare. Aksioni, që çoi në arrestimin e presidentit Maduro, përbën shkelje të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, komunikoi Ministria e Jashtme në Paris. "Asnjë zgjidhje e qendrueshme politike nuk mund të imponohet nga jashtë." Presidenti Emmanuel Macron bëri thirrje për ndryshim pushteti të drejtuar nga udhëheqësi i opozitës González Urrutia – i cili kandidoi për opozitën kundrejt Maduros në zgjedhjet presidneciale më 2024. Tranzicioni në prag duhet të jetë paqësor dhe demokratik, shkruan Macron në platformën online X.

Italia kritikon "veprimet ushtarake nga jasht"

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dekalroi, se një "veprim ushtarak nga jasht" nuk është rruga e duhur, për "t'u dhënë fund regjimeve totalitare". Njëkohësisht Meloni theksoi, se qeveria e saj konsideron si legjitime një "ndërhyrje të natyrës mbrojtëse" prej sulmeve hibride ndaj sigurisë vetiake – si p.sh., nëse aktorë shtetërorë mbështesin ose favorizojnë tregtinë me drogë në një vend tjetër. Meloni konsideorhet si simpatizante e Trumpit.

Spanja bën thirrje për depërshkallëzim dhe ofron të ndërmjetësojë në konflikt. Jemi "të gatshëm të ndihmjmë në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje demokratike, të negociuar dhe paqësore për këtë vend", deklaron Ministria e Jashtme.

Kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi, se është i gëzuar për fundin e sundimit të "presidentit ilegjitim" Maduro dhe dëshiron një tranzicion të qetë drejt një qeverie, që reflekton vullnetin e venezuelasve. Ai tha, se do të bisedojë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe me aleatët. Starmer shtoi, se duhet respektuar e drejta ndërkombëtare.

BE dhe përfaqësues të OKB-së të shqetësuar

E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, pas një telefonate me ministrin e Jashtëm të SHBA-së, Marco Rubio, bëri thirrje për maturi. "BE vazhdimisht ka deklaruar, se zotit Maduro i mungon legjitimiteti duke u shprehur për një tranzicion paqësor", shkruan Kallas në platformën X.

"Në çfarëdolloj rrethane duhet të respektohen parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së. Ne bëjmë thirrje për maturi", shton ajo, pa e kritikuar direkt SHBA-në. Siguria e shtetasve të BE-së në Venezuelë ka prioritetin më të lartë për Bashkimin Europian. 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres zu shpreh thellësisht i shqetësuar duke folur për një përshkallëzim në Venezuelë. Aksioni ushtarak i SHBA-së potencialisht ka pasoja shqetësuese ndaj rajonit, thuhet në një deklaratë: "Këto zhvillime përbëjnë një precendent të rrezikshëm."

Shtetet e afërta me Maduron kritikojnë SHBA-në

Presidenti i Argjentinës Javier Milei vlerësoi "lirinë" e re për Venezuelën, ndërsa Meksika dhe presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva e dënuan si të papranueshme ndërhyjen. Një shkelje e tillë e së drejtës ndërkombëtare është një hap i parë drejt një botet ë dhunës dhe kaosit, ku sundon e drejta të më të fuqishmit, shkruan Lula në X.

Rusia e dënoi sulmin ushtarak të SHBA-së ndaj Venezuelës me fjalë të qarta. Ky veprim është "thellësisht shqetësues dhe i pamoralshëm", deklaroi Ministria e Jashtme ruse në Moskë. Nuk ka asnjë justifikim për këtë "agresion të armatosur". Rusia qendron solidare në anën e Venezuelës.Veprimi i ushtrisë së SHBA-së është pasojë e një armiqësie ideologjike të SHBA-së. 

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i siguroi gjatë një telefonate zëvendëspresidentes së Venezuelës Delcy Rodriguez solidaritetin e vendit të tij. Të dyja palët janë shprehur, se duan të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm dhe të gjejnë një rrugëdalje nga situata përmes një dialogu, komunikoi Ministria e Jashtme në Moskë.

Edhe Kina e kritikoi ashpër veprimin e SHBA-së: "Kina është thellësisht e tronditur dhe e dënon ashpër përdorimin e dhunës nga SHBA-ja kundër presidentit të një vendi", komunikoi Ministria e Jashtme në Pekin. Republika Popullore e Kinës me vendosmëri e refuzon një qendrim të tillë "hegjemonial të SHBA-së", sepse kjo është "shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare".

Irani po ashtu e dënoi ashpër sulmin ushtarak të SHBA-së. Kemi të bëjmë me një "shkelje flagrante të sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial", vuri në dukje Ministria e Jashtme iraniane. Presidenti i Kubës Miguel Díaz-Canel u shpreh për "terror shtetëror kundër popullit të guximshëm venezuelas dhe kundër Amerikës sonë"./DW

friedrich merz

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet