Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• Një tërmet me magnitudë 5.7 është regjistruar në brigjet e Rimini, në detin Adriatik, Itali. Tërmeti është ndjerë në zona të ndryshme të Italisë si dhe në Kroaci. Tërmeti u ndje nga popullsia në Marche, Abruzzo, Lazio dhe Emilia Romagna dhe rajone të tjera italiane, mëngjesin e sotëm në orën 07:07. • Epiqendra, sipas raportimeve në mediat italiane ishte përgjatë bregut të Pesaros në një thellësi prej rreth 8 kilometrash. Kontrollet e para në ndërtesa janë duke u zhvilluar, por aktualisht nuk ka shembje të mëdha apo të lënduar apo viktima. • Shkollat dhe stacioni hekurudhor janë mbyllur. Banorët kanë dalë në rrugë të tmerruar.
2 artikuj për këtë temë.
ITALI- Ajo telefonoi nënën pasi mësoi për tërmetin e fortë që goditi mëngjesin e sotëm, por kur pa që ajo nuk po i përgjigjej telefonit filloi të shqetësohej. Në atë moment, vendosi të lajmëronte 112 dhe zbuloi se nëna kishte vdekur prej të paktën dy muajsh.
Kur trupi i gruas 78-vjeçare u gjet i pajetë në banesën e saj në via della Ricostruzione ishte dekompozuar. Çka do të thotë që askush në këto javë të gjata nuk e ka kërkuar gruan apo nuk e ka vënë re mungesën e saj. Ajo nuk kishte të afërm dhe jetonte e vetme në banesën e saj dhe me vajzën e vetme që jeton larg, por edhe marrëdhëniet tashmë ishin ftohur, për shkak të dallimeve në karakter.
Sipas mjekëve, gruaja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale./fanpage.it
ITALI- Aktualisht janë regjistruar dhjetë tërmete në bregun Pesaro të Marche në pak më shumë se 15 minuta. Më i fortë i magnitudës 5.7 ndodhi në 7.07, më pas u pasua nga 9 lëkundje të tjera më të lehta me magnitudë 4.0 dhe 3.4. E fundit, për momentin, është regjistruar në orën 07.35.
Pas tërmeteve të forta që ndodhën në Marche, epiqendra e bregdetit të Pesaros, mësimet e shkollave dhe universiteteve u pezulluan si masë paraprake në disa qytete. Në veçanti në Fano, Pesaro, Senigallia dhe Ancona shkollat mbyllën shkollat e të gjitha niveleve. Kryetarja e bashkisë së Ankonës, Valeria Mancinelli, bëri të ditur se për masë paraprake janë pezulluar mësimet në të gjitha shkollat e qytetit, të të gjitha niveleve, nga qendrat e foshnjave deri tek shkollat e mesme. Gjithashtu është mbyllur edhe Universiteti.