Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Qeveria e Serbisë njoftoi se Vulini ka marrë pjesë në inaugurim si i dërguar i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Vulini fillimisht e vizitoi “këndin serb” në Bibliotekën Kombëtare dhe Arkivin e Iranit në Teheran, njoftoi më herët qeveria serbe.
SERBIA- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, mori pjesë të martën në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit, Masud Pezeshkian. Qeveria e Serbisë njoftoi se Vulini ka marrë pjesë në inaugurim si i dërguar i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Vulini fillimisht e vizitoi “këndin serb” në Bibliotekën Kombëtare dhe Arkivin e Iranit në Teheran, njoftoi më herët qeveria serbe. “Këndi serb” u hap në vitin 2023 nga Tamara Vuçiq, bashkëshortja e presidentit të Serbisë. Vulin është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara, ndër të tjera, për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë.
Prej vitit 2021, Serbia ka forcuar bashkëpunimin me Iranin, pavarësisht se Republika Islamike është nën sanksionet e Bashkimit Evropian (BE), dhe Beogradi është i detyruar t’i bashkërendojë politikat e jashtme dhe të sigurisë me ato të bllokut si një vend që synon anëtarësimin. Beogradi zyrtar mbështet gjithashtu edhe në përkrahjen e Teheranit në lidhje me çështjen e Kosovës, pavarësinë e së cilës Irani nuk e njeh.
Masud Pezeshkian u betua si president i ri i Iranit në Parlament të martën, pasi i fitoi zgjedhjet e parakohshme presidenciale në fillim të këtij muaji. Reformisti i moderuar Pezeshkian, ish-kirurg, e mposhti kundërshtarin e tij untranacionalist, Saeed Jalili, në balotazhin e 5 korrikut, duke i fituar gati 54 për qind të votave. Jalili i fitoi pak më shumë se 44 për qind të votave.
Zgjedhjet e parakohshme u thirrën pas vdekjes së presidentit të linjës së ashpër, Ebrahim Raisi, nga rrëzimi i helikopterit në muajin maj. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë zyrtarë të lartë nga vende si Armenia, Taxhikistani, Azerbajxhani, Egjipti, Sudani, Iraku, Turqia, Arabia Saudite, Kuba dhe Brazili. I dërguari i Bashkimit Evropian, Enrique Mora, mori pjesë gjithashtu.
Aleatët rajonalë të mbështetur nga Irani ishin gjithashtu në Teheran, si lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh dhe kreu i Xhihadit Islamik Palestinez, Ziyad al-Nakhalah. Të dy grupet janë cilësuar si organizata terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Hezbollahu i Libanit dhe rebelët huthi të Jemenit dërguan gjithashtu përfaqësues./ REL
fotot ilustruese SHBA- Donald Trump ka drejtuar akuza ndaj Facebook dhe Google, duke u shprehur se të dyja kompanitë kanë censuruar fotograf...
fotot ilustruese IZRAEL- Izraeli sulmoi një zonë në rrethinat e Bejrutit të martën mbrëma në përpjekje për t&e...
Ronald Rowe SHBA- Ronald Rowe, drejtori në detyrë i agjencisë së Shërbimit Sekret amerikan dhe nëndrejtori i FBI-së, Pau...
fotot ilustruese IZRAEL- Izraeli thotë se ka nisur një sulm në Bejrut, Liban, duke synuar një komandant të Hezbollahut, të ci...
Donald Trump SHBA- Pas tërheqjes së Presidentit Joe Biden nga gara zgjedhore, kandidati republikan për president, Donald Trump po e pë...
RUSI- Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia mund ta modifikojë doktrinën e saj bërthamore lidhur me përdorimin e arsenalit atomik,...
foto ilustruese INDONEZI- Dy burrat po pinin së bashku kur nisën të debatonin pyetjen klasike se cila ka dalë në fillim, pula apo ...
foto ilustruese TURQI- Turqia dhe Armenia i rifilluan të martën bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve, pas një ndër...
fotot ilustruese IZRAEL- Ushtria izraelite njoftoi sot se ndërmori sulme ajrore dhe goditi me artilerie objektiva të Hezbollahut ...
donald trumo dhe elon musk SHBA- Alphabet, kompania mëmë e Google ka thyer heshtjen dhe ka mohuar teoritë e paraqitura nga Elon Musk dhe p&e...