LIVE UPDATES
Bota

I arrestuar që në 2023, ish-kryeministri i Pakistanit dënohet me 14 vjet burgim për korrupsion

Khan ka mohuar akuzat dhe ka insistuar se që nga arrestimi i tij më 2023 se të gjitha akuzat kundër tij janë komplot nga rivalët që ta mbajnë larg garimit për post shtetëror.

17 Janar 2025, 12:33 Nga r.ll
I arrestuar që në 2023, ish-kryeministri i Pakistanit dënohet me
ish-kryeministri

PAKISTAN- Një gjykatë në Pakistan e dënoi ish-kryeministrin e vendit, që tashmë gjendet në burg, Imran Khan, me 14 vjet burgim, ndërkaq gruan e tij me shtatë, pasi i gjeti fajtorë nën akuza për korrupsion, thanë zyrtarët dhe avokatët e tij. Pas vendimit, në llogarinë në X të Khanit u tha se ai kurrë nuk do të pranojë “këtë diktaturë”.

“Unë do të qëndroj në burg për aq kohë sa të jetë e nevojshme në luftën kundër kësaj diktature, por kurrë nuk do të bëj kompromis me parimet e mia dhe luftën për liri të vërtetë të kombit”. Ai po ashtu tha se gruaja e tij u dënua “vetëm për të më bërë presion mua dhe për të më lënduar mua”.

Çifti është akuzuar se kur Khan ishte në pushtet, ka pranuar dhuratë një tokë nga një pasanik i patundshmërive, në këmbim të pastrimit të parave. Prokurorët thanë se biznesmeni, Malik Riaz, më pas u lejua nga Khani që të paguante gjoba që i ishin vendosur për një rast tjetër me të njëjtat para të pastruara prej 190 paundësh britanikë (240 milionë dollarë). Këto para u kthyen në Pakistan nga autoritetet britanike më 2022 për t’u depozituar në thesarin e shtetit.

Khan ka mohuar akuzat dhe ka insistuar se që nga arrestimi i tij më 2023 se të gjitha akuzat kundër tij janë komplot nga rivalët që ta mbajnë larg garimit për post shtetëror. Khan, që u bë kryeministër më 2018, u rrëzua nga pushteti përmes një mocioni mosbesimi në Parlament prillin e vitit 2022.

Khan, 72 vjeç, përballet me më shumë se 150 raste penale, edhe pse ai gëzon popullaritet të madh në mesin e pakistanezëve. Ai dhe partia e tij politike, Pakistan Tehrik-e Insaf (PTI) kanë thënë se këto raste janë të motivuara politikisht. Vendimi Khanit iu shqiptua në gjykatën në burgun në Ravalpindi, ku po vuan dënimin ai.

Mediat lokale raportuan se bashkëshortja e tij, Bushra Bibi, u dërgua në paraburgim pak pas shqiptimit të dënimit, pasi ajo gjendej në lirim me kusht. Avokati i Khanit, Faisal Chaudhry, tha se dënimi do të apelohet, teksa ligjvënësit nga PTI-ja u mblodhën jashtë Parlamentit, duke thënë se ish-kryeministri ishte ndëshkuar padrejtësisht.

Përmes një deklarate, PTI-ja tha se rasti kundër Khanit dhe bashkëshortes së saj “ka mungesë të një baze të fortë dhe është i destinuar që të dështojë”. Disa nga mbështetësit e Khanit u mblodhën jashtë burgut Adaila në Ravalpindi, brohoritën slogane kundër Qeverisë dhe kërkuan lirimin e ish-kryeministrit.

Më herët, ish-kryeministri është dënuar për akuza për korrupsion, zbulim të sekreteve shtetërore dhe shkelje të ligjeve të martesës dhe në tri vendime të ndara, ai është dënuar me dhjetë, 14 dhe shtatë vjet, respektivisht. Sipas ligjit në Pakistan, ai duhet t’i vuajë të gjitha dënimet, që do të thotë kohëzgjatja e burgimit do të jetë më e gjatë./REL

imran khan pakistan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet