LIVE UPDATES
Bota

I akuzuari për vrasjen e Shinzo Abes dënohet me burgim të përjetshëm

Të shtënat detyruan Japoninë që të shqyrtonte lidhjet e dyshuara mes ligjvënësve të njohur konservatorë dhe një sekti të fshehtë, Kishës së Unifikimit.

21 Janar 2026, 14:47 Nga E.d
I akuzuari për vrasjen e Shinzo Abes dënohet me burgim të
Foto ilustruse

I akuzuari për vrasjen e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm të mërkurën, më shumë se tre vjet pasi kjo vrasje tronditi botën. Të shtënat detyruan Japoninë që të shqyrtonte lidhjet e dyshuara mes ligjvënësve të njohur konservatorë dhe një sekti të fshehtë, Kishës së Unifikimit. Gjykatësi Shinichi Tanaka shpalli dënimin në një gjykatë në qytetin Nara.

Tetsuya Yamagami, 45 vjeç, u përball me akuza përfshirë vrasjen dhe shkeljen e ligjit për kontrollin e armëve, pasi përdori një armë të prodhuar në mënyrë artizanale për të vrarë udhëheqësin më jetëgjatë të Japonisë, teksa Abe po mbante një fjalim në një tubim zgjedhor në korrik të vitit 2022. Në nisje të gjykimit në tetor të vitit të kaluar, Yamagami e pranoi akuzën për vrasje. Megjithatë, sipas raportimeve mediale, ai mohoi disa nga akuzat e tjera. Sipas sistemit ligjor japonez, gjykimi vazhdon edhe nëse i pandehuri e pranon fajësinë.

Prokurorët kërkuan që Yamagami të dënohej me burgim të përjetshëm, pasi e cilësuan vrasjen si “të paprecedent në historinë tonë të pasluftës”, duke theksuar se kjo ngjarje kishte “pasoja jashtëzakonisht serioze” për shoqërinë.

Versioni japonez i burgimit të përjetshëm lë të hapur mundësinë e lirimit me kusht, ndonëse në praktikë, sipas ekspertëve, shumë të dënuar vdesin teksa vuajnë dënimin.

Në hapjen e gjykimit, prokurorët argumentuan se motivi i të pandehurit për të vrarë Aben buronte nga dëshira e tij për të njollosur Kishën e Unifikimit.

Gjyqi, i cili zgjati disa muaj, nxori në pah se si donacionet e nënës së tij ndaj Kishës e kishin çuar familjen në falimentim dhe se si i dënuari kishte arritur të besonte se “politikanë me ndikim” po e ndihmonin sektin të lulëzonte.

Abe kishte marrë pjesë në aktivitete të organizuara nga disa prej grupeve të Kishës.

Yamagami “mendonte se nëse do të vriste dikë aq me ndikim sa ish-kryeministri Abe, mund të tërhiqte vëmendjen e publikut ndaj Kishës dhe të nxiste kritika publike kundër saj”, tha një prokuror gjatë gjykimit në Nara, në perëndim të Japonisë në muajin tetor.

Kisha e Unifikimit u themelua në Korenë e Jugut në vitin 1954, ndërsa anëtarët e saj janë quajtur me nofkën “Moonët”, sipas emrit të themeluesit Sun Myung Moon.

Në kërkesën për lehtësim të dënimit, ekipi mbrojtës i të akuzuarit tha se ai kishte përjetuar “abuzim fetar” gjatë rritjes, që derivonte nga besimi ekstrem i nënës së tij në Kishën e Unifikimit.

Hetimet pas vrasjes së Abes çuan në zbulime të lidhjeve të ngushta mes Kishës dhe shumë ligjvënësve konservatorë të Partisë Liberale Demokratike në pushtet, duke shtyrë katër ministra që të jepnin dorëheqje. Më 2020, Yamagami kishte nisur që të krijonte një armë zjarri artizanale, të cilën e kishte testuar në zona malore.

Sipas prokurorëve, një gjë e tillë tregon se sulmi ndaj Abes ishte i “paramenduar”. Vrasja e ish-kryeministrit Abe ndezi alarmin në Japoni, shtet që ka disa nga ligjet më të rrepta për kontrollin e armëve në botë./REL

japoni shinzo abe burgim të përjetshëm

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!