LIVE UPDATES
Bota

Hyn në fuqi paga minimale 20 dollarë në orë për punonjësit e fast food-it në Kaliforni

Legjislatura demokrate e Kalifornisë e miratoi ligjin vitin e kaluar, me qëllimin për të nënvizuar faktin se shumica e mbi 500,000 njerëzve që punojnë në restorantet e ushqimit të çastit janë persona që mbajnë familjet e tyre.

1 Prill 2024, 21:34 Nga N.F
Hyn në fuqi paga minimale 20 dollarë në orë për
Foto ilustruese

SHBA- Shumica e punonjësve të restoranteve që ofrojnë ushqime të çastit në Kaliforni do të paguhen të paktën 20 dollarë në orë, duke filluar nga data 1 prill, kur futet në fuqi ligji i ri i cili ka për qëllim të rrisë sigurinë financiare të një vendi pune që historikisht ka pagë të ulët. Kjo rrezikon të rrisë çmimet në një shtet tashmë të njohur për koston e tij të lartë të jetesës.

Legjislatura demokrate e Kalifornisë e miratoi ligjin vitin e kaluar, me qëllimin për të nënvizuar faktin se shumica e mbi 500,000 njerëzve që punojnë në restorantet e ushqimit të çastit janë persona që mbajnë familjet e tyre.

Kjo përfshin emigrantë si Ingrid Vilorio, e cila filloi të punonte në një nga restorantet e kompanisë ‘McDonald's’ pasi kishte arritur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2019. Tani, ajo punon rreth tetë orë në javë në një tjetër kompani që ofron ushqime të çastit “Jack in the Box” ndërsa bën edhe punë të tjera.

“Rritja e rrogës në 20 dollarë është e mrekullueshme. Uroj që kjo të kishte ndodhur më herët”, tha zonja Vilorio përmes një përkthyesi. “Sepse nuk do të kisha kërkuar kaq shumë punë të tjera në vende të ndryshme.”

Ligji u mbështet nga shoqata tregtare që përfaqëson pronarët e restoranteve që ofrojnë ushqim të shpejtë. Por që kur projektligji u miratua, shumë pronarë të restoranteve të tilla janë ankuar për ndikimin që ligji ka mbi ta, veçanërisht tani që ekonomia e Kalifornisë nuk shënon rritje.

Alex Johnson ka në pronësi 10 restorante në San Françisko nga kompanitë “Auntie Anne's Pretzels” and “Cinnabon”. Ai thotë se shitjet janë ngadalësuar në vitin 2024, duke e shtyrë atë të pushojë nga puna stafin e zyrës dhe të mbështetet tek prindërit e tij për të ndihmuar me përllogaritjen e pagave.

Rritja e pagave të punonjësve të tij do t'i kushtojë zotit Johnson rreth 470,000 dollarë në vit. Atij do t’i duhet të rrisë çmimet me rreth 5% deri në 15% në restorantet e tij dhe nuk po punëson më. Ai nuk ka në plan të shtojë rrjetin e bizneseve në Kaliforni.

“Përpiqem t’i trajtoj punonjësit ashtu siç duhet . I paguaj aq sa mundem. Por ky ligj me të vërtetë po godet ashpër fitimet tona”, tha zoti Johnson.

“Më duhet të shqyrtoj shitjen apo madje mbylljen e biznesit tim”, tha ai. “Shkalla e fitimit është tkurrur duke patur parasysh rritjen e shpenzimeve të tjera”.

Gjatë dekadës së fundit, Kalifornia e ka dyfishuar në 16 dollarë në orë pagën minimale për shumicën e punonjësve. Një shqetësim i madh gjatë asaj periudhe ishte nëse rritja do të çonte në humbjen e vendeve të punës si rezultat i shtimit të shpenzimeve për punëdhënësit.

Por të dhënat nxorën në pah se rritja e pagave nuk çoi në humbjen e vendeve të punës, thotë Michael Reich, profesor i Universitetit të Kalifornisë në Berkley.

“U befasova nga vështirësia ose se sa i vogël ishte efekti tek humbjet e vendeve të punës. Në të kundërt, gjetëm efekte pozitive të punësimit”, tha zoti Reich.

Ai thotë se ndërsa paga minimale në mbarë vendin është 16 dollarë në orë, shumë nga qytetet më të mëdha të Kalifornisë kanë ligjet e tyre për pagat minimale që janë edhe më të larta. Për shumë restorante që tregtojnë ushqime të çastit, kjo nënkupton se rritja e pagës minimale në 20 dollarë në orë do të jetë e vogël.

Ligji pasqyron një kompromis të hartuar me kujdes midis industrisë së ushqimit të çastit dhe sindikatave të punëtorëve, të cilat zhvilluan një betejë dyvjeçare për rritjen e pagave, përfitimet dhe detyrimet ligjore. Ligji e ka origjinën tek negociatat private mes sindikatave dhe industrisë, përfshirë hapin e pazakontë të nënshkrimit të marrëveshjeve për konfidencialitetin.

Ligji ka të bëjë me restorantet që kanë një numër të caktuar tavolinash për klientët ose nuk kanë fare dhe që janë pjesë e një zinxhiri në shkallë kombëtare prej së paku 60 restorantesh. Përjashtime bëhen për restorantet brenda një qendre tregtare, po ashtu edhe restorantet që gatuajnë dhe tregtojnë bukë si artikull më vete.

Fillimisht u përhap lajmi se rrjeti i restoranteve ‘Panera Bread’ dukej se përfitonte si rezultat i përjashtimeve kur bëhej fjala për tregtimin e bukës. Rrjeti ‘Bloomberg News’ njoftoi se Greg Flynn do të përfitonte nga klauzola, një biznesmen i pasur që ka dhënë donacione për fushatën e guvernatorit Gavin Newsom.

Administrata e guvernatorit njoftoi se restorantet ‘Panera Bread’ nuk përjashtohen nga rritja e pagës minimale pasi nuk e bëjnë brumin në lokal. Edhe biznesmeni Flynn ka njoftuar se do t’i paguajë punonjësit të paktën 20 dollarë në orë.

Marrë nga VOA

kaliforni paga minimale fast food

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet