LIVE UPDATES
Bota

Hungaria zgjeron ndalesën ndaj importeve të produkteve ukrainase

Bullgaria pritet të njoftoi për masë të ngjashme gjatë 19 prillit.

19 Prill 2023, 13:04 Nga k.m.
Hungaria zgjeron ndalesën ndaj importeve të produkteve ukrainase
Foto ilustruese

Qeveria e Hungarisë ka zgjeruar ndalesën e përkohshme ndaj importeve të produkteve bujqësore ukrainase dhe ka përfshirë mjaltën, verën, bukën, sheqerin dhe një sërë produktesh të mishit dhe perime. Lista e produkteve të ndaluara u publikua përmes një dekreti qeveritar, pasi Budapesti njoftoi të shtunën se ka ndërmarrë masë për të ndaluar importin e drithërave, farërave vajore dhe disa produkteve të tjera.

Në ditët e fundit, Polonia, Hungaria dhe Sllovakia kanë ndaluar importin e drithërave dhe produkteve të tjera nga Ukraina – shtet që po përballet me pushtimin rus – pasi çmimet e lira për produktet ukrainase nxitën pakënaqësi në mesin e fermerëve lokalë.

Bullgaria pritet të njoftoi për masë të ngjashme gjatë 19 prillit. Në maj të vitit 2022, Bashkimi Evropian lejoi Kievin që të eksportonte drithëra përmes shteteve të bllokut pas mbylljes së linjave transportuese në Detin e Zi për shkak të luftës së Rusisë. Bllokadat në portet e Detit të Zi nxitën krizë globale ushqimore.

Shtetet anëtare janë pajtuar të importojnë produkte të caktuara nga Ukraina pa kufizime të sasisë dhe pa inspektim të doganës. Megjithatë, një pjesë e madhe e produkteve nuk kanë kaluar transit përmes BE-së, por janë shitur në tregjet e shteteve anëtare me çmim të lirë, tha Budapesti.

“Në mungesë të obligimit për t’iu përmbajtur rregullave strike të produkteve, siç kërkohet sipas ligjeve të BE-së, produktet ukrainase kanë avantazh në konkurrencë ... gjë që shkakton telashe të mëdha në tregjet e brendshme të shteteve anëtare,”- u tha në dekretin e Qeverisë hungareze. Në dekretin e Qeverisë në Budapest u tha se ndalesa do të aplikohet edhe për miellin, vajin e gatimit si dhe për verërat.

Kjo ndalesë e përkohshme do të jetë në fuqi deri më 30 qershor, por nuk do të aplikohet për produktet që kalojnë transit përmes Hungarisë, u tha në dekret. Autoritetet hungareze do të izolojnë në doganë dërgesat e produkteve që janë në listën e ndalesës dhe do t’i monitorojë ato, përmes pajisjeve elektronike.

Transportuesit që shkelin ndalesën do të gjobiten bazuar në vlerën totale të dërgesës që transportojnë. Polonia dhe Ukraina të martën arritën një marrëveshje që mundësoi transitin e drithërave ukrainase përmes Polonisë, pasi Varshava kishte vendosur ndalesë ndaj importeve./REL

hungari

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë