LIVE UPDATES
Bota

Hungaria merr kryesimin e BE-së

Sipas analistes hungareze Dorka Takacsy, udhëheqësit evropian presin që gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, presidenca hungareze të shkaktojë vonesa të qëllishme sidomos për vazhdimin e negociatave për anëtarësim të Ukrainës në bllok.

1 Korrik 2024, 17:41 Nga E. D
Hungaria merr kryesimin e BE-së
Victor Orban

HUNGARI- Hungaria, nga e hëna, mori drejtimin për 6 muajt e ardhshëm të Presidencës së Bashkimit Evropian. Prej ardhjes në pushtet, në vitin 2010, qeveria hungareze është përplasur shpesh me Brukselin duke kundërshtuar politikat e përbashkëta evropiane për emigracionin, sanksionet kundër Rusisë dhe trysninë mbi Budapestin për nivelin e demokracisë në vend. Sipas analistes hungareze Dorka Takacsy, udhëheqësit evropian presin që gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, presidenca hungareze të shkaktojë vonesa të qëllishme sidomos për vazhdimin e negociatave për anëtarësim të Ukrainës në bllok. Pavarësisht kësaj, zyrtarët e qeverisë hungareze janë zotuar se ata do të punojnë në favor të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qeveria e Hungarisë është zotuar se do të jetë një "ndërmjetës i ndershëm", siç shprehet ajo, pavarësisht shqetësimeve mbi atë që kritikët e shohin si një qeveri autoritare dhe miqësore ndaj Rusisë.

“Është detyrimi ynë për të kryer funksionet e presidencës së rradhës, por ne e shohim në radhë të parë atë si një mundësi. Në këtë fillim të mandatit të ri të institucioneve të BE-së, ne mund të nisim debatin dhe të përcaktojmë drejtimin për çështjet që janë të rëndësishme për ne", tha Janos Boka, ministri hungarez për BE-në gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës hungareze, muajin e kaluar.

Kryeministri nacionalist hungarez Viktor Orban, i cili e ka drejtuar shtetin e Evropës Qendrore që nga viti 2010, shpesh përplaset me Brukselin për çështjet e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Gjatë viteve të fundit zoti Orban shpesh ka këmbëngulur kundër çështjeve që kanë të bëjnë me Ukrainën, emigracionin, marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën dhe përpjekjet për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Ndër çështjet që Hungaria i ka përcaktuar si prioritet në programin e saj prej shtatë pikash është zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor për vende si Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Dorka Takacsy, eksperte në Qendrën për Integrimin Euro-Atlantik dhe Demokraci, me seli në Budapest, thotë se Hungaria megjithatë do të përdorë pozicionin e saj për të vonuar pranimin e Ukrainës, një tjetër vend kandidat.

"Marrë parasysh faktin se presidenca e rradhës jep veçanërisht të drejtën për të përcaktuar axhendën dhe për të vepruar si mikpritëse për negociata, Hungaria mund ta përdor këtë lloj privilegji. Ajo mund të vonojë negociatat e pranimit të Ukrainës", thotë zonja Takacsy.

Ajo megjithatë shton se Hungaria "nuk mund të bëjë më shumë dëm se kaq" dhe udhëheqësit e tjerë evropianë e kanë "llogaritur tashmë" këtë lëvizje paraprakisht.

Zonja Takacsy theksoi gjithashtu se vetë zoti Orban rrallë flet për presidencën e rradhës duke "ia deleguar këtë detyrë ministrit Janos Boka".

Retorika anti-BE-së e Kryeministrit Orban ka nxitur paknaqësi prej kohësh tek partnerët e tij në bllok. Pas zgjedhjeve që u mbajtën së fundmi për Parlamentin Evropian, udhëheqësi nacionalist tani është edhe më luftarak duke u mbështetur në rritjen e përkrahjes për partitë e djathta.

Por pavarësisht rritjes së përkrahjes për partitë e të djathtës së vijës së ashpër, partia Fidesz e zotit Orban aktualisht qëndron e izoluar, e paaftë për të gjetur një grup në Parlamentin Evropian që i përshtatet.

Të dielën, Kryeministri Orban njoftoi se donte të formonte grupin e tij, së bashku me Partinë e Lirisë (FPOe) të Austrisë dhe partinë ANO të ish-kryeministrit çek Andrej Babis.

Ata ende kanë nevojë për parti nga të paktën katër vende të tjera për t'u bashkuar me ta.

Një tjetër çështje që ka shkaktuar paknaqësi në Bruksel është sllogani i Hungarisë për presidencën e saj: 'Ta Bëjmë Evropën sërish të Madhërishme', për ngjashmërinë me sloganin e famshëm të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, 'Ta Bëjmë Amerikën Sërish të Madhërishme' (MAGA).

"Presidenca hungareze nuk premton mrekulli, por premton mundësinë e përparimit në disa fusha dhe mundësinë e ndryshimit në fusha të tjera. Pra, ta bëjmë Evropën sërish të madhërishme!”, tha ministri hungarez për BE-në, Janos Boka.

"Kjo është padyshim diçka shumë provokuese dhe unë pres shumë gjëra të ngjashme", thotë zonja Takacsy.

Por ajo shton se afati kohor i kësaj presidence duke filluar me një pushim të gjatë veror dhe një periudhë kalimtare të formimit të Parlamentit dhe Komisionit të ri evropian, pas zgjedhjeve në bllok, do t'i japë Budapestit pak mundësi për të ndikuar ndjeshëm tek prioritetet e BE-së.

Me afrimin e marrjes së presidencës së Bashkimit Evropian nga Hungaria, udhëheqësit në Bruksel nxituan të merrnin vendime të rëndësishme politike, ndërsa Belgjika ishte ende në krye.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian nisi bisedimet e anëtarësimit me vendet kandidate Ukrainën dhe Moldavinë, një proces që sidomos në rastin e Ukrainës zoti Orban e ka kundërshtuar zëshëm dhe është kërcënuar se do ta bllokonte.

Dy vjet më parë, Komisioni Evropian bllokoi miliarda euro fonde për Budapestin për shkak të shqetësimeve në lidhje me nivelin e demokracisë.

Kryeministri Orban shpesh e ka krahasuar anëtarësimin e vendit të tij në BE me më shumë se katër dekada të okupimit sovjetik të vendit të tij. Ankesa kryesore e tij është se blloku i bënë trysni Hungarisë me politika të padëshiruara, gjë që e bën të vështirë rikthimin e besimit dhe vullnetit të mirë mes partnerëve të tij të BE-së./VOA

victor orban

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet