Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dodiku nuk është më president i Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Bosnje-Hercegovinës, dhe një vendimi tjetër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ia ka marrë mandatin.
HUNGARI- Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto është takuar të enjten me Millorad Dodikun në Budapest dhe i është adresuar në cilësinë e presidentit, pavarësisht se mandati i është revokuar edhe zyrtarisht. Ministri i Jashtëm hungarez ka thënë se shteti i tij e respekton vullnetin e popullit që “i ka zgjedhur liderët në mënyrë demokratike në zgjedhje”.
Dodiku nuk është më president i Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Bosnje-Hercegovinës, dhe një vendimi tjetër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ia ka marrë mandatin.
Autoritetet hungareze kanë raporte të mira me Dodikun, dhe Budapesti zyrtar e ka bllokuar çdo përpjekje të Bashkimit Evropian për ta sanksionuar atë.
“Ne besojmë se kjo qasje ndaj liderëve të Ballkanit Perëndimor, që përfshin sanksione dhe nënçmime, nuk duhet të jetë zgjidhje, dhe nuk duhet të jetë qasje e cila aplikohet në politikat ndërkombëtare”, ka thënë Szijjarto.
Ai ka shtuar se ndikimi i jashtëm në Ballkanin Perëndimor ka rezultuar tradicionalisht me destabilizim.
Sa i përket referendumit joligjor që kanë planifikuar autoritetet e entitetit serb, që lidhet me vendimin ndaj Dodikut, ai ka thënë se, as ata, dhe as Brukseli, nuk duhet të vendosin për të ardhmen e Republikës Sërpska.
Asambleja e Republikës Sërpska ka thënë se do ta organizojë një referendum më 25 tetor për mosnjohje të vendimeve të Gjykatës së Bosnje-Hercegovinës, Komisionit Zgjedhor dhe Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ka përcaktuar më parë se nivelet më të ulëta qeveritare nuk mund të organizojnë referendume për çështje shtetërore.
Duke folur para flamujve të Bosnjës dhe Republikës Sërpska, Dodik i ka përsëritur pretendimet e mëparshme se Bosnje-Hercegovina “është shtet dhe rast problematik” dhe që Marrëveshja e Dejtonit nuk ka qenë në interes të “shumë administratave amerikane dhe zyrave në Bruksel”, nga fillimi.
“Si palë kontraktuese, ne e sollëm Republikën Sërpska në Bosnje-Hercegovinë. Bosnje-Hercegovina nuk ishte dëshirë për ne, por domosdoshmëri”, ka thënë Dodik.
Ai e ka përsëritur kërkesën që Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të largohet nga shteti, dhe ka thënë që “nëse gjërat nuk shkojnë në të mirën tonë”, Republika Sërpska do të marrë vendim lidhur me pavarësinë.
Një muaj më parë, Dodiku e ka vizituar Budapestin, ku është takuar me kryeministrin hungarez, Viktor Orban. Takimi është zhvilluar pas vendimit të gjykatës, por para se t’i revokohej mandati. Atëbotë, Orbani ka thënë se “nuk e njeh” vendimin e Gjykatës së Bosnje-Hercegovinës./REL
Nigel Farage SHBA- Nigel Farage u tha ligjvënësve amerikanë se Britania është si Koreja e Veriut kur bëhet fjalë pë...
Aleksandar Vuçiç KINË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se e shfrytëzoi këtë ngjarje p...
Kim Jong Un dhe Vladimir Putin PEKIN- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se shteti i tij e “mbështet plotë...
Emmanuel macron dhe Volodymyr Zelenskyy PARIS- Udhëheqësit evropianë dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, takohen më 4 shtator ...
Google BOTA- Përdoruesit në shumë vende të Evropës Lindore raportuan një ndërprerje të konsiderueshme dhe të ...
Kim Jong Un KINË- Prania e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un në paradën e madhe ushtarake t&eum...
Avioni BULLGARI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po fluturonte drejt Bullgarisë kur sistemi GPS i avionit të saj u nd&eu...
Gjykata Supreme SHBA- Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka çuar çështjen e tarifave në Gjykatën Supreme dhe...
foto ilustruese GAZË- Hamasi thotë se mbetet i gatshëm të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse m...
pamje nga protesta SHBA- Viktimat e Jeffrey Epstein thanë rrëfime për abuzimet seksuale të mërkurën, ndërsa gjithashtu m...