LIVE UPDATES
Bota

Hulumtim i REL-it: Si e eksporton Rusia drithin ukrainas si të ishte i tyri

Sasi të përafërta të misrit mbërritën tek aleatët e Moskës, Irani dhe Siria, të cilët edhe në të kaluarën blenë drithë ukrainas të përvetësuar nga Rusia, tregoi hulumtimi i bazuar në dokumente zyrtare ruse dhe burime të tjera, i kryer nga Skemat, grupi ukrainas i hakerëve Kiborg, Qendra Hulumtuese Bjelloruse dhe Vyortska, një media e pavarur në gjuhën ruse.

29 Qershor 2024, 09:25 Nga N.F
Hulumtim i REL-it: Si e eksporton Rusia drithin ukrainas si të ishte i tyri
Foto ilustruese

RUSI- Firmat ruse dërguan dhjetëra mijëra tonë grurë nga pjesët e okupuara të Ukrainës drejt anëtares së Bashkimit Evropian, Spanjës, drejt anëtares së NATO-s, Turqisë, dhe drejt Azerbajxhanit gjatë vitit 2023, zbuloi njësiti hulumtues i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Skemat, dhe partnerët e tij.

Sasi të përafërta të misrit mbërritën tek aleatët e Moskës, Irani dhe Siria, të cilët edhe në të kaluarën blenë drithë ukrainas të përvetësuar nga Rusia, tregoi hulumtimi i bazuar në dokumente zyrtare ruse dhe burime të tjera, i kryer nga Skemat, grupi ukrainas i hakerëve Kiborg, Qendra Hulumtuese Bjelloruse dhe Vyortska, një media e pavarur në gjuhën ruse.

Të paktën 6.4 milionë tonë grurë u korrën në Krimenë e okupuar nga Rusia dhe në pjesët e kontrolluara nga rusët në rajonet Donjeck, Herson, Luhansk dhe Zaporizhja më 2023, sipas llogaritjeve satelitore nga programi Harvest i NASA-s, i cili gjurmon kërcënimet ndaj sigurisë ushqimore. SeaKrime, një projekt joqeveritar ukrainas që përcjell dërgesat ilegale të drithit ukrainas nga Rusia, raportoi se 2 milionë tonë nga ato korrje-shirje u nxorën jashtë vendit, nga portet e Krimesë.

Shitjet e tilla minojnë ekonominë ukrainase të dërrmuar nga lufta, dhe i mundësojnë Rusisë të ardhura për ta financuar pushtimin e gjerë të Ukrainës, që ka nisur më 2022. Për vitin 2023, Skemat dhe partnerët dokumentuan shitjen e gati 35.000 tonëve grurë e misër nga rajoni i Hersonit dhe nga Krimeja, të cilat Rusia i ofroi me zbritje.

Dokumentet e hakuara nga administrata okupatore e Hersonit, të dhënat që rrodhën nga dogana ruse, dhe informatat nga baza e të dhënave e tregtisë online, Import Genius, konfirmuan rolin e të paktën katër kompanive ruse – Agro-Fregat, Pallada, Sims-Trans Group dhe TD Fregat – në këto transaksione.

Njëra nga këto kompani, Pallada, ka lidhje të largëta me kontraktuesin e përgjithshëm për ndërtimin e një kompleksi masiv banimi në bregun e Detit të Zi në Rusi, i njohur si “pallati i Putinit”. Ndonëse dokumentet e doganës ruse dhe të administratës okupatore tregojnë se produktet erdhën nga rajoni i Hersonit dhe nga Krimeja, dhe jo nga Rusia, nuk dihet nëse blerësit vunë në pikëpyetje origjinën e produkteve që blenë. Asnjëri prej tyre nuk pranoi të komentojë rreth gjetjeve.

Rajoni i Hersonit, pjesë e shportës së bukës së Ukrainës, korri sasi rekorde prej 3.1 milionë tonësh drithë më 2021 – një sasi që joshi firmat ruse, sapo forcat ruse okupuan pjesë të rajonit jugor, më 2022.

Të dhënat satelitore më 2022 treguan për udhëtimin e kamionëve nga Hersoni dhe rajoni fqinj i Zaporizhjës, po ashtu pjesërisht i okupuar nga rusët, drejt Krimesë, për dërgesa të mëtejme jashtë vendit. Më 2023, kompanitë ruse transportuan produkte bujqësore me vlerë rreth 6.2 milionë euro nga rajoni i Hersonit, me zbritje apo pa tatim, sipas të dhënave të doganës ruse dhe kontratave nga administrata okupatore.

Volodymyr Saldo, ish-kryetar i qytetit të Hersonit, i cili është zyrtar kryesor i administratës okupatore në pjesën e kontrolluar nga rusët në rajon, ka kompetenca të aprovojë apo të refuzojë vendimet e një komisioni që cakton këto zbritje. Më 2023, disa kompani ruse aplikuan për zbritjet e veçanta. Vendimet e komisionit iu mundësuan Skemave dhe partnerëve që të gjurmonin shitjet ilegale jashtë vendit të produkteve bujqësore të Hersonit nga kompanitë ruse.

Që prej fillimit të pushtimit të gjerë të Ukrainës nga Rusia në shkurtin e vitit 2022, Bashkimi Evropian ka ndaluar importe ruse me vlerë prej 91.2 milionë eurosh, por ka shmangur ndalimin e tregtisë Rusi-BE për produkte ushqimore dhe shëndetësore, “në mënyrë që të mos dëmtohet popullata ruse”, sipas një shpjegimi nga BE-ja.

Kjo paraqiti mundësi për Agro-Fregatin e Rusisë, eksportues bujqësor me shumicë, vagonët e të cilëve u fotografuan nga Shërbimi ukrainas i REL-it në Krime. Në një artikull të publikuar më 2022, Oleksiy Makeyev, emisar special për sanksione i Ministrisë së Jashtme ukrainase, denoncoi Agro-Fregatin, me bazë në rajonin jugperëndimor rus, Rostov, dhe shtatë firma të tjera ruse, për eksportimin e “drithit të vjedhur” nga Ukraina.

Kokrrat e grurit ishin pjesë e tregtisë. Të dhënat ruse të eksporteve tregojnë se në shtatorin e vitit 2023, Agro-Fregat dërgoi, si pjesë të një ngarkese prej 4.500 tonësh drejt Spanjës, gati 2.674 tonë grurë nga porti i Sevastopolit, në Krime. Agro-Fregat merr certifikata ruse të cilësisë për grurin nga Krimeja prej vitit 2022, sipas Shërbimit Federal rus të Akreditimit.

Më 2022-‘23, Spanja ishte importuesja e dytë më e madhe e grurit të eksportuar nga Rusia, pas Turqisë, raportoi agjencia ruse e lajmeve, Interfax. Një manifest, i siguruar nga SeaKrime, pjesë e grupit Myrotvorets, identifikoi konsumatorin spanjoll të Agro-Fregatit si Cereales Y Harinas Garsan S.L., një kompani në qytetin juglindor spanjoll Lorka, që thotë se furnizon me ushqime 12 vende.

Cereales Y Harinas Garsan nuk iu përgjigj kërkesave për koment. Në një bisedë telefonike me Skemat, më 25 maj, shefi ekzekutiv i Agro-Fregat, Dmitry Lapkin, mohoi të jetë në dijeni për dërgesat nga rajoni i Hersonit.

Por, Agro-Fregat eksporton shpesh nga rajoni i Hersonit: në qershor dhe në korrik të vitit 2023, ai kërkoi leje nga komisioni për të eksportuar 25.000 tonë grurë dhe drithëra, me çmime me zbritje. Blerësi, sipas dokumenteve të administratës okupatore, ishte kompania turke Velar Tarim Sanayi ve Tic. A.S (Velar), me seli në qytetin Adana.

Turqia, e cila eksporton mallra ushtarake drejt Ukrainës, më 2022-‘23 ishte importuesja kryesore e drithit të eksportuar nga Rusia, sipas agjencisë analitike bujqësore, APK-Inform.

Të paktën 9.554 tonë grurë dhe drithëra për Velar-in, sipas një itinerari të qeverisë ruse, të konfirmuar nga gjurmimet e MarineTraffic, platformë e të dhënave të transportit, u dërguan më 7 gusht 2023 nga Gjiri i Sevastopolit, në Krime, drejt Portit të Kaukazit, në Ngushticën e Kerçit, me anijen transportuese Alfa M, dhe nga aty, dy ditë më vonë, u dërguan në portin mesdhetar të Mersinit, në Turqi, me anijen St. Olga.

Velar nuk iu përgjigj pyetjeve për këtë dërgesë. Aleati i Turqisë në Kaukazin Jugor, Azerbajxhani, i cili ka lidhje të ngushta me Moskën, e ka përshkruar veten si “mik besnik dhe të dashur të Ukrainës”. Ai, po ashtu, është konsumator i rregullt i grurit ukrainas, të përvetësuar nga Rusia.
Importet e grurit, të klasifikuara si ruse, më 2022 kapërcyen prodhimet e naftës si importi kryesor rus në Azerbajxhan, me vlerë prej 294 milionë dollarësh, sipas platformës së të dhënave tregtare, OEC.

Sim-Trans Group, me bazë në Moskë, e përshkruan veten si një prej tre eksportuesve kryesorë të grurit në Azerbajxhan. Më 2023, ai eksportoi drithë me vlerë prej rreth 410.000 dollarësh, sipas një baze zyrtare të dhënash të tregtisë së jashtme ruse, drejt kompanisë së regjistruar në Baku, Diba.

Origjina e të gjitha këtyre dërgesave të grurit është e panjohur. Por, më 2023, Sim-Trans Grouph mori leje nga komisioni për t’i dërguar Diba-s 2.200 tonë grurë nga Hersoni, tregojnë të dhënat e administratës okupatore. Sim-Trans Group nuk iu përgjigj thirrjeve telefonike në lidhje me këtë dërgesë. Diba nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Një kompani ruse, Pallada LLC, e cila më 2023 dërgoi të paktën 15.400 tonë elb nga Hersoni, me çmim me zbritje, drejt portit iranian Bandar Imam Khomeini, në Gjirin Persik, ka lidhje të largëta me biznesmenin e sanksionuar, Kreshimir Fillipoviq, i cili, sipas mediave ruse, ishte i përfshirë në ndërtimin e një prone luksoze në Gelendzhik, në bregun rus të Detit të Zi, e cila thuhet të jetë ndërtuar për presidentin rus, Vladimir Putin.

Pallada ishte regjistruar si shitëse me shumicë e drithit në qytetin jugperëndimor rus, Rostov, disa javë para pushtimit të plotë të Ukrainës. Zotëruese e vogël e aksioneve të saj është Megapolis-Invest, një firmë ruse për menaxhimin e korporatave, e cila më parë ka kontrolluar kompaninë Waveform Investments, zotërues kryesori i aksioneve të së cilës ishte Fillipoviq, sipas bazës së të dhënave biznesore, KonturFocus.

Media e pavarur, Proyekt, e ka identifikuar një biznes në pronësi të Fillipoviqit, Velesstroi, si kontraktuese të përgjithshme për ndërtimin e “pallatit të Putinit”.

Nuk dihet për përfshirjen e Fillipoviqit në Pallada. Zotëruesi kryesor i aksioneve të firmës, sipas regjistrit rus të bizneseve, SBIS, është Sergei Kuznetsov, një moskovit 47-vjeçar. Kuznetsov nuk iu përgjigj një pyetjeje nga Vyorstka, më 31 maj, nëse ai është vetëm pronar në letër i Palladas, për Megapolis-Investin dhe Fillipoviqin.

Një tjetër eksportues rus, TD Fregat LLC, me bazë në Moskë, po ashtu nuk pranoi të komentonte. Në majin e vitit 2023, ai përfitoi një zbritje në doganë për 3.000 tonë misër nga Hersoni, si pjesë e një eksporti prej 8.000 tonësh nga Krimeja drejt portit sirian, Latakia.

TD Fregat, që thotë se “është i specializuar për operacione komplekse në industrinë e drithit”, nuk iu përgjigj një kërkese për sqarime./ rel

rusi drithe ukraina

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale