LIVE UPDATES
Bota

HRW akuzon Rusinë “për krime lufte” në jug të Ukrainës

Në raportin e publikuar më 22 korrik, HRW tha se shkeljet e pretenduara të kryera nga forcat ruse, që përfshijnë torturim të të burgosurve ukrainas të luftës që mbahen nga rusët, përbëjnë krime lufte.

22 Korrik 2022, 12:55 Nga d.a.
HRW akuzon Rusinë “për krime lufte” në jug të
Organizata Human Rights Watch

Organizata Human Rights Watch (HRW) ka akuzuar Rusinë se kryerje të torturave, ndalime të paligjshme dhe zhdukje me forcë të civilëve në zonat e pushtuara të Ukrainës jugore, përkatësisht në rajonet e Hersonit dhe Zaporizhjas.

Në raportin e publikuar më 22 korrik, HRW tha se shkeljet e pretenduara të kryera nga forcat ruse, që përfshijnë torturim të të burgosurve ukrainas të luftës që mbahen nga rusët, përbëjnë krime lufte.

“Forcat ruse kanë kthyer zonat e pushtuara në jug të Ukrainës në një humnerë frike dhe paligjshmërie të egër”, tha Yulia Gorbunova nga HRW-ja.

“Tortura, trajtime jonjerëzore, por edhe ndalime të paligjshme të civilëve, janë në mesin e krimeve të mundshme të luftës që ne kemi dokumentuar, dhe autoritetet ruse duhet t’iu japin fund menjëherë këtyre abuzimeve dhe duhet ta kuptojnë se ata mund dhe do të mbahen përgjegjës”.

Organizata tha se për të përpiluar raportin ka biseduar me 71 persona nga Hersoni, Melitopoli, Berdijanska, Skadovsku dhe dhjetë qytete të tjera në rajonet Herson dhe Zaporizhja.

Dëshmitarët kanë përshkruar 42 raste kur trupat ruse i kanë mbajtur civilët në mënyrë arbitrare, i kanë torturuar dhe disa prej të ndaluarve është raportuar se janë zhdukur. Tre anëtarë të Forcave të Mbrojtjes Territoriale, që kishin statusin e të burgosurve të luftës, po ashtu janë torturuar. Dy prej tyre kanë vdekur, tha HRW-ja.

Në mesin e metodave të torturës që janë përshkruar nga personat, me të cilët ka biseduar HRW-ja, përfshijnë edhe rrahje, nganjëherë me shkop bejsbolli, tortura me elektro-shok që shpesh kanë shkaktuar thyerje të brinjëve dhe dëmtime në pjesë të tjera të trupit.

Viktimat e brutalitetit të trupave ruse, që më pas janë liruar nga mbajtja, është dashur të trajtohen në spital.

Human Rights Watch tha se këto abuzime kishin pasur për qëllim jo vetëm për të marrë informacione nga të ndaluarit, por po ashtu për të instaluar frikë në mesin e qytetarëve në mënyrë që ata ta pranojnë pushtimin rus.

Tamila Tasheva, përfaqësuese e përhershme për Ukrainën në Krime, tha për HRW-në se sipas vlerësimeve, të paktën 600 persona janë zhdukur me forcë qëkur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në fund të shkurtit.

Sipas Ligjit ndërkombëtar humanitar, ndalimi i paligjshëm dhe zhdukja me dhunë janë të ndaluara dhe përbëjnë krime lufte./REL/

organizata human rights watch lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet