Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Keenan, me fjalët e tij, është jashtëzakonisht krenar për të fejuarin dhe fitoren e tij zgjedhore. Dita e zgjedhjeve, siç thotë ai, zgjati shumë gjatë për të.
HOLANDË- Holanda mund të ketë një kryeministër të ri, 38-vjeçarin e majtë liberal Rob Jetten, i cili ka shanset më të mëdha për këtë post. Dhe me të, vendi mund të ketë për herë të parë një "zotëri të parë" në krah të kryeministrit në Holandë. I fejuari i Jetten vjen, njësoj si Mbretëresha Máxima, nga Argjentina. Ai është 28-vjeçari Nicolás Keenan, i lindur në Buenos Aires, një lojtar profesionist hokeji.
"Si finalja e Kupës së Botës"
Keenan, me fjalët e tij, është jashtëzakonisht krenar për të fejuarin dhe fitoren e tij zgjedhore. Dita e zgjedhjeve, siç thotë ai, zgjati shumë gjatë për të. "Nata e pritjes së rezultateve ishte si një finale e Kupës së Botës për mua", tha Keenan. Rezultatet u njoftuan në televizion në orën 9 të mbrëmjes. Pas kësaj, së bashku me partnerin e tij, ai festoi suksesin e partisë D66 deri në mesnatë.
Partnerët e kryeministrave në Holandë nuk luajnë ndonjë rol të madh. Keenan gjithashtu nuk beson se jeta e tij si "zotëri i parë" do të ndryshojë shumë. "Për mua, jeta thjesht vazhdon. Unë vazhdoj të stërvitem dhe asgjë nuk do të ndryshojë në fushën sportive."
Keenan tashmë ka arritur sukses me ekipin kombëtar argjentinas dhe ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Paris dhe Tokio. Tetë vjet më parë ai u transferua në Hagë dhe luan atje për klubin profesional HC Klein Zwitserland.
Takim në supermarket
Ata të dy u takuan rastësisht në Hagë. "Pikërisht në supermarket," tha Jetten për revistën Linda. Në atë kohë, ai ishte Ministër për Klimën dhe iu desh të largohej përkohësisht nga apartamenti i tij në verën e vitit 2022 për arsye sigurie, gjatë protestave të ashpra nga fermerët. Jetten u vendos në lagjen ku jeton Keenan. Të dy u takuan rastësisht në një supermarket dhe u dashuruan me njëri-tjetrin.
Keenan ishte lojtari i parë në hokejin profesional holandezpër meshkuj që e deklaroi hapur veten si homoseksual. Megjithatë, jo të gjithë e pranuan dashurinë e këtyre të dyve me entuziazëm, madje edhe në një vend gjoja tolerant. Jetten e tha publikisht dhe lexoi mesazhet homofobike të urrejtjes që po merrte.
I dashuruar kokë e këmbë
Politikani i majtë liberal nuk e fsheh aspak dashurinë e tij të madhe. Ai foli për këtë disa herë gjatë fushatës zgjedhore. Shumë vetë vunë re se ai buzëqeshte vazhdimisht, dhe disa vëzhgues komentuan me shaka se arsyeja për këtë nuk ishin vetëm mesazhet e tij optimiste politike, por se ai ishte i dashuruar kokë e këmbë.
Ai i propozoi fejesën Keenan në pranverë, dhe Keenan tha po me entuziazëm. Së shpejti të dy do të martohen. Përgatitjet për dasmën janë në kulmin e tyre./DW
Erika Kirk SHBA- Erika Kirk ka dhënë intervistën e saj të parë televizive që nga vrasja e bashkëshortit të saj, Cha...
foto ilustruese SHBA- Në qershor të vitit 2019, drejtori i agjencisë kryesore të inteligjencës të Pentagonit doli me një...
foto ilustruese ÇAD- Të paktën 33 persona janë vrarë në përleshjet komunale në provincën qendrore ...
pamje nga vendngjarja SHBA- Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë shtet amerikan, ...
foto ilustruese MALDIVE- Maldivet kanë shpallur ndalimin e plotë të duhanit për çdo person të lindur pas 1 janarit 2007, d...
Donald Trump SHBA- Donald Trump sulmoi kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, duke sugjeruar që...
Vuçiç-Zelensky Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homolog...
Donald Trump SHBA- Kthimi i Donald Trump në pushtet, një vit pas fitores së tij në zgjedhje, ka lënë tashm&eum...
Foto ilustruse SHBA- Forcat Ajrore Amerikane kanë kryer me sukses një provë lëshimi të raketës balistike ndërkontin...
Maria Corina Machado SHBA- Liderja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, ka vetëm gjëra të mira për të th&...