Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Grupi njoftoi se Sekretari i Përgjithshëm i tyre Hassan Nasrallah, do të mbante një fjalim me rastin e funeralit të komandantit Shukr, të enjten.
LINDJE E MESME- Grupi militant libanez Hezbollah konfirmoi të mërkurën vrasjen e komandantit të lartë ushtarak Fuad Shukr. Konfirmimi vjen më shumë se 24 orë pasi një sulm izraelit goditi një ndërtesë në periferinë jugore të kryeqytetit libanez ku ai ndodhej.
Grupi njoftoi se Sekretari i Përgjithshëm i tyre Hassan Nasrallah, do të mbante një fjalim me rastin e funeralit të komandantit Shukr, të enjten. Trupi i komandantit të Hezbollahut u gjet në rrënojat e një ndërtese në periferinë jugore të Bejrutit, të mërkurën.
Ushtria izraelite njoftoi të martën në mbrëmje se kishte vrarë Shukrin, të cilin e fajësoi për një sulm në fundjavë që la të vdekur mbi 10 persona, kryesisht fëmijë në Lartësitë e Golanit që kontrollohen nga Izraeli. Grupi Hezbollah që ka mbështetjen e Iranit, mohoi çdo përfshirje në sulmin e së shtunës.
Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se Shukri “ka gjakun e shumë izraelitëve në duart e tij. Tani, ne kemi treguar se gjaku i popullit tonë ka një çmim dhe se nuk ka vend të paarritshëm për forcat tona për këtë qëllim”. Një zyrtar që merret me çështjet e sigurisë në një vend tjetër në rajon konfirmoi në kushte anonimiteti se Komandanti Shukr kishte vdekur nga plagët. Të paktën dy gra dhe dy fëmijë u vranë gjithashtu në sulmin izraelit, thanë burimet mjekësore dhe të sigurisë.
Shukri ishte këshilltar i udhëheqësit të Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, sipas njoftimit të ushtrisë izraelite për vrasjen e tij. Sulmi në Bejrut erdhi pak para vrasjes së udhëheqësit të Hamasit Ismail Haniyeh në orët e para të së mërkurës në Iran, në një zhvillim që ka rritur më tej frikën për përshkallëzim më të gjerë rajonal. Hezbollahu është aleat i Hamasit./ VOA
fotot ilustruese SHBA- Zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell tha se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shum...
Frank-Walter Steinmeier GJERMANIA- Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier Presidenti u takua me ish-pjesëmarrës të moshuar t&e...
foto ilustruese IRAN- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet për një takim urgjent në lidhje me vrasjen e...
Foto ilustruese KOSOVA- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) tha të mërkurën se aktivist&...
foto ilustruese HAMAS- Vrasja e numrit dy udhëheqësve të Hezbollahut, Fuad Shukr dhe liderit politik të Hamasit, Ismael Haniyeh, mund t...
fotot ilustruese HAMAS- Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan e quajti vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh një akt të neveritsh&eu...
Kuvendi i Serbisë. SERBIA- Kuvendi i Serbisë e ka miratuar të mërkurën të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojt...
fotot ilustruese SHBA- Ndërsa Shtetet e Bashkuara po i afrohen zgjedhjeve të nëntorit, miliona shtetas të rinj amerikanë po pë...
foto ilustruese VENEZUELË- Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, në mënyrë të çuditshme i ka shpallur luftë El...
fotot ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombetar shprehën shqetësimin me vonesat në publikimin e të dhë...