LIVE UPDATES
Bota

Hetuesit e OKB-së gjejnë prova të tjera për krime lufte të forcave ruse në Ukrainë

Raporti, që u paraqit të hënën përpara Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, paraqet një panoramë shkeljesh të gjera dhe abuzimesh me popullsinë civile, si dhe të shkatërrimit të qëllimshëm në masë të gjerë të infrastrukturës thelbësore.

26 Shtator 2023, 21:24 Nga a.l
Hetuesit e OKB-së gjejnë prova të tjera për krime lufte
OKB

GJENEVË – Një raport i ri i Komisionit të OKB-së për Hetime në Ukrainë paraqet një mori provash gjithnjë e në rritje për krime lufte dhe krime të mundshme ndaj njerëzimit të kryera nga Rusia në luftën e saj të agresionit ndaj Ukrainës.

Raporti, që u paraqit të hënën përpara Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, paraqet një panoramë shkeljesh të gjera dhe abuzimesh me popullsinë civile, si dhe të shkatërrimit të qëllimshëm në masë të gjerë të infrastrukturës thelbësore.

“Komisioni është i shqetësuar nga provat e vazhdueshme për krime lufte të kryera nga forcat e armatosura të Rusisë në Ukrainë”, tha Erik Mose, kryetar i komisionit.

“Ndërsa gjendemi në vitin e dytë të konfliktit të armatosur, populli në Ukrainë vazhdon të përballet me humbjen dhe me plagët e të dashurve të tyre, me shkatërrimin në masë të gjerë, me vuajtjen dhe traumën, si dhe me vështirësitë ekonomike që kanë rezultuar prej kësaj”, tha ai. “Mijëra janë vrarë dhe janë plagosur, dhe miliona vazhdojnë të jenë të zhvendosur brenda vendit apo jashtë tij”.

Rusia i bojkotoi punimet dhe nuk ishte e pranishme në sallë për t’iu përgjigjur këtyre akuzave. Në të kaluarën ajo ka mohuar të ketë vendosur në objektiv civilët.

Shifrat më të fundit nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, flasin për 9,614 civilë të vrarë dhe 17,535 të plagosur, që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt 2022. Agjencia vë në dukje megjithatë se numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë.

Statistikat e agjencisë së OKB-së për refugjatët (UNHCR) tregojnë se 5.1 milionë persona janë të zhvendosur brenda Ukrainës, dhe 6,197,200 të tjerë janë larguar drejt vendeve të tjera si refugjatë.

Që kur u krijua në mars 2022, komisioni prej tre anëtarësh e ka vizituar Ukrainën mbi 10 herë, për të mbledhur informacion nga autoritetet qeveritare dhe për të “dëgjuar dëshmitë tronditëse” nga viktimat dhe dëshmitarët e abuzimeve.

“Komisioni shpreh keqardhjen që të gjitha komunikimet e drejtuara Federatës Ruse vazhdojnë të mbeten pa përgjigje”, tha zoti Mose.

Hetuesit raportojnë se “sulmet me armë eksplozive në zonat e populluara kanë shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe dëme, dhe kanë qenë shkaku kryesor i vdekjeve dhe plagosjeve në radhët e popullsisë civile”.

Ata kanë dokumentuar sulme me armë eksplozive ndaj godinave të banimit, një stacioni hekurudhor, magazinave tregtare, objekteve mjekësore dhe të tjera, që kanë ndërprerë shërbimet dhe furnizimet jetësore.

“Në shumicën e rasteve, dukej se nuk kishte një prani ushtarake në vendet e dëmtuara, ose në afërsi të tyre”, tha zoti Mose.

Në Kherson dhe Zaporizhia, rajone që patën qëndruar gjatë nën pushtimin e forcave ruse, komisioni mblodhi prova të tjera që tregojnë se përdorimi i torturës nga forcat e armatosura ruse në zonat nën kontrollin e tyre ka qenë i përhapur dhe sistematik, duke vënë në dukje se objektivat kryesore të torturës ishin personat e akuzuar si informatorë të forcave të armatosura të Ukrainës.

Zoti Mose i tha këshillit se torturat bëheshin kryesisht në qendra të ndryshme të paraburgimit të kontrolluara nga autoritetet ruse dhe se “tortura u ushtrua me një brutalitet të tillë sa shkaktoi vdekjen e disa prej viktimave”.

Ai tha se konflikti i armatosur ka patur pasoja shkatërrimtare për fëmijët dhe se komisioni po vazhdon të hetojë situata individuale të transferimeve drejt Federatës Ruse që mendohet se u janë bërë të miturve të pashoqëruar nga autoritetet ruse.

“Shprehim keqardhje që ka mungesë qartësie dhe transparence mbi përmasën e plotë, rrethanat dhe kategoritë e fëmijëve të transferuar”, tha zoti Mose.

Prokurori i Përgjithshëm ukrainas Andriy Kostin, duke iu drejtuar punimeve me një lidhje me video, kritikoi “mizoritë masive të kryera në një shkallë tronditëse nga Rusia gjatë luftës së saj të agresionit kundër Ukrainës”.

Ai foli me pasion dhe zemërim për dëmin e shkaktuar ndaj më shumë se 19,000 fëmijëve ukrainas që janë transferuar dhe dëbuar me forcë nga vendi i tyre nga zyrtarët më të lartë të Rusisë.

“Fëmijëve ukrainas u hiqet shtetësia ukrainase dhe caktohen për birësim në familjet ruse”, tha ai. “Është një krim lufte dhe krime kundër njerëzimit, që gjithashtu mund të përbëjnë krime gjenocidi në përputhje me Konventën e Gjenocidit të vitit 1948”.

Zoti Mose tha se komisioni ishte gjithashtu “i shqetësuar për akuzat për gjenocid në Ukrainë”. Për shembull, ai tha se “një pjesë e retorikës së transmetuara në mediat shtetërore ruse dhe të tjera, mund të përbëjnë nxitje për gjenocid”.

Ai tha se komisioni po vazhdon hetimet për çështje të tilla. “Vazhdojmë përpjekjet tona për të mbledhur prova që mund të përdoren për qëllime të llogaridhënies gjyqësore”, shtoi ai./VOA/ 

okb

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale