LIVE UPDATES
Bota

Sulmi në Banjskë vë në pikëpyetje dialogun Kosovë-Serbi

Më 24 shtator, një polic i Kosovës mbeti i vrarë pasi patrulla me të cilën ishte, u sulmua nga grupe të armatosura.

26 Shtator 2023, 20:34 Nga I.A
Sulmi në Banjskë vë në pikëpyetje dialogun
Foto ilustruese

KOSOVË- “Dialogu me Serbinë nuk ka më kuptim”, thotë për Radion Evropa e Lirë Zeqir Gashi.

Duke folur pas përleshjeve të dhunshme në Banjskë, ky qytetar i Prishtinës thotë se të gjitha rundet e deritashme të bisedimeve “kanë shkuar kot”.

“Rasti i fundit në veri është një pasqyrë për t’i treguar bashkësisë ndërkombëtare, Evropës dhe Amerikës, se Kosova është duke e mbrojtur territorin e saj dhe se Serbia është agresori që nxit incidente”, thotë ai.

Më 24 shtator, një polic i Kosovës mbeti i vrarë pasi patrulla me të cilën ishte, u sulmua nga grupe të armatosura. Ngjarja ndodhi në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit - zonë e banuar me shumicë serbe.

Përleshjet që pasuan mes sulmuesve dhe forcave të rendit rezultuan edhe me tre sulmues të vrarë dhe disa të arrestuar. Zyrtarët e Kosovës bënë përgjegjëse Serbinë për “agresionin”, ndërsa në Serbi mohuan se kanë gisht në këto ngjarje.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se personat e armatosur ishin serbë lokalë të Kosovës, “të cilët nuk mund të vuanin më terrorin” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e SHBA-së, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011, por përmbushja e qëllimit duket e largët.

“Kur bien viktima nga aktet terroriste, dialogu bëhet i pavlerë”, thotë Zeqir Gashi.

“Duhet ne të qesim kushte për dialog dhe jo Serbia të prijë gjithmonë me kushte”, thotë Rrezarta Basha.

“Nuk ia vlen të diskutohet më për dialogun, sepse qëllim i Serbisë është Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe destabilizimi i situatës. Ata e destabilizuan dhe a ia vlen tutje? Jo”, shprehet ajo.

Për Shemsedin Popajn, dialogu është alternativa e vetme për zgjidhjen e problemeve. Por, shton ai, pa sqarimin e të gjitha rrethanave të incidentit në Banjskë, kthimi i Kosovës në dialog nuk do të ishte opsion real.

“Unë mendoj se duhet të ndërrohet formati. Çështjen e dialogut mund ta zgjidhin vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kuptohet, me përkrahjen edhe të Bashkimit Evropian, por fjalën kyçe duhet ta ketë SHBA-ja”, thotë Popaj.

Dragani nga Mitrovica e Veriut - komunë e banuar me shumicë serbe -thotë se palët duhet t’i kthehen dialogut në mënyrë edhe më intensive.

“Dialogu duhet të jetë e ardhmja dhe mendoj se është gabim i madh që këto bisedime nuk janë më të shpeshta”, thotë ai.

Sipas Sandrës, askush nuk do që situatat si ajo në Banjskë të përsëriten, andaj “dialogu është i domosdoshëm”.

“Nuk mendoj se shumë gjëra do të ndryshojnë për mirë në fillim, por mendoj se duhet të punojmë për këtë. Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare deklarojnë se duhet të punohet për dialog dhe vazhdimisht bëjnë thirrje për dialog, mbase do t’i detyrojnë të dyja palët të vazhdojnë”, thotë Sandra.

Kosova dhe Serbia kanë nisur bisedimet në vitin 2011, tre vjet pasi Kosova ka shpallur pavarësinë.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumë prej tyre nuk janë zbatuar kurrë.

Rundi i fundit i bisedimeve mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është zhvilluar më 14 shtator, por nuk është raportuar për ndonjë përparim.

Kurti ka fajësuar ndërmjetësuesit evropianë për anshmëri - gjë që është konsideruar si “akuzë e pabazë” nga BE-ja.

Pas ngjarjeve në Banjskë, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialog, Mirosllav Lajçak, ka thënë se, në ditët në vazhdim, do të përqendrohet në gjetjen e një rruge përpara në bisedime.

Thirrje për t’iu kthyer rrugës diplomatike Kosovës dhe Serbisë i kanë bërë edhe Shtetet e Bashkuara.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se ka biseduar me udhëheqësit e të dyja vendeve dhe se ka kërkuar prej tyre që t'iu kthehen bisedimeve.

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse do të merrte pjesë në një rund të ri bisedimesh, po qe se do të kishte ftesë për një të tillë.

Njohësi i proceseve politike në Prishtinë, Agon Maliqi, thotë se incidenti në Banjskë e ka përkeqësuar situatën dhe ka thelluar mosbesimin midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, palët nuk janë të gatshme për dialog.

“BE-ja e ka bërë një gabim trashanik, veçanërisht në Marrëveshjen e Ohrit, duke mos iu paraprirë zhvillimeve dhe duke mos i paraparë të gjitha elementet që mund të jenë problematike në terren, përfshirë problemet që u krijuan me bojkotimin e institucioneve, elementet kriminale, si dhe sigurinë ndaj aktorëve të jashtëm që janë destabilizues”, thotë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Maliqi i referohet marrëveshjes që palët kanë arritur gojarisht në mars, e që ka synim normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Hapat që ka prezantuar BE-ja për zbatimin e kësaj marrëveshjeje në takimin e 14 shtatorit, janë bërë edhe shkak i dështimit të dialogut.

Kurti ka thënë se nuk mund të pranojë kushte, përkatësisht të pajtohet me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe përpara se të formalizohet njohja de facto e Kosovës nga Serbia.

Politologu nga Beogradi, Ognjen Gogiq, thotë se formati aktual i dialogut në Bruksel duhet të ndryshojë, sepse, sipas tij, “ky format është shtrydhur dhe nuk mund të japë më rezultate”.

Tensionet që nisën në veri vitin e kaluar, për shkak të riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe, e më pas dalja e serbëve nga institucionet e Kosovës, kanë treguar se dialogu është i pafrytshëm, thotë Gogiq.

Për më tepër, shton ai, “imponimi i marrëveshjeve të reja”, sikurse Marrëveshja e Ohrit, tregoi se dialogu nuk përkon me zhvillimet në terren.

“Gjendja në terren, në veri të Kosovës, tash është më e keqe sesa para dy apo tre vjetësh. Pra, ai dialog nuk ka efekt dhe mbase është kundër-produktiv. Mbase edhe kriza është radikalizuar, për shkak se ndërmjetësuesit ndërkombëtarë erdhën me disa propozime dhe plane, të cilat nuk ishin të pranueshme as për Kosovën dhe as për Serbinë”, thotë Gogiq.

Si Maliqi, ashtu edhe Gogiq beson se nuk do të ketë rikthim të shpejtë të palëve në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, por mund të ketë bisedime për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejmë të situatës në veri, e cila, sipas tyre, mund të sjellë mjaft rreziqe. Kjo zonë është e banuar me shumicë serbe, e cila nuk u bindet vendimeve të institucioneve të Kosovës.

Marrë nga REL

zeqir gashi tensione në veri të kosovës albin kurti

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale