LIVE UPDATES
Bota

Gucati e Haradinaj do të qëndrojnë në paraburgim në pritje të ankesave të tyre

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë në shumën prej 100 euro, për veprat penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.

29 Korrik 2022, 11:36 Nga I.A
Gucati e Haradinaj do të qëndrojnë në paraburgim në
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

HAGË- Paneli i Gjykatës së Apelit, i kryesuar nga Michèle Picard, ka nxjerrë një vendim, në të cilin thuhet se paneli konfirmon se Hysni Gucati e Nasim Haradinaj do të qëndrojnë në paraburgim në pritje të ankesave të tyre, përveç nëse paneli urdhëron ndryshe. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë në shumën prej 100 euro, për veprat penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë. Sipas këtij vendimi, më 17 qershor 2022, të akuzuarit kanë paraqitur njoftimet e tyre për apel”.

“Po të njëjtën ditë, ZPS paraqiti kërkesën e saj, duke njoftuar Presidenten se nuk synon të kërkojë ankim ndaj aktgjykimit dhe duke kërkuar që, nëse të akuzuarit kërkojnë të apelojnë aktgjykimin e gjykimit, paraburgimi i tyre të qëndrojë edhe nga Paneli i Apelit”, thuhet në këtë vendim.

Ndërsa, thuhet se më 22 qershor 2022, kryetarja e panelit i ftoi të akuzuarit që të paraqesin përgjigjen e tyre përkatëse ndaj kërkesës, nëse ka, brenda dhjetë ditëve nga shpërndarja e saj dhe ZPS-ja të dorëzojë përgjigjen e saj, nëse ka, brenda pesë ditëve nga përgjigjet.

Më 30 qershor 2022, Gucati dorëzoi përgjigjen e tij në kërkesë, kurse thuhet se mbrojtja e Haradinajt dhe ZPS nuk janë përgjigjur. Vendimi thotë se në bazë të nenit 46 (8) të Ligjit, përveç rasteve kur kolegji gjyqësor ose Gjykata e Apelit urdhëron ndryshe, personi i dënuar mbetet në paraburgim në pritje të ankesës.

“Nga kjo dispozitë rezulton se, pasi një person të jetë dënuar, paraburgimi i tij/saj është rregulli dhe lirimi i përjashtimit. Paneli më tej thekson se, sipas rregullës 174 të Rregullores, rregullat 56 deri 60 lidhur me paraburgimin, me përjashtim të rregullës 58, do të zbatohen mutatis mutandis në procedurat para Kolegjit të Apelit. Interpretimi i këtyre Rregullave do të udhëhiqet nga prezumimi i paraburgimit i cili rrjedh, siç u shpjegua më lart, nga neni 46 (8) i Ligjit”, thuhet në vendim, raporton “Betimi për Drejtësi.

Tutje, thuhet se paneli përfundimisht thekson në këtë kontekst se Ligji – në rast neni 46 (8) – mbizotëron mbi Rregullat në rast konflikti.

“Në këtë sfond, Paneli konsideron se në kundërshtim me fazën para dënimit në shkallë të parë, ku para një gjykatësi paraprak ose trupi gjykues kërkohet, në përputhje me nenin 41 (10) të Ligjit dhe rregullin 57 (2) të Rregullores, të kryejnë automatikisht një rishikim dy-mujor të paraburgimit, kjo nuk kërkohet më gjatë procedurës së apelit pas dënimit”, thuhet tutje.

Sipas vendimit, dallimi në mes të fazës para dhe pas dënimit në lidhje me paraburgimin është në përputhje me nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), i cili pasqyrohet ngushtë në nenin 29 të Kushtetutës së Kosovës.

“Sipas nenit 5 (1) (a) të KEDNJ-së, askush nuk mund të privohet nga liria, përveç, ndër të tjera, në rastin e ndalimit të ligjshëm të një personi pas dënimit nga një gjykatë kompetente. Kjo duhet kuptuar si dënim nga një gjykatë e shkallës së parë, pasi në atë kohë përfundon mbrojtja sipas nenit 5 (1) (c) dhe (3) të KEDNJ. Një mbrojtje e tillë përfshin një rishikim të rregullt të paraburgimit dhe kërkon lirimin e përkohshëm të të akuzuarit pasi ndalimi i tij/saj i vazhdueshëm pushon së qeni i arsyeshëm, pasi para dënimit nga një gjykatë e shkallës së parë ekziston një supozim në favor të lirimit”, thuhet nga paneli i Apelit.

Sipas këtij vendimi, interpretimi i mësipërm është gjithashtu në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës dhe më tej, nuk është paragjykues për të akuzuarin, pasi që ai ka të drejtë të kërkojë rishikimin e paraburgimit të tij në çdo kohë.

“Në dritën e  më sipër, Paneli pajtohet me pohimin e Gucatit se kërkesa nuk kërkon ndonjë urdhër ose lehtësim”, thotë vendimi.

Në fund, thuhet se paneli  konfirmon se të akuzuarit do të qëndrojnë në paraburgim në pritje të ankesave të tyre, përveç nëse paneli urdhëron ndryshe.

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinajn, akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj ngarkoheshin se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

“Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

michèle picard hysni gucati nasim haradinaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet