LIVE UPDATES
Bota

Grupi i të Drejtave të Bjellorusisë: Më shumë se 100 disidentë janë ndaluar brenda një jave, arrestime masive në Minsk

“Gueriljet” nga lëvizja opozitare e vendit BYPOL morën përgjegjësinë për sulmin ndaj një avioni Beriev A-50 në bazën ajrore Machulishchy pranë Minskut.

15 Mars 2023, 21:36 Nga k.m.
Grupi i të Drejtave të Bjellorusisë: Më shumë se 100
Foto ilustruese

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Bjellorusi dhanë alarmin për një goditje të re të rëndë ndaj disidentëve nga qeveria autoritare me më shumë se 100 persona – përfshirë disa psikologë dhe psikiatër – të arrestuar brenda një jave. Viasna, grupi më i vjetër dhe më i njohur i të drejtave në Bjellorusi, tha të martën se arrestime masive u zhvilluan në kryeqytetin Minsk, si dhe në lindje dhe perëndim të vendit.

Autoritetet kishin në shënjestër aktivistët e opozitës, gazetarët, punonjësit e mjekësisë, anëtarët e klubeve sportive dhe ata që përdorin dronë. Pavel Sapelka i grupit Viasna tha për agjencinë Associated Press se forcat e sigurisë së Bjellorusisë po kryejnë “bastisje dhe kontrolle të hollësishme” ndaj atyre që dyshohen për përfshirje në një sulm të fundit në një avion luftarak rus të stacionuar pranë kryeqytetit bjellorus.

“Gueriljet” nga lëvizja opozitare e vendit BYPOL morën përgjegjësinë për sulmin ndaj një avioni Beriev A-50 në bazën ajrore Machulishchy pranë Minskut.

Rusia përdori territorin e aleatit të saj Bjellorusisë për të sulmuar Ukrainën një vit më parë, dhe Bjellorusia ka vazhduar të presë trupa ruse, avionë luftarakë dhe armë të tjera. Aktivistët e opozitës kanë thënë se synojnë të minojnë atë mbështetje për luftën.

Autoritetet bjelloruse kanë thënë se kanë kërkuar që aleati i vjetër, Moska, të monitorojë kufirin e tyre dhe fillimisht heshtën për incidentin. Ditë më vonë, presidenti autoritar i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, e pranoi sulmin, duke thënë se dëmtimi i avionit ishte i parëndësishëm, duke pranuar se ai duhej të dërgohej në Rusi për riparime.

Sipas ministrisë së brendshme të Bjellorusisë, vetëm më 9 mars, 60 persona u arrestuan si pjesë e “intensifikimit të punës për ata që janë përfshirë në grupe ekstremiste dhe organizata terroriste”. Agjencia shtetërore e sigurisë KGB e vendit raportoi gjithashtu arrestimin e një shtetasi ukrainas të cilin autoritetet e akuzojnë për sulmin e avionit dhe 20 bashkëpunëtorë të dyshuar bjellorusë.

Autoritetet raportuan gjithashtu arrestimin e 30 personave në qytetin Gomel në kufirin me Ukrainën, “me qëllim të identifikimit të lidhjeve me anëtarë të huaj të grupeve ekstremiste”. Sipas Viasnas, të arrestuarit në Gomel mbeten në paraburgim në kushte të rënda.

Grupi raportoi gjithashtu ndalime masive “të pashpjegueshme” të psikologëve dhe psikiatërve bjellorusë. Më shumë se 20 mjekë janë arrestuar në të gjithë vendin dhe autoritetet “kërkojnë që ata të shkelin konfidencialitetin mjek-pacient dhe të raportojnë pacientë “të pakëndshëm” që po trajtojnë”.

Gjithsej katër gazetarë janë arrestuar gjithashtu në Bjellorusi gjatë javës së kaluar.

Midis tyre janë Viachaslau Lazarau, i cili u arrestua në Vitebsk dhe po përballet me akuzat për “kontribut në aktivitete ekstremiste”, dhe kameramani Pavel Padabed, i cili u arrestua në Minsk të martën për një postim në rrjetet sociale nga viti 2012. Një gazetar tjetër, Anatol Hatouchyts në Gomel, iu nënshtrua një kontrolli në shtëpi.

Një goditje gjithëpërfshirëse ndaj disidencës në Bjellorusi u ndërmor nga autoritetet në vitin 2020 dhe ka vazhduar qysh atëherë. Ajo erdhi si përgjigje ndaj protestave masive që pasuan zgjedhjet e gushtit 2020 që i dhanë Lukashenkos një mandat të ri në detyrë. Politikanët e opozitës dhe vendet perëndimore i denoncuan rezultatet si një mashtrim.

Lukashenko, një aleat i vjetër i presidentit rus Vladimir Putin, i cili mbështeti pushtimin rus të Ukrainës, ka qeverisur ish-vendin sovjetik me një dorë të hekurt që nga viti 1994. Më shumë se 35,000 njerëz u arrestuan dhe mijëra u rrahën nga policia mes protestave, më të mëdhatë mbajtur ndonjëherë në vend./VOA

bjellorusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet