LIVE UPDATES
Bota

Greva e arsimtarëve në Kosovë/ Vazhdon dita e dytë e grevës në Arsim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit së Kosovës ditën e djeshme përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, nga informatat jo të plota që kanë marr kryesisht nga komunikimi i zyrtarëve të MASHTI-t me zyrtarë komunal janë informuar që shumica e shkollave në Kosovë nuk kanë mbajtur mësim për shkak të grevës së shpallur nga BSPK-ja.

2 Shtator 2022, 09:08 Nga s.s
Greva e arsimtarëve në Kosovë/ Vazhdon dita e dytë e
Grevë në Kosovë

KOSOVË- Ashtu siç pritej ditën e djeshme disa shkolla në Prishtinë nuk kanë nisur proçesin e mësimit shkollor pas situatës kaotike mes Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) dhe qeverisë së Kosovësndërsa disa të tjera e kanë nisur mësimin. Greva ka ardhur si pasojë e mos realizimit të kërkesave të SBASHK-ut nga Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe kërkesa për shtesën prej 100 euro deri në Ligjin për Paga. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit së Kosovës ditën e djeshme përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, nga informatat jo të plota që kanë marr kryesisht nga komunikimi i zyrtarëve të MASHTI-t me zyrtarë komunal janë informuar që shumica e shkollave në Kosovë nuk kanë mbajtur mësim për shkak të grevës së shpallur nga BSPK-ja.

“Sipas të dhënave të Ministrisë, situata dallon nga shkolla në shkollë, ku në disa ka nisur procesi mësimor e në disa të tjera mësimi është mbajtur pjesërisht. Po ashtu, si Ministri e Arsimit jemi të informuar për presione të shumta politike tek shkollat. Duke respektuar të drejtën e atyre që janë në grevë presim që të respektohet edhe e drejta e mësimdhënësve të cilët nuk janë në grevë dhe duan të punojnë”, ka njoftuar Ministria.

MASHTI u ka bërë thirrje Drejtorive Komunale të Arsimit që t’i përgjigjen obligimit dhe të mbajnë komunikime në vijë institucionale rreth vijueshmërisë së procesit mësimor në shkolla. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës njofton se greva e përgjithshme është duke u zhvilluar dhe se ajo është shtrirë në të gjitha nivelet e shkollave dhe në administratat komunale në gjithë vendin, pa probleme e plotësisht sipas rregullave dhe normave ligjore.

Sipas BSPK-së të punësuarit grevistë janë edhe më të vendosur në të drejtën e tyre e sidomos pas kërcënimeve aspak të mira dhe rrënuese për demokracinë.

“Ndërhyrja e Partnerit Social Qeverisë në rrjedhën e grevës është joligjore dhe këtë do të duhej ta di mirë Partneri ynë Social Qeveria. Është ligji ai që të punësuarit grevist ia jep këtë të drejtë e cila nuk duhet t’i cenohet e as që mund t’i cenohet dhe as t’i merret nga askush e aq më pak nga Partneri ynë Social Qeveria e cila e ka për detyrë t’i mbrojë dhe t’u dalë krah veprimeve ligjore duke e krijuar mjedisin e duhur dhe të shëndetshëm për funksionimin normal e ligjor të shoqërisë”, thuhet në njoftimin e BSPK-së.

Sipas sindikalistëve, tërheqja nga greva nuk do të ndodhë e as që mund të ndodhë, se është joligjore dhe ligji për grevën detyron të punësuarin të bëhet grevist e të hidhet në grevë. Reagime rreth fillimin të grevës në arsim ka pasur edhe nga lidershipi e Kosovës dhe partitë opozitare. Sipas presidentes së shtetit Sindikata e Arsimit parauniversitar ka të drejtë t`i adresoj shqetësimet në raport me mirëqenien e mësimdhënësve dhe pagave të tyre, por gjithmonë duke shmangur dëmin e pariparueshëm që i bëhet interesit të nxënësve nga ndalimi i procesit mësimor.

“Çdo 1 shtator kemi uruar nxënësit e mësimdhënësit tanë për një vit shkollor të mbarë. Sot në vend të urimit, duhet të dërgojmë mesazh reflektimi, shkaku i grevës dhe mosfillimit të proçesit mësimor, duke ftuar palët e përfshira në këtë çështje që bojkotin e procesit mësimor ta zëvendësojnë me dialog”, ka shkruar presidentja Osmani.

Kyeministri i vendit siguroi mësimdhënësit se koeficienti i pagave i parashikuar për ta, do të jetë më i mirë sesa në të kaluarën. Ai tha se e kupton që greva është instrument i sindikatave, por sindikatat nuk  bën të jenë instrument i bojkotit të Qeverisë e shtetit. “Shkolla nuk bën të bojkotohet. Është e drejtë elementare e çdo fëmije që të edukohet”, tha ai. 

Kryeministri Kurti deklaroi se shpreson që procesi mësimor të vazhdojë sepse asnjë ditë e humbur nuk kompensohet lehtë. Ai u bëri thirrje prindërve e mësimdhënësve që ta kuptojnë se jemi në një moment historik dhe nuk bën të braktiset mësimi. “Nuk ka kurrfarë urrejtje apo hakmarrje ndaj askujt. Por, një gjë duhet ta kuptoni s’mund të paguhen njerëzit për punën që nuk e bëjnë. Ata duhet të paguhen për punën që bëjnë sipas meritës. Kjo është jo vetëm çështje e ligjit, por edhe e arsyes së shëndoshë mendore”, tha Kurti. Kurse partitë opozitare LDK e PDK e kanë kritikuar qeverinë për qasje të gabuar rreth vendimit të qeverisë për ndaljen e pagave.

greva e arsimtareve ne kosove

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale