LIVE UPDATES
Bota

Greqia voton: Premtimet parazgjedhore dhe realiteti

Grekët po zgjedhin sot (21.05) një parlament të ri. Premtimet e mëdha kanë një traditë të gjatë në fushatat parazgjedhore greke.

21 Maj 2023, 12:00 Nga k.m.
Greqia voton: Premtimet parazgjedhore dhe realiteti
Foto ilustruese

"Nuk është e dëmshme të bësh një premtim gjatë fushatës elektorale, por mund të jetë e dëmshme nëse nuk e zbaton një premtim të fushatës," paralajmëroi George Papandreu, kreu i parë i qeverisë në Greqinë e pasluftës dhe themeluesi i një prej klaneve politike më me ndikim në vend. Politikani mendjemprehtë e kuptoi që herët se e vetmja rrugë për të shkuar përpara në politikën greke është t'u japësh premtime të mëdha zgjedhësve, që kanë bërë edhe shumica e pasardhësve të tij.

Një shembull veçanërisht i mirë: në prag të zgjedhjeve parlamentare më 2012, në kulmin e krizës së borxheve në Greqi, lideri i atëhershëm i opozitës, Alexis Tsipras premtoi në një fjalim mbi buxhetin se do të anulonte masat shtrënguese të diktuara nga një ligj, qoftë edhe në kundërshtim me vendimet e kreditorëve ndërkombëtarë. Sipas motos: Masat shtrënguese do të ndalohen menjëherë.

Deklarata luftarake e tij shkaktoi entuziazëm tek votuesit e majtë. Por gjërat rezultuan krejt ndryshe: pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2015, kryeministri majtist Tsipras u përball me realitetin e politikës financiare dhe iu desh të binte dakord për huatë e reja si dhe kërkesat për shtrëngime e kursime. Më pas ai deklaroi në parlament se Greqia nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të zbatonte programin e miratuar të reformave, çdo gjë tjetër do të çonte në katastrofë.

Shifra të pasakta u raportuan në Bruksel

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Tsipras është edhe përgjegjës për krizën e borxhit. Në fund të fundit, para mandatit të tij, konservatorët dhe socialistët, të cilët duket se kanë sunduar për një përjetësi, kishin përcaktuar jetën politike në Greqi ku vazhdimisht grumbulloheshin borxhe të reja. Vetëm në vitet 2004-2009, kryeministri konservator Kostas Karamanlis, nipi i ish-kryeministrit Konstantinos Karamanlis, gati dyfishoi borxhin kombëtar dhe madje raportoi shifra të rreme në Bruksel.

Edhe atëherë, në kohën e Karamanlisit, kishte spekulime për falimentimin e vendit. Por pak përpara zgjedhjeve parlamentare të 2009-s, ministri i tij i Financave, Giorgos Alogoskufis, siguroi se nuk kishte asgjë për t'u shqetësuar. Ai tha se "Greqia është e armatosur mirë kundër krizës financiare ndërkombëtare", as ky premtim elektoral nuk vlente shumë dhe ishte i pabazë.

"Ka mjaft para"

Në atë moment, shpresa socialiste e Jorgo Papandreut, djalit dhe nipit të ish-kryetarëve të qeverive, u shua nga sondazhet e opinionit publik. Ai premtoi tepër gjëra të mira. Që në 100 ditët e para të mandatit të tij, pasuria do të shpërndahej më drejtë, thuhej në fushatën e tij elektorale. I pyetur nga gazetarët se kush duhet të paguajë për të gjitha këto, Papandreu bëri një premtim parazgjedhor që hyri në histori: "Ka mjaft para".

Çuditërisht, ai fitoi një shumicë absolute në Parlament. Por votuesit u zhgënjyen përsëri. Sapo mori detyrën, kryeministri socialist shpalli një "betejë titanike” kundër falimentimit që kërcënon atdheun. Pjesa tjetër e historisë është e njohur: Papandreu kërkoi mbështetje financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe BE, dhe në këmbim u angazhua për masat shtrënguese që bënë që prodhimi në Greqi të tkurret me më shumë se 30 për qind në vitet në vijim.

"Makina të lira për të gjithë"

Fushata elektorale greke ka të bëjë gjithmonë me kredi të lira ose lehtësime tatimore. Klasik në këtë drejtim është premtimi i liderit konservator të opozitës Konstantinos Mitsotakis përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 1985-ës se ai do të shkurtonte në mënyrë drastike taksat dhe detyrimet për blerjet e makinave në mënyrë që çdo familje të mund të përballonte një makinë të re.

Në të njëjtën kohë, duhet ditur se në vitet 1980, qeveria socialiste në Athinë taksonte rëndë produktet industriale nga jashtë për të mbrojtur industrinë vendase dhe për të përmirësuar arkën e shtetit. Ajo ishte në gjendje ta bënte këtë pasi nuk kishte ende një treg të vetëm evropian. Në atë kohë, një makinë gjermane e rangut të mesëm ishte një ëndërr e paarritshme për shumë familje në Greqi.

Pikërisht këtu donte të fillonte politikani liberal Konstantin Mitsotakis, babai i kryeministrit aktual Kyriakos Mitsotakis dhe ta bënte sërish partinë e tij tërheqëse për klasën e mesme punëtore. Por socialistët në pushtet në atë kohë u kundërpërgjigjën me një slogan të fushatës zgjedhore që mobilizoi veçanërisht votuesit e rinj: "Më mirë të ngasësh një motoçikletë sesa të votosh për Mitsotakis!” Kryeministri socialist Andreas Papandreu doli si fitues i qartë në zgjedhjet e qershorit 1985.

Gënjeshtrat

Një nga arsyet për këtë, megjithatë, ishte "publiciteti negativ" në SHBA: katër javë përpara zgjedhjeve, gazeta pro-qeveritare Avriani botoi një foto nga Lufta e Dytë Botërore që tregonte Mitsotakis si një djalë të ri në Kretë, miqësor me dy nazistë gjermanë. Ironike, duke qenë se Mitsotakis ishte përfshirë në rezistencë dhe madje ishte në burg.

Konservatorët kanë akuzuar kreun socialist Andreas Papandreu për "falsifikim" dhe konspiracion politik. Asgjë nuk ndihmoi. Në vitin 2016, gazetari investigativ në Athinë, Kostas Vaksevanis, shkroi se akuzat naziste kundër Mitsotakis ishin të sajuara dhe të lidhura me ndërhyrjen e Stasit. Të gjitha mediat greke e konsideruan të besueshëm këtë interpretim të historisë. Por çfarë lidhje kishte Stasi me socialistët në pushtet në atë kohë? Kjo pyetje mbetet e hapur edhe sot e kësaj dite.

zgjedhjet ne greqi 2023

Sondazh

Poll
Bota 21 Maj 2023, 10:11 k.m.

Po vjen ASTEROIDI JK!

Foto ilustruese SHBA- Një asteroid i quajtur 2023 JK, me madhësinë e një aeroplani komercial, do të kalojë pranë Tok&eum...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet