LIVE UPDATES
Bota

Protestat në Iran/ Goldberg: SHBA-ja s'e përjashton asnjë përgjigje ndaj Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar disa ultimatume përmes rrjeteve sociale ndaj udhëheqësve të republikës islamike për të respektuar jetën dhe kërkesat e protestuesve, dhe më 13 janar ai shkroi : “Ndihma po vjen.”

14 Janar 2026, 17:42 Nga E.d
Protestat në Iran/ Goldberg: SHBA-ja s'e përjashton asnjë
Protesta pranë konsulatës të Shteteve të Bashkuara në Milano, në mbështetje të protestave masive në Iran

Derisa shtypja brutale e Iranit ndaj protestave masive po thellohet dhe lajmi për mijëra protestues të vrarë është shpërndarë nëpër botë, komuniteti global pret të shohë se si do të përgjigjen Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar disa ultimatume përmes rrjeteve sociale ndaj udhëheqësve të republikës islamike për të respektuar jetën dhe kërkesat e protestuesve, dhe më 13 janar ai shkroi : “Ndihma po vjen.”

Gjatë presidencës së Trumpit, midis viteve 2019 dhe 2020, kur fushata e presionit të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit ishte në kulmin e saj, Richard Goldberg ishte drejtor i Zyrës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë kundër Armëve të Shkatërrimit në Masë të Iranit.

Hannah Kaviani nga shërbimi në gjuhën persiane i Radios Evropa e Lirë foli me Richard Goldbergun, tani këshilltar i lartë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, më 13 janar, për atë se cili mund të jetë hapi i radhës i Trumpit kundër Iranit.

Richard Goldberg, këshilltar i lartë për Fondin për Mbrojtjen e Demokracive (FDD).
Radio Evropa e Lirë: Presidenti amerikan Trump po flet për ndihmën që po vjen. Dhe tani ekziston pyetja se çfarë është kjo ndihmë dhe çfarë mund të përfshijë?

Richard Goldberg: Presidenti është shumë serioz në zbatimin e vijave të tij të kuqe. Ai ishte shumë i qartë se kjo lloj vrasjeje masive që po shohim nëpër rrugë nuk do të tolerohej, se ai do të ndërmerrte një veprim të fortë kundër regjimit si përgjigje. Ai po sheh qartë atë që po shohim të gjithë ne, dhe kjo është se regjimi është vërtet në teh. Ky është një moment potencial historik. Ky nuk është viti 2009. Nuk është 2019, dhe nuk është 2022. Kjo është diçka që regjimi qartazi i frikësohet plotësisht. Ata e shohin se kjo nuk po ndalet. Njerëzit ende po dalin në rrugë pavarësisht vrasjeve masive nga regjimi. Kjo është organike. Njerëzit kanë duruar mjaft. Është e përhapur në të gjithë vendin.

Kombinojeni [këtë me] situatën ekonomike, mungesën e çdo kërcënimi të vazhdueshëm të jashtëm për botën nga një program bërthamor, dhe, siç do të thoshim në anglisht: Shenjat janë të qarta për Ajatollahun [udhëheqësin suprem Ali Khamenei] në këtë pikë.

Presidenti duhet të jetë shumë i kujdesshëm në mënyrën se si i përdor opsionet e tij. Ai dëshiron t’i fuqizojë njerëzit në terren, ai dëshiron të bëjë çaktivizim maksimal ndaj aparatit të regjimit për t’i fuqizuar njerëzit dhe për t’u krijuar mundësi atyre, dhe ai dëshiron të sigurohet që të shmangë dëmtimin e çdo civili gjatë procesit.

Radio Evropa e Lirë: Pra, cilat janë ato opsione?

Goldberg: Do të thosha se [Trumpi] tashmë ka filluar. Po shikoni një vendim që tashmë është marrë duke u shpalosur. Filloi dje në sferën ekonomike dhe diplomatike me njoftimin e tarifave. Është gati të lëvizë në drejtime të reja menjëherë me deklaratën e tij publike duke i nxitur njerëzit të dalin në rrugë, të marrin institucionet, dhe se ndihma po vjen.

Nuk besoj, duke e njohur presidentin, se ai do t’i bënte ato deklarata dhe do t’i vinte njerëzit në rrezik pa një plan të guximshëm. Dhe, do të imagjinoja se do të jetë një përzierje e veprimeve kibernetike dhe ushtarake. Mund të ketë aktivitete të fshehta që ne nuk i kuptojmë ose nuk i dimë. Dhe, përsëri, ideja do të jetë të prishë dhe të dobësojë regjimin.

Radio Evropa e Lirë: A mund të përfshijnë këto veprime të fshehta, për shembull, shënjestrimin e udhëheqësit suprem?

Goldberg: Asgjë nuk përjashtohet.

Radio Evropa e Lirë: Ajo që dimë nga Trumpi është se ai nuk është në favor të luftërave të gjata. Çfarë mendoni se është opsioni këtu për të?

Goldberg: Ne kemi shumë opsione. Fuqia jonë ajrore është superiore. Nuk ka mbrojtje ajrore në Iran, edhe sot, që mund të bëjë ndonjë gjë ndaj Forcave Ajrore të SHBA-së ose forcave ajrore detare: Ne kemi armë tokë-tokë, armë sulmuese; kemi bombardues me rreze të gjatë, siç e pa edhe vetë Ajatollahu qershorin e kaluar, që janë të padukshëm. Dhe, ai nuk do ta dijë se gjërat kanë mbaruar derisa të shpërthejnë. Ai nuk do ta dijë se dikush po vjen derisa të shpërthejë bomba.

Radio Evropa e Lirë: Disa analistë po paralajmërojnë kundër një lëvizjeje të tillë sepse thonë se nëse nuk do të shkatërrojë plotësisht aftësinë e Iranit për hakmarrje, atëherë asetet amerikane në rajon do të jenë shënjestër për hakmarrje.

Goldberg: Nëse udhëheqësi suprem e ka mbijetuar rundin e parë, ai nuk do ta mbijetojë hakmarrjen pas kësaj, nëse është kështu. Ai mund të ketë marrë tashmë një vendim të fundoset bashkë me anijen dhe kjo është arsyeja pse po e shkel vijën e kuqe të presidentit Trump. Por presidenti, mendoj unë, e kupton këtë dhe e sheh momentin dhe mundësinë dhe po shtyn përpara.

[Trumpi] do të jetë, jam i sigurt, po aq i kujdesshëm dhe i matur për të shmangur lëndimin e civilëve, të shkaktojë dëme maksimale mbi regjimin, të mbështesë plotësisht njerëzit në përpjekje për të marrë nën kontroll zonat kyçe të regjimit, zonat kritike të komandës dhe kontrollit, kontrollin e informacionit, ndërtesat qeveritare, dhe të ngjashme. Ka një gamë opsionesh që ai ka përpara se si ta bëjë këtë sa më efektivisht.

Në fund, kjo është diçka që njerëzit e kanë ditur gjithmonë se do të duhet ta bëjnë vetë, me mbështetjen tonë, me të tjerët. Por në fund, kjo është diçka për të cilën iranianët po dalin në rrugë, për të rimarrë vendin e tyre.

Radio Evropa e Lirë: Cili do të ishte skenari i preferuar i Shtëpisë së Bardhë për ditën pas [çdo veprimi kundër Iranit]?

Goldberg: [Trumpi] ka thënë gjithmonë se kjo është diçka që populli iranian duhet ta vendosë vetë. Natyrisht, populli iranian dëshiron një të ardhme me një qeveri që përfaqëson interesat e tyre, që siguron se ekonomia e tyre lulëzon, që sanksionet nga bota të mos jenë aty, që ata të mos sponsorizojnë terrorizmin, të mos dërgojnë paratë e tyre në luftëra të huaja, që të mos abuzojnë me njerëzit çdo ditë, duke vrarë dhe ekzekutuar njerëz nëpër vend, që ata të mund të kthehen në një jetë të vërtetë, që gratë të mund të kenë zgjedhjet e tyre se si të vishen dhe të jenë të lira. Ky është Irani që mendoj se presidenti dëshiron të shohë.

Ai po përpiqet ta fuqizojë popullin iranian, që po bën diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë që nga viti 1979. Ata janë në rrugë, ata po vdesin, dhe ata po qëndrojnë në rrugë.

Radio Evropa e Lirë: Meqë kemi përvojën e Venezuelës vetëm pak javë më parë, disa po pyesin, Po sikur të ndodhë një skenar i ngjashëm? Ku ata që ishin pranë Maduros, që në thelb ishin njerëzit e Maduros, janë ende në pushtet në Karakas.

Goldberg: Duket e vështirë të imagjinohet se më radikalët, besimtarët më të vërtetë të republikës islamike do të bënin ndonjë lloj marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara. Republika islamike e Iranit nuk është në asnjë mënyrë e njëjtë si regjimi në Venezuelë. Nga ideologjia, nga perspektiva fetare, ata nuk janë njësoj.

E përbashkëta e tyre është se e urrejnë Amerikën, punojnë së bashku, dhe financojnë drogë dhe terrorizëm. Por regjimet janë shumë, shumë të ndryshme dhe me një histori, kulturë dhe fe të ndryshme, etj.

Do të ishte e vështirë të imagjinohej që anëtarët kyç të rrethit të brendshëm të Khameneit të vendosnin ta dorëzonin republikën islamike te Shtetet e Bashkuara dhe biznesi amerikan dhe të kalonin në një zgjedhje të lirë dhe të ndershme.

Por, ne gjithashtu nuk e dimë çfarë do të ndodhte nëse thjesht do ta rrëzonin udhëheqësin suprem dhe njerëzit do të ishin në gjendje të merrnin kontrollin e institucioneve qeveritare dhe njerëzit brenda do të ishin gati të dezertonin dhe të ktheheshin kundër regjimit ekzistues. Mund të ketë një tranzicion të vërtetë.

Radio Evropa e Lirë: Ju përmendët njerëzit që marrin institucionet, dhe kjo është përmendur gjithashtu nga Trumpi. Si saktësisht do ta bëjnë njerëzit këtë nëse janë të paarmatosur [dhe po vdesin në rrugë]? Si do ta arrijnë iranianët e zakonshëm një gjë të tillë?

Goldberg: Si e kuptoj unë është se në disa nga qytetet më të vogla, kjo ka ndodhur deri diku. Është në qytetet e mëdha ku dhuna maksimale nga regjimi është shtyrë në rrugë nga frika se ajo që po shohin në qytetet më të vogla do të përsëritet në qytetet më të mëdha, përfshirë Teheranin.

Aty mendoj se po ka mijëra trupa (të vdekur) që po grumbulllohen vetëm nga zjarri i drejtpërdrejtë nga mitralozët në rrugë. Por nëse Shtetet e Bashkuara ndërhyjnë në mënyra që i fuqizojnë dhe u mundësojnë njerëzve të marrin nën kontroll objektet dhe të marrin institucionet, kjo do të ishte një mënyrë që presidenti i Shteteve të Bashkuara t’i ndihmonte ata në terren./REL

richard goldberg donald trump shba

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale