LIVE UPDATES
Bota

Gjyqi ndaj Trump, përfaqësuesit: Klienti ynë ka imunitet nga ndjekja penale

Vendimi i Gjykatës së Lartë do të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme. Zoti Trump pritet të sigurojë emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

23 Prill 2024, 19:24 Nga E. D
Gjyqi ndaj Trump, përfaqësuesit: Klienti ynë ka imunitet nga
foto ilustruese

SHBA- Në një rast të pashembullt në historinë e Shteteve të Bashkuara avokatët që përfaqësojnë ish Presidentin Donald Trump do të përpiqen të enjten të bindin Gjykatën e Lartë se klienti i tyre ka imunitet nga ndjekja penale për akte që dyshohet se i ka kryer ndërsa ushtronte detyrën më të lartë shtetërore.

Vendimi i Gjykatës së Lartë do të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme. Zoti Trump pritet të sigurojë emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Ai po këmbëngul në pretendimet se gëzon imunitet presidencial lidhur me akuzat se kur ishte president, komplotoi për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat i humbi përballë Presidentit Biden.

Gjyqi lidhur me këto akuza është pezulluar në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë mbi pretendimet e zotit Trump për imunitet. Dhënia e shpejtë e vendimit mund t’i hapte udhë fillimit të gjyqit përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, ndërsa vonesa do të nënkuptonte se gjyqi mund të mos zhvillohej fare. Nëse zoti Trump do të fitonte në zgjedhjet e nëntorit dhe vendimi për çështjen nuk do të ishte dhënë deri në marrjen e detyrës nga ana e tij në janar, ekziston mundësia që ai të udhëzojë Departamentin e Drejtësisë që të pushojë akuzat.

Akuzat e prokurorit të posaçëm

Çështja në Gjykatën e Lartë e ka zanafillën tek akuzat që u ngritën vitin e kaluar nga prokurori i posaçëm Jack Smith, i emëruar nga Departamenti i Drejtësisë. Pjesë e detyrës së zotit Smith ishte kryerja e një hetimi të pavarur mbi veprimet e ish-presidentit në periudhën mes zgjedhjeve të nëntorit të 2020 dhe sulmit të 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, në të cilin përkrahësit e zotit Trump u përpoqën të pengonin certifikimin e fitores së demokratit Joe Biden.

Sipas padisë për 4 vepra penale të bëra publike në gusht të vitit 2023, prokurori Smith e akuzoi zotin Trump për komplot kundër Shteteve të Bashkuara, komplot dhe përpjekje për të penguar një precedurë zyrtare dhe përpjekje për të ushtruar trysni ndaj zyrtarëve publikë për ta ndihmuar atë të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Mes të tjerash, padia citon përpjekjet e zotit Trump dhe këshilltarëve të tjerë që anëtarëve të Kongresit t’i paraqiteshin rezultate të rreme të zgjedhjeve të disa shteteve dhe përpjekjet për të ushtruar trysni ndaj zyrtarëve elektorale në nivel shtetëror për të falsifikuar të dhënat. Po ashtu, përmendet se zoti Trump nxiti përkrahësit e tij që të shkonin në Kapitol në 6 janar.

Çështja po shqyrtohet nga një gjykatë qarku në Uashington, por është shtyrë disa herë për shkak të ankimimeve të zotit Trump se ai duhet të ketë imunitet. Ish Presidenti i është drejtuar gjykatave të apelit që të shprehen mbi imunitetin e tij, duke pohuar se një vendim në favor të tij, do t’i rrëzonte proceset që po zhvillohen ndaj tij në gjykatat e shkallëve më të ulëta.

 

Suksesi i apelimeve

Ish Presidenti Trump ka pohuar në mënyrë të vazhdueshme se gëzon imunitet presidencial nga hetimi që shtrihet mbi akte antiligjore që ka ndërmarrë gjatë kohës që ishte në detyrë. Ai ka përdorur platformën e tij sociale, ‘Truth Social’, duke shkruar me gërma të mëdha se “PA IMUNITET PRESIDENCIAL DO TË ISHTE E PAMUNDUR QË NJË PRESIDENT TË USHTRONTE SIÇ DUHET FUNKSIONET E TIJ, DUKE I VËNË SHTETET E BASHKUARA PËRBALLË NJË RREZIKU TË MADH DHE TË PËRHERSHËM”.

Në argumentet para gjykatës së Apelit, avokatët e zotit Trump dhanë shembuj mbi shtrirjen e gjerë të pretendimeve të ish-presidentit, duke pohuar se edhe në rast se, si president, ai do të urdhëronte ushtrinë e Shteteve të Bashkuara që të vriste një nga kundërshtarët e tij politik, ai nuk mund të ndiqej penalisht nëse më parë ndaj tij nuk do të ishin ngritur akuza nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe nuk do të ishte shpallur fajtor nga Senati.

Në shkurt, anëtarët e Gjykatës së Apelit me vendim unanim i hodhën poshtë pretendimet e ish Presidentit se ai gëzon “imunitet absolut” mbi veprimet që ka kryer ndërsa ishte në ushtrim të detyrës.

Zoti Trump e apeloi vendimin në Gjykatën e Lartë, e cila në fund të shkurtit njoftoi se do ta merrte çështjen në shqyrtim. Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e prokurorisë për të dëgjuar me procedure të përshpejtuar argumentet, duke e caktuar shqyrtimin e çështjes për në 25 prill.

Nuk dihet se sa kohë mund t’i duhet gjykatës për të dhënë vendimin, ndërsa ekziston mundësia për një vendim të shpejtë, tradicionalisht, gjykatës i duhen disa muaj për të hartuar vendimin e saj.

Vonesat shkaktojnë shqetësim

Vendimi i Gjykatës së Lartë për të marrë në shqyrtim çështjen dhe mospranimi nga ana e saj për të vepruar me procedure të përshpejtuar kanë qenë objekt i kritikave të shumta, duke patur parasysh se Apeli e dha vendimin në mënyrë unanime si dhe përfitimet e mundshme që do të kishte zoti Trump nga zgjatja e vonesave.

Ish ligjvenësja republikane Liz Cheney, e cila ishte pjesë e komisionit të Dhomës së Përfaqësuese për hetimet mbi rolin e zotit Trump në sulmin e 6 janarit, përdori hapësirën e gazetës New York Timed dedikuar opinioneve dhe editorialeve, për t’i bërë thirrje anëtarëve të gjykatës që të shpreheshin shpejt me vendim për çështjen.

“Nëse vonesat pengojnë zhvillimin e gjyqit përgjatë këtij viti, publiku mund të mos arrijë të dëgjojë kurrë të dhënat kritike dhe historike me të cilat do të njihej juria e madhe dhe sistemi ynë mund të mos arrijë që personi më përgjegjës për 6 janarin të japë llogari”, shkroi ajo.

Megjithatë, disa ekspertë thonë se ndërsa disa argumente ligjore të ish Presidentit mund të jenë të dobëta, gjykata ka interes që t’i qaset me shumë kujdes çështjes së imunitetit presidencial.

“Disa apekte të kësaj çështjeje janë goxha të lehta”, thotë për Zërin e Amerikës, Ilya Somin, profesor i drejtësisë në universitetin “George Maison”. “Do të ishte e lehtë të hidhej poshtë ideja se Presidenti ka imunitet total”.

“Ka të ngjarë që ata të kenë pranuar shqyrtimin e çështjes sepse duan të qartësojnë me përpikmëri më të lartë kufijtë e imunitetit. Eshtë e arsyeshme të mendohet se do të ketë një vendim mbi imunitetin presidencial me qëllim që të vendoset një precedent dhe ky precedent duhet të vendoset nga Gjykata e Lartë”./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet