LIVE UPDATES
Bota

Gjukanoviç: Konflikti në Ukrainë ka potencial të zgjerohet në vende të tjera

Në fondin e luftës në Ukrainë ai thekson se konflikti potencial ka të zgjerohet edhe në vende të tjera.

20 Shkurt 2023, 08:46 Nga I.A
Gjukanoviç: Konflikti në Ukrainë ka potencial të zgjerohet
Milo Gjukanoviç

MALI I ZI- Milo Gjukanoviç mendon se Mali i Zi ka predispozitën më të mirë për të qenë anëtari i ardhshëm i BE-së. Në fondin e luftës në Ukrainë ai thekson se konflikti potencial ka të zgjerohet edhe në vende të tjera.

DW: Më 19 mars janë zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi. Do të kandidoni përsëri?

Milo Gjukanoviç: Nuk e kam marrë ende vendimin për këtë, por do ta marr në ditët në vazhdim.

DW: Partia juaj ju ka mbështetur në këtë moment dhe disa rrethana politike, p.sh. afera me Spajiçin, ju përshtaten. Përse duhet të mendoheni kaq gjatë?

Milo Gjukanoviç: Nuk janë këto elementet për të cilat mendoj, ka disa që për mua janë të pakrahasueshme për nga rëndësia. Kam 30 vjet tashmë në jetën politike të Malit të Zi. Mbase ai që punon në një punë për tri dekada, ka të drejtë të ndihet i lodhur dhe ka të drejtë të arsyetojë se ndoshta do të ishte mirë edhe për shoqërinë, që të ketë një kandidat të ri. Çfarë ne kërkojmë është se kush mund të ndihmojë më së miri, që pas dy vitesh e gjysëm endjeje, ta kthejë Malin e Zi në shinën e qëndrueshme të zhvillimit euro-atlantik. Po shikojmë në bllokun tonë politik, se kush është kandidati, që mund ta sigurojë këtë më plotësisht. Shpresoj të kemi edhe kandidatë të tjerë dhe nga këto oferta do të zgjedhim në ditët në vijim më të mirin.

DW: Cili është synimi kryesor politik i Malit të Zi për momentin?

Milo Gjukanoviç: Natyrisht që anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet objektivi ynë kryesor strategjik. Mali i Zi me përtëritjen e pavarësisë e ka përcaktuar qartë se dëshiron të bëhet pjesë e NATO-s dhe pjesë e Bashkimit Evropian. Synimin e parë e kemi arritur. Në rrugën drejt synimit të dytë kemi arritur dy rezultate shumë të rëndësishme. I pari është se kemi harmonizuar njëqind për qind politikën e jashtme dhe të sigurisë me Bashkimin Evropian, dhe këtë e kemi bërë prej disa vitesh. Përveç kësaj kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe në fazën kur duhej të niste mbyllja intensive, erdhi rënia e intensitetit të politikës evropiane të zgjerimit, e për fat të keq si rrjedhojë edhe rënia e entuziazmit për reforma në të gjithë shtetet e rajonit tonë.

Ukraina e ka tërhequr vëmendjen tek rëndësia gjeopolitike e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Më duket se Bashkimi Evropian po i kthehet politikës aktive të zgjerimit. Besoj se kjo do t'i shërbejë si frymëzim qeverisë së re, të cilën e pres gjatë këtij viti në Mal të Zi, për t'iu përkushtuar  plotësisht reformave dhe për të arritur synimin në një afat sa më të shkurtër. Mendoj se kjo është realiste. Mendoj që Mali i Zi ka predispozitën më të mirë për të qenë anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian.

DW: U bënë 15 vjet që kur Kosova ka shpallur pavarësinë, gjë që Serbia nuk e ka pranuar kurrë. Në moment po punohet intensivisht për gjetjen e një zgjidhjeje dhe vazhdimin e dialogut. Si politikan me përvojë, çfarë do t'u këshillonit të bënin presidenti Vuçiç dhe kryeministri Kurti?

Milo Gjukanoviç: Për këtë temë shumë të rëndësishme për stabilitetin rajonal unë kontaktoj të gjithë që janë të interesuar për kontakt. Së fundmi kemi pasur diskutime intensive me përfaqësuesit e palës kosovare dhe shumë shpesh mbaj kontakte me njerëz që janë pjesë e misioneve ndërkombëtare evropiane dhe amerikane për të ndihmuar Serbinë dhe Kosovën që të arrijnë një marrëveshje.

Qëndrimi im dihet prej kohësh: nuk ka rrugë tjetër përveç marrëveshjes. Çdo ide tjetër, si ideja e mbajtjes së konfliktit të ngrirë, është në fakt në funksion të një doktrine destruktive ndaj Evropës dhe ndaj Ballkanit Perëndimor si rajon evropian. Pra kjo me siguri që nuk është njërrugë, që do t'ì sjellë gjëra të mira as Serbisë, as Kosovës, as Ballkanit Perëndimor dhe as Evropës. Unë mendoj se me pranimin e tekstit bazë të marrëveshjes nga të dyja palët, është bërë një lëvizje. Ky është një shans që nuk duhet lëshuar. E di që në ditët në vijim në Bruksel do të vazhdojnë bisedimet për dokumentin përcjellës, planin e zbatimit. Shpresoj se edhe për këtë do të arrihet një marrëveshje. Sinqerisht dua që Serbia dhe Kosova ta nënshkruajnë marrëveshjen, sepse mendoj se kjo do të ishte e një rëndësie të pamatë për stabilitetin dhe perspektivën evropiane të rajonit.

DW: Në Konferencën e Sigurisë në Mynih gjithçka ishte e lidhur me luftën në Ukrainë. Mali i Zi është në NATO dhe ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Megjithatë ende ka disa dyshime se deri në ç`masë Mali i Zi i ka kthyer më të vërtetë shpinën Rusisë. A ka ende ndikim politik të Rusisë në Malin e Zi dhe sa i fortë është ai?

Milo Gjukanoviç: Unë mendoj se këto dyshime për sinqeritetin e marrëdhënieve të Malit të Zi ndaj partnerëve evropianë dhe të NATO-s po përpiqen në fakt t`i mbjellin kundërshtarët e Malit të Zi. Mali i Zi definitivisht nuk jep asnjë asnjë arsye për këtë. Ai ka harmonizuar 100% politikën e tij të jashtme dhe politikën e sigurisë, ka vendosur sanksione. Prandaj nuk ka hapësirë për dilema. Rusia e ka shpallur Malin e Zi vend armik, në krye të listës të vendeve armike të tyre jemi ne, edhe pse festuam së fundmi tre shekuj të marrëdhënieve tona ndërshtetërore dhe diplomatike. Unë dua të them sigurisht se Mali i Zi nuk dëshiron t`i krijojë vetes armiq dhe as nuk dëshiron të shkatërrojë disa marrëdhënie historike dhe tradicionale. Mali I Zi nuk është armik i Rusisë. Mali i Zi është armik i agresionit. Mali i Zi është edhe armik i shkeljes së të drejtës ndërkombëtare. Mali i Zi është armik i të gjitha ideve, që dëshirojnë t`u kufizojnë shteteve të pavarura zgjedhjen sovrane të së ardhmes, në këtë rast Ukrainës. Kemi pasur një sulm të tillë ndaj nesh në vitin 2016, përpjekje nga Rusia për grusht shteti në Mal të Zi me të njëjtin motiv, me të cilin është organizuar tani agresioni shumë më brutal kundër Ukrainës. Mali i Zi atëherë ka qenë në dyert e NATO-s. Ajo ishte përpjekje për të penguar hyrjen e Malit të Zi në NATO, përpjekje për të kufizuar të drejtën sovrane të shtetit të pavarur të Malit të Zi për të zgjedhur të ardhmen e tij. Siç po përpiqet tani me këtë lloj agresioni të kufizojë Ukrainën. Pra ne jemi kundërshtarë të kësaj dhe nuk jemi kurrfarë armiqsh dhe kundërshtarë apriori të askujt në Evropë dhe të askujt në planet.

DW: A mendoni se konflikti në Ukrainë mund të përhapet edhe në zona të tjera, le të themi p.sh. në Moldavi, apo në Kosovë?

Milo Gjukanoviç: Realisht ky konflikt e ka këtë potencial. Që nga dita e parë them se ky është një konflikt, ku Ukraina është në vijën e zjarrit. E di që ekziston ideja, që përmes formatit "Bota Ruse" të bëhet një revizionim historik dhe bëhen përpjekje për t'i dhënë Rusisë rëndësinë gjeopolitike, që kishte dikur Bashkimi Sovjetik. Por ajo që na intereson më shumë ne si evropianë është, se ky është padyshim agresion kundër unitetit evropian dhe sistemit evropian të vlerave. Më vjen mirë që kështu lexohet në të gjitha adresat e rëndësishme politike evropiane. Më vjen mirë që Evropa ka reaguar siç ka reaguar dhe se me të vërtetë e kupton, që në Ukrainë po mbrohet sistemi evropian i vlerave. Unë mendoj se për aq kohë sa zgjat lufta, rreziku i reflektimeve të tilla, siç e theksuat në pyetjen tuaj, ekziston.

Mendoj se me gjithë urimet, me gjithë nderimin për guximin, për vendosmërinë për sakrifica të Ukrainës dhe popullit ukrainas, është koha që paralelisht të aktivizohen edhe iniciativat për paqen dhe të bëhen përpjeke për të arritur te ajo formulë, me të cilën përfundon gjithmonë çdo luftë: kjo luftë duhet të përfundojë me marrëvëshje paqeje. Prandaj është e nevojshme të jesh aktiv në këtë plan, për të pasur më pak viktima, sepse kemi për fat të keq numër të madh viktimash.

DW: Çfarë mendoni, kur mund të përfundojë lufta në Ukrainë?

Milo Gjukanoviç: Për fat të keq askush nuk mund të bëjë ndonjë prognozë. Mendoj se as aktorët kryesorë, duke filluar nga Vladimir Putini, nuk e dinë këtë. Do të ishte joserioze nga ana ime të bëja parashikime. Mendoj se në këtë moment ende nuk po punohet me seriozitetin e nevojshëm dhe përpjekjet e nevojshme për iniciativën e paqes. Njëkohësisht dëshiroj që ky të jetë një apel për bashkimin e të gjithë politikës konstruktive ndërkombëtare që ta ndihmojmë Ukrainën, madje edhe Rusinë, megjithëse është në një pozicion tjetër, në pozicionin e agresorit, që të dilet nga ky konflikt i armatosur dhe të pengohet vrasja e mëtejshme e njerëzve.

DW: Si qëndron çështja me Kinën? A mendoni se Kina po përpiqet që përmes Ballkanit Perëndimor, pra në radhë të parë përmes Serbisë dhe Malit të Zi, të zgjerojë ndikimin e saj në Evropë? Sa e rrezikshme është kjo në këtë moment gjeopolitik? 

Milo Gjukanoviç: Nuk ka asnjë dyshim se Kina po përpiqet të forcojë ndikimin e saj gjeopolitik. Unë do të thoja që është legjitime për çdo vend dhe veçanërisht për një vend të madh dhe shumë të populluar, siç është Kina – e cila po ashtu po zhvillohet shumë intensivisht ekonomikisht kohët e fundit. Ajo në një kohë kur nuk kishte gatishmëri të mjaftueshme për bashkëpunim në Bashkimin Evropian, kërkoi rrugë që përmes bashkëpunimit me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore të realizojë ambiciet evropiane. Këtë e ka bërë, më duhet ta them, në një mënyrë ambicioze. Ajo bëri atë që nuk e bënë institucionet evropiane. Ofroi kredi të favorshme për zhvillimin e infrastrukturës. Kjo ishte ajo për të cilën ne të gjithë qaheshim. Më parë ishim përpjekur dhjetë apo 15 vjet, që përmes bisedimeve me institucionet e Bashkimit Evropian të arrinim një marrëveshje të favorshme financiare për fillimin e ndërtimit të autostradës.

Pastaj u shfaq Kina me një ofertë që ishte, së pari e menjëhershme dhe së dyti, shumë më e lirë se nga të gjitha ofertat e tjera. Të gjithë duhet të kemi kujdes, se sa e rrezikojnë ekonominë e tregut të Evropës rregullat kineze të biznesit. Mendoj se këtu fjalën kryesore duhet ta thotë në radhë të parë Komisioni Europian. Në emër të të gjithë neve në Evropë ajo duhet të përcaktojë rregulla të qarta tregtare dhe të biznesit në përgjithësi me Kinën. Por unë do t'ju tregoj nga përvoja malazeze. Pjesa e parë e autostradës ka përfunduar, autostrada është në përdorim. Për autostradën paguhet taksë dhe nga kjo taksë paguhet kredia. Nuk ka kurrfarë rreziku. Në rastin tonë nuk ka rrezik. Prandaj mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm, duhen mbrojtur ato që janë vlerat themelore evropiane duke përfshirë rregullat themelore evropiane, që kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë sonë të tregut, por nuk duhet ekzagjeruar. Nëse flasim për procesin e globalizimit, nuk mund të lëmë pa parë, se edhe përtej hapësirës sonë dhe përtej sistemit tonë të vlerave euroatlantike - për të cilin jam shumë krenar dhe mendoj se duhet ta ruajmë me shumë xhelozi dhe zgjuarsi, sepse ky sistem vlerash euroatlantike jep shumë avantazh - ekzistojnë pjesë të tjera të botës. Duhet punuar me ta, natyrisht me rregulla strikte. Këto rregulla, kur bëhet fjalë për Evropën, duhet të përcaktohen dhe mbrohen nga Komisioni Evropian.

Marrë nga DW

milo gjukanoviç

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet