LIVE UPDATES
Bota

Gjermania: Varfëria në një nga vendet më të pasura në botë

Frymëzimi për këtë projekt erdhi nga SHBA. Një anëtare e një shoqate të grave në Berlin lexoi një artikull rreth vullnetarëve në Nju Jork që shpërndanin për të pastrehët ushqime të hedhura.

22 Shkurt 2023, 09:03 Nga A.B

Gjermania: Varfëria në një nga vendet më të pasura

Kuzhina e parë për të varfërit (Tafel) u hap në Berlin 30 vjet më parë. Të varfërit marrin atje ushqim, i cili ndryshe do të hidhej në mbeturina. Numër i atyre që i shfrytëzojnë këto kuzhina po rritet.

Frymëzimi për këtë projekt erdhi nga SHBA. Një anëtare e një shoqate të grave në Berlin lexoi një artikull rreth vullnetarëve në Nju Jork që shpërndanin për të pastrehët ushqime të hedhura.

“Mendova: OK, mund ta bëjmë edhe ne këtë”, kujton Sabine Werth, në një intervistë për DW. “Ne donim të ofronim një tryezë të pasur për ata që përndryshe nuk mund kishin ushqime”, thotë ajo. Kjo është arsyeja pse 30 vjet më parë, së bashku me kolegët e saj nga Iniciativa e Grave të Berlinit, ajo themeloi kuzhinën e parë për të varfërit (Tafel = tryezë), e cila është ende më e madhja në vend. Sot “Berliner Tafel” është një shoqatë qytetarësh e regjistruar që funksionon në mënyrë të pavarur.

Ideja për të krijuar një kuzhinë ku shërbehet supë dhe ushqime të tjera për nevojtarët u përhap shpejt. Sot janë 936 të tilla në të gjithë Gjermaninë. Zinxhirët e mëdhenj të supermarketeve shpërndajnë ushqimet e mbetura që nuk mund t’i shesin një ose dy herë në javë, zakonisht në mbrëmje. Në këtë mënyrë u mundësohet njerëzve të varfër të hanë ushqime të freskëta, mollë, salsiçe apo bukë. Për ta bërë këtë, ata duhet të dokumentojnë se kanë nevojë, për shembull, me një vërtetim nga zyra e mirëqenies sociale.

“Ne ndjekim parimin e vjetër të Robin Hood: marrim ku ka shumë dhe japim ku ka nevojë.” Por ne e bëjmë këtë ligjërisht”, thotë Werth me buzëqeshje.

Në fillim, kuzhinat ishin kryesisht vetëm për të pastrehët, por kjo ka ndryshuar. Tani ato janë një lehtësim i madh për këdo që ka nevojë. Ka shumë prindër të vetëm, pensionistë me pensione të vogla dhe refugjatë që vijnë dhe ushqehen këtu. Sepse vetëm nëse është e mundur të kursehet pak nga buxheti i pamjaftueshëm mujor, janë të mundshme edhe shpenzime të tjera, si për shembull, për një fletore për fëmijën në shkollë ose një vizitë në kinema.

Shoqata ombrellë e kuzhinave për të varfrit vlerëson se vitin e kaluar dy milionë njerëz në Gjermani e përdorën këtë mundësi – dukshëm më shumë, rreth 50 për qind, se një vit më parë.

Megjithëse Gjermania është një nga vendet më të pasura në botë, 13.8 milionë njerëz jetojnë në rrezik nga varfëria ose ishin të prekur drejtpërdrejt nga varfëria në vitin 2022. Por sa për shpjegim: Në rastin e Gjermanisë flitet për varfëri relative dhe jo absolute, sepse njerëzit nuk duhet të vuajnë dhe vdesin nga uria ose të ngrijnë në rrugë nga të ftohtit. Varfëria në Gjermani do të thotë se personi nuk ka aq, sa njerëzit nuk mund të marrin pjesë në jetën normale shoqërore, ka ditë që ata nuk kanë drekë për fëmijët, nuk ka udhëtime për pushime dhe nuk mund t’u ofrohet arsim cilësor të rinjve.

Në fillim, kuzhinat e këtilla shiheshin si një mundësi për të kursyer të paktën një pjesë të ushqimit që përndryshe shpërdorohej dhe hidhej, ndërkohë që të tjerët kanë nevojë për ushqime. Por ndërkohë ato janë kthyer në një lloj pasqyre të shoqërisë – në një tregues se edhe në Gjermani ka varfëri. Ose, siç tha në një intervistë për DW presidenti i organizatës ombrellë të kuzhinave, Jochen Brühl: “Ne jemi sizmograf për situatën në shoqëri dhe zhvillimin e saj”.

Kur u hap kuzhina e parë në vitin 1993, varfëria ende nuk njihej nga politika si problem social. Motoja ishte: varfëria nuk ekziston, nëse do të punosh, puno. “Për fat të mirë, gjërat kanë ndryshuar shumë në 30 vjet”, thotë Sabine Werth, “Sot nuk ka më asnjë parti, asnjë grup parlamentar, asnjë politikan që thotë se nuk ka varfëri në Gjermani“. Ndërsa Brühl shton: “Kjo është, ndër të tjera, meritë e shumë kuzhinave të këtilla në vend. Fakt është se pothuajse në çdo qytet ka të paktën një kuzhinë të tillë, varfëria është bërë e dukshme”.

Por këto tryeza bisedohet shpesh në qarqet politike. “Nëse merremi seriozisht me këto çështje, automatikisht merremi edhe me politikë,” thotë Brühl. “Jo politikë partiake, por me efektet socio-politike, sepse përmes këtyre projekteve ne ua mbajmë politikanëve një pasqyrë përpara dhe u tregojmë se çfarë nuk funksionon qartë në disa vende.” Ose siç e shpreh shkurt Sabine Werth: “Ushqimi është politikë”.

Këto projekte janë prej fillimit në shënjestër të kritikave. Ato tregojnë qartë varfërinë dhe tregojnë sjelljen e shtetit dhe të nevojtarëve. Ndërsa njerëzit e përfshirë në punën e projekteve nuk duan të jenë pjesë e sistemit shtetëror të mirëqenies sociale. Të gjithë theksojnë se është e gabuar që shërbimet sociale të shtetit i dërgojnë njerëzit në këto kuzhina, pasi të ardhurat mujore të tyre nuk janë të mjaftueshme. “Gjithnjë e më shumë njerëz po rrëshqasin në një situatë kur padashje futemi në këtë sistem social. Por ne nuk e duam këtë dhe luftojmë fort kundër tij”, thotë Brühl. Në Berlin, sipas Sabine Werth, kuzhinat nuk marrin asnjë mbështetje financiare nga shteti për të ruajtur pavarësinë e tyre./DW

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës