LIVE UPDATES
Bota

Gjermania përgjysmon ndihmat humanitare, shkak kursimet! DW: Pasojat priten të zbuten me një strategji të re

Qeveria gjermane po ndjek një politikë të rreptë kursimi. Në vitin 2025, financimi gjerman për ndihmën humanitare në botë do të përgjysmohet. Pasojat priten të zbuten me një strategji të re. Si mund të funksionojë kjo?

30 Shtator 2024, 09:06 Nga M.B
Gjermania përgjysmon ndihmat humanitare, shkak kursimet! DW: Pasojat priten
Foto ilustruese

GJERMANIA- Vitin e ardhshëm qeveria gjermane parashikon të shpenzojë vetëm rreth një miliardë euro për ndihmën humanitare në mbarë botën. Kjo është sa gjysma e parave të ndihmës humanitare në buxhetin aktual federal. "Na duhej të pranonim shkurtime shumë të dhimbshme," pranon Susanne Baumann.

Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Jashtme, e cila prezantoi një strategji të re në Berlin se si të ndihmohet një numër në rritje i njerëzve në nevojë me më pak burime. Sipas Baumann, ende është po luftohet në negociatat për buxhetin, por perspektivat se do të ketë rritje të financimit, duke pasur parasysh presionin ekzistues për kursime, janë të pakta.

Ndihma do duhet të bëhet më eficiente

Ministria e Jashtme dëshiron të riorganizojë strategjikisht ndihmën humanitare dhe në këtë mënyrë ta bëjë më efikase. Për këtë kërkohet më shumë mbështetje tek organizatat lokale, koordinim më i mirë me vendet e tjera donatore, zvogëlim i burokracisë dhe nxitje e riorganizimit të agjencive të OKB-së që organizojnë ndihmën në nivel lokal. Shumica e ndihmave humanitare paguhen përmes agjencive të OKB-së si Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ose fondi i fëmijëve UNICEF.

Përveç kësaj, sipas Sekretares të Shtetit Baumann, më shumë para parashikohet të shkojnë për "ndihma humanitare të përkohshme". Shumë kriza dhe fatkeqësi janë të parashikueshme. Nëse kujdesesh paraprakisht, mund të kursehen shumë para, për shembull nëse ndihmat dërgohen në rajonet e prekura përpara një përmbytjeje ose shpërthimi të luftës.

Po ashtu duhet të forcohet edhe diplomacia humanitare. Njëmbëdhjetë udhëtimet e bëra nga ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock në Izrael që nga sulmi i Hamasit në vend më 7 tetor 2023 u cituan si një shembull i kësaj. Tek këto udhëtime ka luajtur rol edhe aksesi më i mirë tek dërgesat e ndihmave në Rripin e Gazës dhe furnizimet për palestinezët.

Donatorët kursejnë

Sipas Ministrisë së Jashtme, rreth 310 milionë njerëz në nevojë janë të varur nga ndihmat e donatorëve ndërkombëtarë. Tendenca madje është në rritje. Bëhet fjalë për ndihmë në rast fatkeqësish natyrore, situata lufte dhe lëvizje të refugjatëve, por jo për projekte afatgjata të ndihmës zhvillimore. Fokusi i ndihmës nga Gjermania është aktualisht Ukraina, Gaza, Sudani, Siria, Jemeni dhe Mianmari. Shifrat e njerëzve në nevojë po rriten, kurse fondet po bien.

Për Sekretaren e Shtetit Baumann, ky është një "konflikt klasik”. Dhe Gjermania nuk është e vetme me këtë problem. Vendet kryesore donatore Britania e Madhe dhe Franca gjithashtu kanë bërë shkurtime. "Fondet janë në rënie këtu tek ne, por edhe në shumë vende partnere, gjë që nuk e përmirëson situatën,” ankohet Susanne Baumann.

Donatori më i madh ndërkombëtar është SHBA. Gjermania ishte në vendin e dytë, e ndjekur nga Bashkimi Evropian në vendin e tretë. Ministria e Jashtme vlerëson se Gjermania do të mbetet në vendin e dytë pavarësisht se financimi i saj është përgjysmuar, kjo sepse edhe donatorët e tjerë po bëjnë shkurtime. Shtetet donatore në mbarë botën shpenzuan rreth 32 miliardë euro në vitin 2023. Nevoja për ndihma kapte shifrën prej 45 miliardë eurosh. Një fenomen që vihet re është se shtete donatore përqëndrohen me ndihmat  tyre tek vendet fqinje ose tek ato vende, ku konfliktet mund të luajnë rol për vetë ato. Kështu Europa i ka të drejtuara sytë nga Ukraina, Afrika dhe Linja e Mesme. SHBA dhe Kanadaja janë më shumë të orientuara tek Amerika Latine.

Verena Knaus nga organizata e OKB-së për Fëmijët, UNICEF është kritikon. Nëse mjetet që po shkurtohen fokusohen tek krizat e mëdha, ka rrezik që të mos ketë më burime për vende të tjera. "Pesë krizat më të mëdha kanë nevojë për 5 miliardë euro në vit, por ka edhe kriza të tjera të nënvlerësuara. Në Burkina Faso për shembull mbulohen vetëm 6% e nevojave për ndihma humanitare."

Miratim dhe kritika

Strategjia e Ministrisë së Jashtme për të integruar në procese më mirë organizatat vendore të ndihmës dhe për t'i financuar ato më lehtë mbështetet nga Grace Mumo Muema, e cila organizon projekte ndihme humanitare në Somali me mbështetjen e Gjermanisë. "Forcimi i strukturave lokale është thelbësor. Ato e kuptojnë kontekstin dhe kulturën lokale shumë më mirë," shpjegon ajo përmes një video-telefonate nga Nairobi. "Prandaj, është më efikase që donatorët të financojnë drejtpërdrejt organizatat lokale.”

Megjithatë "Shoqata e Politikave Zhvillimore dhe Ndihmës Humanitare të Organizatave Joqeveritare Gjermane” (VENRO) kritikon ashpër përgjysmimin e fondeve të ndihmës humanitare. "Bashkëpunimi për zhvillim dhe ndihma humanitare nuk janë një luks i mirë për t'u pasur, por mjetet më efektive që Gjermania ka për të vepruar kundër krizave globale,” thotë drejtori menaxhues i VENRO, Asa Mansson.

Disa organizata humanitare paralajmërojnë nga përzierja e ndihmës humanitare me politikën e migracionit ose qëllime të tjera të politikës së jashtme. Ndihma duhet të bazohet tek nevojat e njerëzve të prekur, jo tek sistemi politik në të cilin ata jetojnë. Sigurisht që parimet humanitare do të vazhdojnë të respektohen, theksojnë diplomatët në Ministrinë e Jashtme gjermane. Megjithatë shikohen edhe interesat politike të Gjermanisë, ndihma humanitare nuk zhvillohet në vakum. Sidomos e vështirë aktualisht është organizimi i ndihmës humanitare në Afganistan, për shembull, sepse nuk ka kontakt të drejtpërdrejtë me sundimtarët talebanë./DW

 

gjermania

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë