LIVE UPDATES
Bota

Gjermania paralajmëron Izraelin për dënimin me vdekje

Ky reagim i Berlinit erdhi pasi një komitet ministror i Izraelit mbështeti idenë që shteti të zbatohet dënimin me vdekje.

28 Shkurt 2023, 17:16 Nga I.A
Gjermania paralajmëron Izraelin për dënimin me vdekje
Eli Cohen dhe Annalena Baerbock

GJERMANI- Gjermania ka paralajmëruar Izraelin se “do të ishte gabim i madh” shqiptimi i dënimit me vdekje për ata që gjenden fajtorë për vrasjen e qytetarëve izraelitë. Ky reagim i Berlinit erdhi pasi një komitet ministror i Izraelit mbështeti idenë që shteti të zbatohet dënimin me vdekje.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, pas bisedimeve në Berlin me homologun e saj izraelit, Eli Cohen, tha se “ne e shohim veçanërisht shqetësuese planin për të zbatuar” ndëshkimin kapital.

“Ne jemi kundër dënimit me vdekje dhe ne po e ngremë këtë çështje në mbarë botën”, tha ajo gjatë konferencës të përbashkët për media me Cohen.

Të dielën, komiteti ministror izraelit për legjislacion mbështeti një projektligj që synon që dënimi me vdekje të zbatohet. Ky vendim është pjesë e marrëveshjes së koalicionit qeverisës të arritur midis kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe partnerëve të tij politikë të ekstremit të djathtë.

Në projektligj thuhet se kushdo që vret një qytetar izraelit “për shkak të racizmit apo armiqësisë... dhe synon të dëmtojë shtetin e Izraelit dhe rivendosjen e popullit hebre në tokën e tyre, duhet të dënohet me vdekje dhe vetëm me këtë dënim”.

Baerbock theksoi se gjermanët mësojnë në shkollë se Izraeli - edhe pse “i kërcënuar si asnjë shtet tjetër nga terrorizmi” – nuk ka kryer asnjë ekzekutim që nga viti 1962, kur ishte varur krimineli nazist i luftës, Adolf Eichmann.

“Ky ka qenë gjithmonë një argument mbresëlënës për ne që e kemi mbrojtur Izraelin në skenën ndërkombëtare kundër kritikave të padrejta”, tha ajo.

“Jam e bindur se do të ishte një gabim i madh që do të shkëputeshim nga kjo histori”, shtoi kryediplomatja gjermane.

Edhe në të kaluarën ka pasur tentativa për të kaluar projektligje të ngjashme, edhe pse projektligji i fundit dallon, pasi aty përfshihet dënimi i detyrueshëm me vdekje. Megjithatë, projektligji ka pak të ngjarë të kalojë, pasi partitë ultra-ortodokse të koalicionit qeverisës izraelit pritet të votojnë kundër për arsye fetare.

Izraeli ka larguar dënimin me vdekje në gjykatat civile më 1954, edhe pse teorikisht ky dënim mund të shqiptohet për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, gjenocidit, tradhtisë dhe krimeve kundër popullit hebre. Izraelitët për javë të tëra kanë organizuar protesta masive kundër reformave ligjore të prezantuara nga Qeveria, që kritikët i kanë parë si kërcënim për demokracinë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka argumentuar se reformat e fundit janë kyçe në rivendosjen e balancës në mes të degëve të Qeverisë.

Marrë nga REL

annalena baerbock eli cohen

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet