LIVE UPDATES
Bota

Gjermania nuk do të pranojë më imamë të trajnuar në Turqi

Sipas një marrëveshjeje të re midis ministrisë, autoritetit fetar turk Diyanet dhe grupit koordinues turko-islamik DITIB, në qytetin Dahlem, në perëndim të Gjermanisë do të përgatiten çdo vit rreth 100 imamë. Këta imamë do të zëvendësojnë gradualisht rreth 1000 klerikët e trajnuar dhe të punësuar nga Diyaneti turk.

15 Dhjetor 2023, 08:54 Nga a.l
Gjermania nuk do të pranojë më imamë të trajnuar
Turqi

Një program trajnimi që dërgon imamë turq në xhamitë gjermane do të ndërpritet gradualisht, pasi Gjermania kërkon të përgatisë klerikët e saj myslimanë për të inkurajuar integrimin, njoftoi të enjten Ministria e Brendshme e Gjermanisë.

Sipas një marrëveshjeje të re midis ministrisë, autoritetit fetar turk Diyanet dhe grupit koordinues turko-islamik DITIB, në qytetin Dahlem, në perëndim të Gjermanisë do të përgatiten çdo vit rreth 100 imamë. Këta imamë do të zëvendësojnë gradualisht rreth 1000 klerikët e trajnuar dhe të punësuar nga Diyaneti turk.

“Ne kemi nevojë për liderë fetarë që flasin gjuhën tonë, njohin vendin tonë dhe mbrojnë vlerat tona. Ne duam që imamët të marrin pjesë në dialogun midis feve dhe të diskutojnë çështjet e besimit në shoqërinë tonë,” tha në një deklaratë Nancy Faeser, ministrja e Brendshme e Gjermanisë.

Sipas Konferencës Gjermane për Islamin (DIK), në Gjermani jetojnë rreth 5.5 milionë myslimanë, ose afërsisht 6.6% e popullsisë.

“Ky është një hap i rëndësishëm për integrimin dhe pjesëmarrjen e komuniteteve myslimane,” tha Faeser.

Gjermania ka rreth 2500 komunitete të xhamive, nga të cilat 900 menaxhohen nga DITIB. Një degë e Presidencës së Çështjeve Fetare të Ankarasë, DITIB është shoqata më e madhe islamike e Gjermanisë, por atë e kanë akuzuar se vepron si një dorë e zgjatur i qeverisë turke.

Një anëtar i Talebanëve foli në një xhami në Këln

Debati i fundit për DITIB-in u ngrit kur një anëtar i talebanëve afganë foli muajin e kaluar në një nga xhamitë e organizatës, në qytetin perëndimor të Këlnit.

Në vitin 2017, zyrtarët gjermanë i kërkuan DITIB të ndërmarrë reforma thelbësore pas akuzave se imamët e dërguar nga Diyanet-i kishin spiunuar në emër të Ankarasë, pas grushtit të dështuar të shtetit kundër qeverisë së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Diyanet-i mohoi çdo përfshirje dhe hetimi u mbyll pa u ngritur asnjë akuzë.

Ish-kancelarja Angela Merkel u shpreh për herë të parë në vitin 2018 në favor të përgatitjes së imamëve në tokën gjermane, duke i thënë parlamentit se kjo do të na bëjë më të pavarur dhe është e nevojshme për të ardhmen. Përgatitja e 100 imamëve në vit në Gjermani do të kryhet në kuadër të programit ekzistues të DITIB-it, ashtu dhe përmes një programi shtesë, tha ministria. Për këtë qëllim, ajo tha se po kërkonte bashkëpunim me Kolegjin Gjerman të Fesë Islame në Osnabrück./DW/

dik

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet