Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zoti Kirby tha në një konference shtypi se nuk do të habitej nëse çështja e blerjes nga Turqia të avionëve luftarakë të modelit F-16 të ishte diskutuar gjatë telefonatës së dy udhëheqësve.
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti turk Tajip Erdogan zhvilluan një bisedë telefonike lidhur me aspiratat e Suedisë për anëtarësim në NATO, tha të enjten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.
Zoti Kirby tha në një konference shtypi se nuk do të habitej nëse çështja e blerjes nga Turqia të avionëve luftarakë të modelit F-16 të ishte diskutuar gjatë telefonatës së dy udhëheqësve.
“Ata folën për anëtarësimin e Suedisë në NATO.Sigurisht që nuk do të habitesha fare nëse është ngritur çështja se ne vazhdojmë të mbështesim një program për modernizimin e avionëve të tyre të modelit F-16”, tha ai.
Suedia ka kërkuar të anëtarësohet në NATO, por është lënë në pritje për shkak të kundërshtimeve nga Turqia dhe Hungaria. Në tetor të vitit 2021 Turqia kërkoi të blinte 40 avionë luftarakë të modelit F-16 të prodhuara nga kompania amerikane Lockheed Martin dhe 79 komplete modernizimi për avionët e saj ekzistues. Administrata e Presidentit Biden e mbështet shitjen prej 20 miliardë dollarësh, por është ndeshur me kundërshtime në Kongres lidhur me pengesat e Turqisë për zgjerimin e NATO-s me Suedinë dhe shkeljet e saj ndaj të drejtave të njeriut.
Shtëpia e Bardhë tha vonë të enjten se udhëheqësit folën mbi rëndësinë e anëtarësimit të Suedisë në NATO sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për të rritur më tej ndërveprimin e Turqisë me NATO-n. Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden kishte vlerësuar hapat e fundit konstruktivë për të përmirësuar marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë. Presidenti Biden, tha Shtëpia e Bardhë, përsëriti mbështetjen e tij për të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur ndërsa theksoi nevojën për një horizont politik për popullin palestinez./VOA
Viktor Orban HUNGARI- Hungaria ka bllokuar 50 miliardë euro (55 miliardë dollarë; 43 miliardë paund) ndihmë të BE-...
Batalioni rus RUSI- I tronditur nga imazhet e asaj që po ndodhte me ukrainasit në zonat e pushtuara nga Rusia, një i ri nga batal...
Gaza IZRAEL-Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, paralajmëroi të enjten se lufta kundër Hamasit – grupit radikal palestinez ...
James O’Brien Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën ...
Charles McGonigal SHBA- Ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal është dënuar me më shumë se 4 vjet burg pë...
Kryeministri maqedonas SHKUP-Forcat pro-ruse dhe anti-evropiane penguan procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, deklaroi t&e...
Kuvendi KOSOVË- Kuvendi i Kosovës e ka miratuar ligjin për buxhetin për vitin 2024, në një seancë të jashtëzak...
Mc Gonigal SHBA-Charles McGonigal, ish-zyrtari i lartë i kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në New York, do të dënoh...
Naim Murseli KOSOVË- Dy pista të tjera mendohet të jenë arsyet që kanë shkaktuar vrasjen e Liridona Ademajt, ku dyshohet si ...
Familja mbreterore SPANJË- Nuk ka fund skandali për familjen mbretërore të Spanjës. Në fillim të këtij muaji m...