LIVE UPDATES
Bota

Gjermania i kthehet përdorimit të qymyrit, shkak kriza e gazit rus

Për shkak të rrezikut të krizës energjetike do të rifuten në punë një sërë termocentralesh me qymyr, me pasoja në emetimet e CO2. Lëvizja ekologjike po kundërshton.

10 Gusht 2022, 07:28 Nga d.a.
Gjermania i kthehet përdorimit të qymyrit, shkak kriza e gazit rus
Foto ilustruese

GJERMANI- Ky është një nga lajmet më të hidhura me të cilat duhet të përballen mbrojtësit e klimës këto ditë: qeveria gjermane mbështet qymyrin që dëmton klimën për të luftuar krizën e gazit. Dhe është pikërisht një ministër i Gjelbër ai që i bie kambanës për kthimin e qymyrit. "Nuk është një hap që unë e bëj lehtë, por është një hap i domosdoshëm që ne e bëjmë tani”, tha Robert Habeck. Objektivi: të kursehet gazi duke prodhuar, për shembull, energji elektrike nga qymyri dhe jo nga gazi.

Si të kompensohen emetimet e CO2?

Disa mbrojtës të klimës e kuptojnë vendimin e Habeckut. "Po ta shohim tani qymyrin si një mënyrë shumë afatshkurtër për të kaluar dimrin e ardhshëm, është e dhimbshme për ne, por është një opsion i pranueshëm," thotë Pauline Brünger nga Fridays for Future.

"Për sa kohë që ne mendojmë, si një qeveri federale, se si të kompensojmë drejtpërdrejt këto emetime shtesë." Dhe pikërisht këtu merr fund mirëkuptimi për ministrin. Sepse më shumë qymyr ndoshta do të thotë më shumë emetime CO2.

"Ajo që më jep një ndjesi të pakëndshme është se nuk ka absolutisht asnjë plan për t'i kursyer në plan afatgjatë emetimet shtesë. Pra, kjo nuk është diçka që ne mund ta përballojmë në politikën klimatike," thotë Brünger.

Shkatërrimi i natyrës

Për organizatën rinore të Federatës Gjermane për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Natyrës, vënia në punë e termocentraleve me qymyr është një makth, pjesërisht për shkak të emetimeve, pjesërisht për shkak të shkatërrimit të fshatrave dhe peizazheve këtu dhe në mbarë botën.

"Ne tashmë po i përjetojmë pasojat e ndryshimit klimatik dhe e dimë se duhet të kishim vepruar dje. Dhe nuk mund të lejojmë që tani, në një reagim të shpejtë ndaj një krize tjetër, të djegim më shumë qymyr", shpjegon Alexandra Struck, anëtare e Komitetit Drejtues Federal. "Qymyri është në fakt një burim energjie që duhet të ishte braktisur prej një kohë shumë të gjatë”.

Përqendrim në kursimin e energjisë

Koalicioni qeveritar duhet të fokusohet shumë më tepër në kursimin e energjisë, kërkojnë mbrojtësit e rinj të klimës. Jo në formën e thirrjeve të Habeckut për të bërë vullnetarisht më pak dush, por në formën e kërkesave të qarta ligjore - për industrinë dhe konsumatorët.

"Duhet të kursejmë energji. Sepse energjia më e qëndrueshme është ajo që nuk prodhohet", thotë Struck. Ajo dhe shumë në lëvizjen për mbrojtjen e klimës janë të zhgënjyer me qeverinë federale.

"Të Gjelbrit ishin të fundit që prisja të merrnin këtë rrugë. Por gjithashtu prisja plotësisht të merrnin përgjegjësitë e tyre për brezat e ardhshëm edhe një SPD ose një FDP ".

Lëvizja për mbrojtjen e klimës paralajmëron protesta të reja

Dhe ky zhgënjim ka pasoja: euforia që pasoi zgjedhjet e Bundestagut sipas Struck është zhdukur. Në vend të kësaj, po përhapen zhgënjim dhe pakënaqësia, vëren ajo.

"Nuk dua të di se çfarë ndodh me të rinjtë që dalin në rrugë me vite për të mbrojtur interesat e tyre, çfarë ndodh me ta nëse ende nuk dëgjohen dhe nuk angazhohen politikisht. Mund të bëhet tashmë e rrezikshme për një demokraci kur e humbet rininë'.

Shumë njerëz në lëvizjen për mbrojtjen e klimës nuk duan më të presin. Fridays for Future (Të Premtet për të Ardhmen) po bëjnë thirrje për protesta. Nga fundi i shtatorit ata planifikojnë të dalin sërish me protestën e tyre në rrugë./DW/

alexandra struck robert habeck

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet