LIVE UPDATES
Bota

Gjermania avancon, nis prodhimin e mikroçipeve elektronikë, DW: Pritet hapja e 1000 vendeve pune

Çipat elektronikë vijnë kryesisht nga Azia e Amerika e Veriut. Por Gjermania dëshiron të avancojë - për shembull duke ndërtuar me investim amerikan një nga fabrikat më të mëdha të çipave të karbitit të silikonit.

2 Shkurt 2023, 07:42 Nga DOSJA
Gjermania avancon, nis prodhimin e mikroçipeve elektronikë, DW:
Gjermani

GJERMANI- Ai duket dhe shkëlqen si kristal i zi, por në të vërtetë është karbit silikoni sintetik. Tashmë është përdorur për shumë dekada në letrat zumperile. Për shkak të aftësive të veçanta si gjysmëpërçues, ky material ka tërhequr vitet e fundit vëmendjen e sektorit të automobilëve. "Çipat e karbitit të silikonit konvertojnë rrymën direkte në rrymë alternative në mënyrë shumë efikase dhe kështu mund të rrisin largvajtjen e automjeteve elektrike," shpjegon Stefan Bratzel nga Qendra e Menaxhimit të Automobilëve në Bergisch Gladbach.

Në vendin e termocentralit të qymyrit në Ensdorf, landi gjerman i Zarës (Saarland), prodhuesi amerikan Wolfspeed do të ndërtojë një nga fabrikat më të mëdha të çipave të karbitit të silikonit në botë. Sipas të dhënave të saj, kompania e listuar punëson rreth 3500 njerëz në 17 vende.

Investim në ndryshimin strukturor

Për landin federal gjerman të Zarës, i cili është shumë i varur nga industria e automobilëve dhe çelikut, një fabrikë vetjake gjysmëpërçuese do të ishte "një moment historik në rrugën drejt ndryshimeve të suksesshme strukturore", thotë Carsten Meier, drejtor i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në landin e Zarës.

Një fabrikë e tillë do të kishte rëndësi shumë përtej kufijve të landit të Zarës, thotë Ondrej Burkacky, një ekspert për gjysmëpërçuesit në firmën konsulente McKinsey. Nga pikëpamja evropiane, ky hap do të ishte shumë i rëndësishëm për t'u bërë më pak i varur nga qendrat e prodhimit në Azi dhe Amerikën e Veriut. Gjatë pandemisë së Koronas, në Evropë shumë linja prodhimi të prodhuesve të makinave u ndalën për javë të tëra për shkak të mungesës së gjysmëpërçuesve.

Tregu në rritje i karbitit të silikonit

Tregu global për çipat e karbitit të silikonit, të tilla si ato të prodhuara nga Wolfspeed, aktualisht është ende mjaft i vogël. Vitin e kaluar, shitjet ishin rreth 1 miliard dollarë, sipas Burkacky-t. "Ne presim një rritje prej rreth 23 për qind në vitet e ardhshme, në mënyrë që të arrijmë rreth 2.5 miliardë dollarë në vitin 2026.”

Ekspertët presin që kërkesa të vazhdojë të rritet në përputhje me rritjen e tregut të makinave elektrike. "Wolfspeed ende nuk është një kompani shumë e madhe e çipave," thotë Bratzel. "Por në këtë treg në rritje, është një lojtar shumë i rëndësishëm."

Fakti që Gjermania është e pranishme kaq herët në lindjen e këtij tregu me fabrikën e saj mund të jetë "një gur themeli shtesë për zinxhirin e vlerës për industrinë shumë të rëndësishme të automobilave në Gjermani", sipas Burkacky.

BE dëshiron të joshë me subvencione prodhuesit e çipave

Nuk ka ende të dhëna të sakta për shumën e investimit të Wolfspeed-it. Në qarqet industriale, megjithatë, flasim për një shumë prej disa miliardash. Sipas Burkackyt, prodhuesit e çipave zakonisht presin fonde publike në masën 30 deri në 40 për qind të kostove të investimit. Bratzel-i beson se ka një shans shumë të mirë që landi i Zarës të marrë subvencione nga BE.

BE dëshiron të miratojë "Ligjin për çipat" deri në verë. Falë miliarda subvencioneve, pjesa e Evropës në prodhimin global të çipave pritet të rritet nga 10 në 20 përqind deri në vitin 2030. Kështu, njohuritë dhe vendet e punës do të vendosen në Evropë në industrinë premtuese të çipave elektronikë.

Deri në 1000 vende të reja pune

Fjala është për krijimin e 1000 vendeve të reja të punës me ardhjen e Wolfspeed-it. Prodhimi i gjysmëpërçuesve bëhet në një dhomë të pastër dhe është kryesisht i automatizuar. Prandaj ata që kërkohen janë mbi të gjitha inxhinierë, por edhe shumë teknikë të ngarkuar me mirëmbajtjen e makinerive.

Për rreth katër vjet, çipat e parë të karbitit të silikonit për automjetet elektrike mund të prodhohen në landin e Zarës, aty ku ndodhej një termocentral me qymyr. Do të ishte një simbol dhe një shembull pozitiv i ndryshimit strukturor.

Marrë nga DW

gjermani mikrocipe elektronike

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës