LIVE UPDATES
Bota

Gjermania ka probleme me dëbimin e azilkërkuesve të refuzuar, DW: As kriminelët nuk dëbohen lehtë

As kriminelët shpesh nuk mund të dëbohen nga Gjermania. Shembulli i fundit është një sulmues me thikë. Po si mund të zgjidhet ky problem?

2 Shkurt 2023, 07:37 Nga DOSJA
Gjermania ka probleme me dëbimin e azilkërkuesve të refuzuar, DW:
Gjermani

GJERMANI- Ishte një akt brutal që tronditi të gjithë Gjermaninë. Më 25 janar 2023, një burrëgoditi me thikë pa kurfarë shkaku pasagjerët në një tren rajonal midis Kielit dhe Hamburgut pranë vendit Brokstedt. Autori i dyshuar Ibrahim A., një palestinez 33-vjeçar pa shtetësi, i dënuar për shumë vepra penale, vrau një 17-vjeçar dhe një 19-vjeçar, e plagosi edhe disa persona të tjerë. Ministrja e Brendshme Nancy Faeser (SPD) pyeti me rastin e vizitës së vendit të krimit: "Si është e mundur që një person i tillë i dënuar akoma është në Gjermani?"

Çfarë do të thotë saktësisht dëbim?

Të huajt që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Gjermani në parim mund të dëbohen, sepse kërkesa e tyre për azil është refuzuar. Për dëbimin flitet edhe në rastet kur një i huaj ka kryer një vepër penale ose, për shembull, është anëtar i ndonjë organizate terroriste. Personat e tillë mund të arrestohen dhe më pas të kthehen në vendet e tyre të origjinës - kryesisht me avion. Për dëbimet janë përgjegjëse landet.

Por Ibrahim A. nuk u dëbua, edhe pse më parë kishte tërhequr vëmendjen për krime të tjera dhe ishte liruar nga paraburgimi vetëm pak para krimit për të cilin dyshohet. Arsyeja: Ibrahim A. vjen nga Rripi i Gazës. "Në këtë rast duhet të ketë një shtet që do të ishte i gatshëm ta pranonte personin. Ky shtet mungon në rastin e personave pa shtetësi," përgjigjet me shkrim për DW studiuesi i migracionit Gerald Knaus.

Ofensiva e qeverisë për riatdhesim - një "tallje"

Partitë e koalicionit qeveritar SPD, Të Gjelbrit dhe FDP kanë parashikuar në programin e tyre qeverisës  një "ofensivë riatdhesimi". Mbi të gjitha, kriminelët dhe të ashtuquajturit persona "rrezikues" duhet të mund të dëbohen më shpejt nga vendi.

Por paralajmërimet nuk u respektuan në vepër, thotë Andrea Lindholz, eksperte e çështjeve të brendshme e partisë bavareze CSU. Në një deklaratë për DW ajo nënvizon: "Ofensiva e shpallur e riatdhesimit nga ana e qeverisë është - një tallje".

Në fund të vitit të kaluar, sipas shifrave zyrtare, janë regjistruar 304.308 persona që duhet të largohen nga Gjermania. Ministria federale e Brendshme njoftoi se vitin e kaluar u dëbuan 12.945 persona. Shumica e të dëbuarve vijnë nga Gjeorgjia, Shqipëria, Serbia, Moldavia dhe Pakistani. Një vit më parë janë dëbuar 11.982. Ndërsa para pandemisë korona, në vitin 2019, numri i të dëbuarve ishte 22.000, gati dy herë më i lartë.

"Në fakt partitë në pushtet nuk kanë bërë pothuajse asgjë”, kritikon deputetja e CSU-së, Lindholz. Dëbimet janë vërtet të vështira për individët në fjalë. Por këto raste janë një "pasojë e domosdoshme e të drejtave tona të azilit dhe qëndrimit".

Politikania e të majtës, Clara Bünger, nga ana tjetër, është e shqetësuar sepse të prekurit shumë shpesh dëbohen në vendet ku ka luftë, represion politik ose varfëri. "Në dëbimin e përditshëm, ka gjithmonë dhunë policore, poshtërim dhe pranga”, shton Bünger.

Qeveria do të nënshkruajë marrëveshje për riatdhesim

Qeveria pohon se dëshiron të dëbojë njerëzit më shpejt dhe në mënyrë të vazhdueshme. Për këtë ekziston tani edhe një zyrë dhe një person i caktuar. Ish-ministri i integrimit i landit Renania Veriore-Vestfalia, Joachim Stamp (FDP), mori postin e përfaqësuesit special për marrëveshjet e migracionit më 1 shkurt. Zyra e re ndodhet në Ministrinë e Brendshme. Në një deklaratë për shtyp ai bën të ditur se: "Kushdo që dëshiron të punojë në Gjermani duhet t'i jepen mundësi reale". Nga ana tjetër, kriminelët dhe njerëzit e rrezikshëm do të duhej të dëboheshin. Për këtë është e nevojshme të vendosen "marrëveshje praktike dhe të bazuara në partneritet me vende të rëndësishme të origjinës".

Studiuesi i migracionit Gerald Knaus e konsideron zyrën e re si një ide të mirë. "Përqendrimi tek të gjithë rrezikuesit dhe shkelësit që mund të deportohen” është një punë ambicioze, thotë Knaus në një intervistë për DW. Megjithatë, po aq i rëndësishëm është edhe "formimi i koalicioneve europiane” për këtë qëllim. Shumë vende evropiane janë në limit të mundësive, sepse ka ardhur një numër i madh i azilkërkuese. Përveç kësaj, katër milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina në vendet e BE-së për të kërkuar mbrojtje nga lufta në atdheun e tyre. Edhe BE-ja dëshiron të dëbojë njerëzit më shpejt. Në të gjithë Bashkimin Evropian, vetëm çdo i pesti i huaj pa të drejtë qëndrimi është dëbuar vitin e kaluar. "Ne kemi një normë shumë të ulët kthimi dhe shoh se mund të bëjmë përparim të rëndësishëm këtu", tha së fundmi Komisionerja e Çështjeve të Brendshme të BE-së, Ylva Johansson.

Një nga arsyet kryesore të dëbimit të ngadalshëm janë problemet me vendet e origjinës, të cilat nuk duan t'i pranojnë prapë qytetarët e tyre, tha Johansson. Ajo dëshiron të ushtrojë më shumë presion mbi vendet e origjinës. Dëbimet janë të vështira "sepse vendet e tjera duhet të bashkëpunojnë dhe shpesh nuk kanë interes për ta bërë këtë," tha për DW studiuesi i migracionit Knaus. Shtetet e Ballkanit, si dhe Moldavia dhe Gjeorgjia, bashkëpunuan shumë mirë, thotë Knaus, sepse ata nuk donin që qytetarëve të tyre t'u hiqej statusi i lëvizjes pa viza për në BE.

BE do të shtojë presionin

Sipas një dokumenti të BE-së, politika e vizave është "një nga instrumentet më të rëndësishme për përmirësimin e bashkëpunimit me vendet e treta në fushën e kthimit dhe ripranimit". Kjo mund të nënkuptojë, për shembull, se afati për përpunimin e aplikimeve për viza nga vendet që nuk janë të gatshme t'i pranojnë të dëbuarit zgjatet ose tarifat e vizave rriten. Maroku, Tunizia dhe Algjeria  konsiderohen si dele të zeza në këtë çështje. Vende të tilla shpesh nuk u lëshojnë as dokumente qytetarëve të tyre, ose nuk i njohin dokumentet e BE-së. Ndaj kthimi praktikisht është i pamundur. BE-ja tashmë ka marrë një qasje më të ashpër për lëshimin e vizave për shtetasit e Bangladeshit, Irakut, Gambisë dhe Senegalit. Sipas BE-së, presioni mund të rritet edhe përmes zvogëlimit të ndihmave ekonomike për vendet jo bashkëpunuese. Por ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser u shpreh kundër kësaj, që ka shkaktuar kritika të opozitës. "Faeser flet për dëbimet në Berlin, por i bllokon ato në Bruksel”, tha për DW eksperja e CSU-së, Lindholz.

Atentatori i dyshuar në trenin rajonal gjerman nuk mund të dëbohej nga vendi, megjithëse edhe më parë ka bërë një sulm me thikë. Por pyetja e ministres së Brendshme Faeser: "Pse njerëzit që janë kaq të dhunshëm janë ende këtu në Gjermani?", është shpeshtuar edhe nga të tjerët. Pritshmëritë e përfaqësuesit të ri të qeverisë për migracionin, Joachim Stamp, janë të larta, se kriminelët dhe personat e rrezikuar nga idetë terroriste do të dëbohen në mënyrë më konsekuente në të ardhmen.

Marrë nga DW

gjermani

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria